E re

Galaxy A51 (Dual Sim)

SM-A515FZKVEUF
Ngjyra E zezë prizmiE zezë prizmi
Memorja 128 GB
Redakto

The item is in the cart.

Shikoni pamjen e plotë në ekranin Infinity-O

Infinity O-display

Projektuar për një nivel të rafinuar stili dhe komoditeti

Dizajni i pajisjes

Quad Cam ju lejon të shkrepni me më shumë perspektivë

Kamera e pasme

2,3 GHz, 1,7 GHz

Procesori

ㅤ

Shikoni pamjen e plotë në ekranin Infinity-O

Ekrani Infinity-O i A51 optimizon simetrinë vizuale. Tani mund të luani lojëra, shikoni filma, lundroni dhe të kryeni shumë detyra njëkohësisht pa ndërprerje në një ekran të gjerë 6,5”— gjithçka e mundësuar nga teknologjia Super AMOLED. Përfitoni një përvojë në smartfon që minimizon kornizën dhe maksimizon çdo inç të hapësirës së ekranit.

Shikoni pamjen e plotë në ekranin Infinity-O

*Imazhe të simuluara për qëllime ilustruese.**Infinity Display: një ekran nga cepi në cep, pothuajse pa kornizë, me xham të plotë frontal.***Matur diagonalisht, madhësia e ekranit është 6,5" si drejtkëndësh i plotë dhe 6,3" duke marrë parasysh këndet e rrumbullakosura. Zona reale e shikueshme është më pak për shkak të këndeve të rrumbullakëta dhe prerjes së kamerës.

Projektuar për një nivel të rafinuar stili dhe komoditeti

Modeli ritmik i temës së dizajnit të A51 vjen në nuanca pastelash të lehta dhe elegante duke përfshirë E zezë Prism Crush, E bardhë, Blu dhe Rozë. Një finiturë me shkëlqim premium i shton detajet e përkryera të stilit trupit të vet elegant dhe të hollë, duke gërshetuar stilin me një komoditet praktik.

Projektuar për një nivel të rafinuar stili dhe komoditeti

*Disponueshmëria e ngjyrave mund të variojë sipas vendit ose operatorit.

Quad Cam ju lejon të shkrepni me më shumë perspektivë

Përfitoni rezolucion ultra të lartë me një kamerë kryesore 48 MP për fotografi të qarta si kristali ditën dhe natën. Një Ultra Wide Cam 123° 12 MP kap më shumë nga pamja. Zgjidhni Macro Cam 5 MP të përmirësuar për shkrepje të rafinuara nga afër dhe sigurohuni që subjekti të dallohet gjithmonë me efektet e shumta Live Focus të Depth Camera 5MP.

*Disponueshmëria e ngjyrave mund të variojë sipas vendit ose operatorit.

Quad Cam ju lejon të shkrepni me më shumë perspektivë

*Disponueshmëria e ngjyrave mund të variojë sipas vendit ose operatorit.

Kapni më shumë nga pamja nga e njëjta pikë

Regjistroni botën e gjerë me fushën e gjerë të pamjes së Ultra Wide Camera. Dhe me një kamerë kryesore 48 MP, historia juaj qëndron e qartë dhe e ndritshme gjatë gjithë ditës.

Kënd i gjerë
*Imazhe të simuluara për qëllime ilustruese.**Përvoja ultra e gjerë (fotografi/video) mbështetet vetëm për kamerën e pasme.

Kënd ultra i gjerë
*Imazhe të simuluara për qëllime ilustruese.**Përvoja ultra e gjerë (fotografi/video) mbështetet vetëm për kamerën e pasme.

Macro Cam që kap detajet nga afër

Macro Cam 5 MP (40 mm) e integruar e Quad Cam shkrep fotografi me qartësi dhe cilësi që ju ndihmojnë të kapni detajet ultra-fine të shkrepjeve nga afër. Aplikoni dhe rregulloni turbullirën natyrale të sfondit (Bokeh) për të izoluar subjektin tuaj dhe për të rritur ndikimin e tij vizual.

*Imazhe të simuluara për qëllime ilustruese.**Veçoria Macro Camera mbështetet vetëm për kamerën e pasme.

Macro Cam që kap detajet nga afër

*Imazhe të simuluara për qëllime ilustruese.**Veçoria Macro Camera mbështetet vetëm për kamerën e pasme.

Shkrepni fotografi të qarta dhe të palëvizura si profesionistët

Galaxy A51 regjistron si një kamerë aksion të nivelit profesionist që përdor Ultra Wide Camera dhe softuerin parashikues. Mbajtja e palëvizur ju jep video live të qarta, edhe kur udhëtimi juaj është aventuresk.

