Galaxy A30s

SM-A307FZGVSEE
Ngjyra E gjelbërE gjelbër
Memorja 64 GB
Redakto

The item is in the cart.

Dilni live në një ekran më të ndritshëm dhe më të gjerë

Infinity Display

Motiv dinamik dhe dizajn komod

Dizajni i pajisjes

Gati për momentet e jetës me Triple Camera

Kamera e trefishtë

Gjurma juaj e gishtit është çelësi

Gjurma e gishtit në ekran

ㅤㅤ

ㅤㅤ

Dilni live në një ekran më të ndritshëm dhe më të gjerë

Zhytuni në ekranin e madh 6,4 inç Infinity-V Display të Galaxy A30s. Një prezantim i gjerë mbush ekranin tuaj me përmbajtje nga cepi në cep. Shikoni videot tuaja të preferuara, lojërat dhe transmetimet live në HD+ Super AMOLED plot gjallëri.

Dilni live në një ekran më të ndritshëm dhe më të gjerë

*Imazhe të simuluara për qëllime ilustruese.**Infinity Display: një ekran nga cepi në cep, pothuajse pa kornizë, me xham të plotë frontal.***Matur diagonalisht, madhësia e ekranit është 6,4" në drejtkëndësh të plotë dhe 6,2" duke marrë parasysh këndet e rrumbullakëta. Zona reale e shikueshme është më pak për shkak të këndeve të rrumbullakëta dhe prerjes së kamerës.

Motiv dinamik dhe dizajn komod

Galaxy A30s ka një pamje prizmatike tërheqëse dhe dizajn të pastër. Me mbërthim komod dhe kurba të lëmuara, përshtatet në dorën tuaj për navigim më të lehtë në ekran. Motivi holografik dallon me një finiturë të shkëlqyer dinamike që vjen në ngjyrat E Zezë Prism Crush, E Bardhë, Vjollcë ose e E Gjelbër.

Motiv dinamik dhe dizajn komod

Gati për momentet e jetës me Triple Camera

Përgatituni për momentet e jetës me Galaxy A30s Triple Camera. Regjistroni detajet e përditshme me kamerën kryesore 25MP ose peizazhet e mrekullueshme me 8MP 123˚ Ultra Wide Camera. Shtoni sfondin e sfumuar për t'u fokusuar te ajo që ka rëndësi me 5MP Depth Camera.

Gati për momentet e jetës me Triple Camera

*Disponueshmëria e ngjyrave mund të variojë sipas vendit ose operatorit.

Zgjeroni kornizën e një shkrepjeje të vetme

Regjistroni botën e gjerë me fushën e gjerë të pamjes së Ultra Wide Camera. Main Camera 25MP e Galaxy A30s e bën historinë tuaj të ndritshme dhe të qartë, si ditën ashtu edhe natën.

ㅤㅤ

ㅤㅤKënd i gjerë
*Imazhe të simuluara për qëllime ilustruese.

ㅤㅤ

Kënd ultra i gjerë
*Imazhe të simuluara për qëllime ilustruese.

Sillni në fokus atë që ka rëndësi

Depth Camera 5MP ju lejon të kontrolloni sfondin përpara dhe pasi të bëni shkrepjen. Fokusohuni te gjërat që doni të dallohen dhe sfumoni atë që nuk doni, për t'i bërë fotografitë të duken më profesioniste.

ㅤㅤ

Live focus ndezur
*Imazhe të simuluara për qëllime ilustruese.

ㅤㅤ

Live focus fikurㅤㅤ
*Imazhe të simuluara për qëllime ilustruese.

Selfie të mrekullueshme në lëvizje

Ju doni që selfie juaj të duket mirë. Prandaj, për pamje të mrekullueshme gjatë ditës, kamera e përparme 16 MP e Galaxy A30s ju jep foto të qarta me rezolucion të lartë. Dhe me fokusin e Selfie që sfumon lehtë sfondin, fytyra juaj del në plan të parë.

ㅤㅤ

Selfie Focus
*Imazhe të simuluara për qëllime ilustruese.

ㅤㅤ

Smart Beauty
*Imazhe të simuluara për qëllime ilustruese.

Karikojeni me shpejtësi për energji për ditën

Me një bateri 4000mAh (tipike)* që zgjat, mund të merrni maksimumin nga çdo moment. Dhe nuk është nevoja që të shqetësoheni për karikimin — Galaxy A30s ka një karikim të shpejtë 15W që ju të ktheheni tek ajo që po bënit dhe të vazhdoni punët që keni lënë në mes.