Shkrepni fotografi të qarta dhe të palëvizura si profesionistët

*Imazhe të simuluara për qëllime ilustruese.**Rezultatet mund të variojnë sipas kushteve të shkrepjes duke përfshirë subjekte të shumta, daljen nga fokusi ose subjektet që lëvizin.***Këndi i shikimit i përshtatur për selfie me Ultra Wide Camera.****Nuk mbështet funksionin e zmadhimit. Performanca e stabilizimit të imazhit mund të variojë sipas kushteve të ndriçimit.*****E disponueshme vetëm kur shkrepet me Ultra Wide Camera në Full HD.

Depth Camera e sjell subjektin tuaj në plan të parë

Depth Camera 5MP ju lejon të rregulloni thellësinë e fushës përpara dhe pasi të bëni shkrepjen. Depth Camera 5 MP e përparuar zhduk mizat e padëshiruara të sfondit nga imazhet tuaja për t’i bërë të duken më profesionale.

Live Focus Ndezur
*Imazhe të simuluara për qëllime ilustruese.

Live Focus Fikur
*Imazhe të simuluara për qëllime ilustruese.

Lehtësi në shkrepje për selfie që tërheqin vëmendjen

Ju doni që selfie juaj të duket mirë. Prandaj, për pamje të mrekullueshme gjatë ditës, kamera e përparme 32 MP e Galaxy A51 ju jep foto të qarta me rezolucion të lartë. Dhe me fokusin e Selfie që sfumon lehtë sfondin, fytyra juaj del në plan të parë.

*Imazhe të simuluara për qëllime ilustruese.

Lehtësi në shkrepje për selfie që tërheqin vëmendjen

*Imazhe të simuluara për qëllime ilustruese.

Energjia që ju mban në lëvizje

Kur keni dalë për të shijuar jetën, ju nevojitet një telefon me bateri që zgjat. Një bateri 4000 mAh (tipike)* ju jep energjinë të transmetoni, të ndani dhe të vazhdoni lojën. Dhe nëse fillon t’ju mbarojë bateria, lidheni dhe ndizeni me karikimin e shpejtë 15 W.

Energjia që ju mban në lëvizje

*Vlera tipike e testuar në kushte laboratorike të palëve të treta. Vlera tipike është vlera mesatare e përllogaritur duke marrë parasysh devijimin e kapacitetit të baterisë mes kampioneve të baterive të testuara sipas standardit IEC 61960. Kapaciteti nominal (minimal) është 3890 mAh. Jetëgjatësia aktuale e baterisë mund të variojë në varësi të mjedisit të rrjetit, mënyrave të përdorimit dhe faktorëve të tjerë.

Jepini vetes më shumë vend për të luajtur

Galaxy A51 ka një procesor të shpejtë dhe hapësirë ruajtjeje të bollshme që ju të fokusoheni te momenti. Një procesor i përparuar octa-core dhe deri në 6GB RAM ofrojnë një performancë të shpejtë dhe efikase. Shkarkoni më shumë dhe fshini më pak me deri në 128GB hapësirë të brendshme ruajtjeje. Shtoni edhe më shumë me një kartë micro SD 512GB.

Jepini vetes më shumë vend për të luajtur

*Kapaciteti i RAM-it dhe i memories së brendshme mund të variojnë nga shteti në shtet. **Karta MicroSD shitet veç. ***Hapësira ruajtëse reale e disponueshme mund të variojë sipas softuerit të instaluar paraprakisht.

Game Booster ju jep përparësi

Maksimizoni performancën me Game Booster. Ndërprisni shpërqendrimet dhe rrisni performancën në lojë me një ndërfaqe të dedikuar dhe menu të lehtë për t'u arritur. Frame Booster u jep grafikëve lëvizje të pandërprera si në jetë reale. Dhe jepni maksimumin tuaj në lojë ndërsa Game Booster mëson mënyrën se si ju e përdorni, për të optimizuar baterinë, temperaturën dhe memorien.

Game Booster ju jep përparësi

Siguria e shkallës ushtarake e disponueshme për të gjithë

E integruar në harduerin dhe softuerin e telefonit që nga fillimi, Samsung Knox e mbron telefonin tuaj nga minuta që ai ndizet. Me një siguri me shumë shtresa, ai e mbron informacionin tuaj më delikat nga softuerët keqdashës dhe kërcënimet.