Karikojeni me shpejtësi për energji për ditën

*Vlera tipike e testuar në kushte laboratorike të palëve të treta. Vlera tipike është vlera mesatare e përllogaritur duke marrë parasysh devijimin e kapacitetit të baterisë mes kampioneve të baterive të testuara sipas standardit IEC 61960. Kapaciteti nominal (minimal) është 3900mAh. Jetëgjatësia aktuale e baterisë mund të variojë në varësi të mjedisit të rrjetit, mënyrave të përdorimit dhe faktorëve të tjerë.

Performancë e fortë, që ju të mund të bëni më shumë

Galaxy A30s ka një procesor të shpejtë dhe hapësirë ruajtje të bollshme që ju të fokusoheni te momenti. Një procesor i përparuar octa-core dhe deri në 4GB RAM ofrojnë një performancë të shpejtë dhe efikase. Shkarkoni më shumë dhe fshini më pak me deri në 128GB hapësirë të brendshme ruajtjeje. Shtoni edhe më shumë me një kartë micro SD 512GB.

Performancë e fortë, që ju të mund të bëni më shumë

* RAM-i dhe kapaciteti i memories së brendshme mund të variojë sipas vendit.** Hapësira reale e disponueshme mund të variojë sipas softuerit të instaluar paraprakisht.*** Karta MicroSD shitet veç.

Game Booster ju jep përparësi

Maksimizoni performancën me Game Booster. Ndërprisni shpërqendrimet dhe rrisni performancën në lojë me një ndërfaqe të dedikuar dhe meny të lehtë për t'u arritur. Frame Booster u jep grafikëve lëvizje të pandërprera si në jetë reale. Dhe jepni maksimumin tuaj në lojë ndërsa Game Booster mëson mënyrën se si ju e përdorni, për të optimizuar baterinë, temperaturën dhe memorien.

Game Booster ju jep përparësi

Siguria e shkallës ushtarake e disponueshme për të gjithë

E integruar në harduerin dhe softuerin e telefonit që nga fillimi, Samsung Knox e mbron telefonin tuaj nga minuta që ai ndizet. Me një siguri me shumë shtresa, ai e mbron informacionin tuaj më delikat nga softuerët keqdashës dhe kërcënimet.

Siguria e shkallës ushtarake e disponueshme për të gjithë

Gjurma juaj e gishtit është çelësi

Galaxy A30s vjen me autentifikim biometrik të teknologjisë së lartë. Skaneri i gjurmëve të gishtit në ekran dallon gjurmën tuaj unike të gishtit, në mënyrë që ju të jeni i vetmi që mund ta shtypë dhe shkyçë atë me një lëvizje të lehtë.

Gjurma juaj e gishtit është çelësi

*Nëse përdorni mbrojtje ekrani, sigurohuni që ta lejoni të përdorë sensorin e gjurmës së gishtit në ekran.

Prodhuar për t'u fokusuar

One UI ju ndihmon të fokusoheni në atë që ka vërtet rëndësi për ju. Hardueri dhe softueri bashkëpunojnë së bashku, me përmbajtjen dhe veçoritë në majë të gishtave në mënyrë që të mund të arrini tek ato më shpejt. Përdorni Night Mode për një përvojë komode në errësirë dhe me pamjet e qarta dhe intuitive vizuale përdorimi i telefonit tuaj bëhet si natyrë e dytë.

Prodhuar për t'u fokusuar

*Disponueshmëria e veçorive, aplikacioneve dhe shërbimeve të One UI mund të variojë sipas pajisjes, versionit të OS dhe vendit.**Imazhet e pajisjes dhe të ekranit të simuluara për qëllime ilustruese.

Mbajeni pajisjen në gjendjen më të mirë me ne

Kur blini një smartfon Galaxy do të keni qetësi për mendjen tuaj. Diagnostikimi dhe optimizimi interaktiv në aplikacionin Samsung Members e bën të lehtë që të keni performancën më të mirë në pajisjet tuaja, ndërkohë që linja jonë e suportit ju ndihmon të zgjidhni problemet kur ku nevojitet asistencë shtesë.

Mbajeni pajisjen në gjendjen më të mirë me ne

*Funksionet e disponueshme për aplikacionin Samsung Members mund të variojnë sipas vendit dhe pajisjes.**Pajisja e simuluar për qëllime ilustruese.

Shikoni serinë e re Galaxy A për të gjetur telefonin që ju përshtatet

Prezantojmë një seri telefonash që i japin mundësinë brezit të sotëm të bëjnë atë që të tjerët nuk mund ta bëjnë dot. Ju prezantojmë telefonin e ri Galaxy A. Ndërtuar për Epokën e Live-it.

Shikoni serinë e re Galaxy A për të gjetur telefonin që ju përshtatet

Përditësoni telefonin tuaj Galaxy J me të riun

Ne morëm atë që ju pëlqen tek J për të krijuar një më të mirë – telefonin e ri Galaxy A. Shikoni se si J është përditësuar në Epokën e Live-it.

Përditësoni telefonin tuaj Galaxy J me të riun
  • 1,8 GHz, 1,6 GHz Procesori
  • 169 Pesha (g)
  • Deri në 77 Koha e luajtjes së audios (orë)

Çfarë duhet të kem parasysh gjatë karikimit të baterive të smartphonit Galaxy?

Çfarë duhet të kem parasysh gjatë karikimit të baterive të smartphonit Galaxy?shihni përgjigjen

Cila është jetëgjatësia e baterisë dhe kapaciteti i hapësirës ruajtëse të Note9 tim?

Cila është jetëgjatësia e baterisë dhe kapaciteti i hapësirës ruajtëse të Note9 tim?shihni përgjigjen

Manuali i përdorimit dhe shkarkimet

Si mund të stivoset

Karakteristikat, specifikimet dhe paraqitjet vizive të produkteve mund të ndryshojnë.
Memoria përdoruese e disponueshme është më e vogël se memoria përdoruese totale e aparatit për shkak të pjesës së saj të zënë nga sistemi operativ dhe programet e nevojshme për funksionimin normal të aparatit.
Sasia e memories së disponueshme për konsumatorin mund të ndryshojë në varësi të operatorit celular dhe mund të ndryshojë pas përditësimit të softuerit.
Kohëzgjatja e punës së baterisë në bazë të matjeve laboratorike të kompanisë mund të ndryshojë edhe në varësi të parametrizimit të aparatit, mënyrës së përdorimit dhe kushteve në të cilat aparati funksionon.
*Të gjitha specifikimet dhe përshkrimet e dhëna këtu mund të jetë të ndryshme nga specifikimet aktuale dhe përshkrimet për produktin. Samsung rezervon të drejtën për të bërë ndryshime në këtë dokument dhe në produktin e përshkruar këtu, në çdo moment, dhe Samsung nuk ka asnjë detyrim për të dhënë njoftim rreth këtij ndryshimi. Të gjitha informacionet rreth funksioneve, veçorive, specifikimeve, ndërfaqes së përdorimit dhe informacion tjetër rreth produkteve të dhëna në këtë dokument duke përfshirë, por pa u kufizuar me, përfitimet, dizajnin, çmimet, komponentët, performancën, disponueshmërinë dhe kapacitetet e produktit janë subjekte të ndryshimeve pa dhënë njoftim ose pa asnjë detyrim. Përmbajtjet brenda ekranit janë imazhe të stimuluara dhe janë vetëm për qëllime demonstrimi.

*Mbulimi i rrjetit: Rrjeti i mbështetur nga kjo pajisje mund të ndryshojë në varësi të rajonit ose ofruesit të shërbimit.
*Vlera tipike e testuar nën kushtet e laboratorit të palës së tretë. Vlera tipike është vlera mesatare e vlerësuar duke marrë parasysh devijimin në kapacitetin e baterive në mesin e mostrave të baterive të testuara sipas standardit IEC 61960. Kapaciteti i vlerësuar (minimumi) është 3,900 mAh. Jeta aktuale e baterisë mund të ndryshojë në varësi të mjedisit të rrjetit, modeleve të përdorimit dhe faktorëve të tjerë.
*Matur diagonalisht, madhësia e ekranit është 162.0mm (6.4") si drejtkëndësh i plotë dhe 157.9mm (6.2") duke llogaritur këndet e rrumbullakosura. Zona e ekranit me të vërtetë e dukshme është më pak për shkak të këndeve të rrumbullakosura dhe hapjes së kamerës.