Siguria e shkallës ushtarake e disponueshme për të gjithë

Gjurma juaj e gishtit është çelësi

Galaxy A51 vjen me autentifikim biometrik të teknologjisë së lartë. Skaneri i gjurmës së gishtit në ekran dallon gjurmën tuaj unike të gishtit, në mënyrë që ju të jeni i vetmi që mund ta shtypë dhe shkyçë atë me një lëvizje të lehtë.

Gjurma juaj e gishtit është çelësi

*Nëse përdorni mbrojtje ekrani, sigurohuni që ta lejoni të përdorë sensorin e gjurmës së gishtit në ekran.

Bëni më shumë me Bixby

  • *Rutina Driving e Bixby Routines disponohet vetëm në makinat me Bluetooth. **Kërkon akses në Llogarinë Samsung dhe pranim të shërbimit të personalizuar përpara përdorimit të shërbimit të bazuar në analizën e mënyrës së përdorimit. ***Disponueshmëria e shërbimit mund të variojë nga shteti në shtet ose sipas pajisjes; ndërfaqja e përdoruesit mund të ndryshojë dhe të jetë e ndryshme sipas pajisjes; disponueshmëria e veçorive të Bixby Vision dhe ofruesve të përmbajtjes mund të variojë nga shteti në shtet; të gjitha informacionet, përmbajtjet, imazhet ose rezultatet e provave këtu jepen nga palë të treta dhe këto përmbajtje mund të mos jenë të sakta ose mund të mos reflektojnë informacionin më të përditësuar. ****Bixby dallon gjuhë të caktuara dhe disa dialekte; disponueshmëria e shërbimit, veçoritë e Bixby dhe ofruesit e përmbajtjes mund të variojnë sipas shtetit ose gjuhës; kërkohet internet në celular/Wi-Fi që veçoritë e Bixby të funksionojnë plotësisht.

Prodhuar për t'u fokusuar

One UI ju ndihmon të fokusoheni në atë që ka vërtet rëndësi për ju. Hardueri dhe softueri bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, me përmbajtjen dhe veçoritë në majë të gishtave në mënyrë që të mund të arrini tek ato më shpejt. Përdorni Night Mode për një përvojë komode në errësirë dhe me pamjet e qarta dhe intuitive vizuale përdorimi i telefonit tuaj bëhet si natyrë e dytë.

Prodhuar për t'u fokusuar

*Disponueshmëria e veçorive, aplikacioneve dhe shërbimeve të One UI mund të variojë sipas pajisjes, versionit të sistemit operativ dhe vendit.**Imazhet e pajisjes dhe të ekranit të simuluara për qëllime ilustruese.

Mbajeni pajisjen në gjendjen më të mirë me ne

Kur blini një smartfon Galaxy do të keni qetësi për mendjen tuaj. Diagnostikimi dhe optimizimi interaktiv në aplikacionin Samsung Members e bën të lehtë që të keni performancën më të mirë në pajisjet tuaja, ndërkohë që linja jonë e suportit ju ndihmon të zgjidhni problemet kur ju nevojitet asistencë shtesë.

Mbajeni pajisjen në gjendjen më të mirë me ne

*Funksionet e disponueshme për aplikacionin Samsung Members mund të variojnë sipas vendit dhe pajisjes.**Pajisja dhe imazhet e ekranit të simuluara për qëllime ilustruese.

Shikoni serinë e re Galaxy A për të gjetur telefonin që ju përshtatet

Prezantojmë një seri telefonash që i japin mundësinë brezit të sotëm të bëjnë atë që të tjerët nuk mund ta bëjnë dot. Ju prezantojmë telefonin e ri Galaxy A. Ndërtuar për Epokën e Live-it.

Shikoni serinë e re Galaxy A për të gjetur telefonin që ju përshtatet

Përditësoni telefonin tuaj Galaxy J me smartfonët e rinj Galaxy A

Ne morëm atë që ju pëlqen tek J për të krijuar një më të mirë – telefonin e ri Galaxy A. Shikoni se si J është përditësuar në Epokën e Live-it.

Përditësoni telefonin tuaj Galaxy J me smartfonët e rinj Galaxy A
  • 2,3 GHz, 1,7 GHz Procesori
  • 172 Pesha (g)
  • Deri në 87 Koha e luajtjes së audios (orë)

Çfarë duhet të kem parasysh gjatë karikimit të baterive të smartphonit Galaxy?

Çfarë duhet të kem parasysh gjatë karikimit të baterive të smartphonit Galaxy?shihni përgjigjen

Cila është jetëgjatësia e baterisë dhe kapaciteti i hapësirës ruajtëse të Note9 tim?

Cila është jetëgjatësia e baterisë dhe kapaciteti i hapësirës ruajtëse të Note9 tim?shihni përgjigjen

Manuali i përdorimit dhe shkarkimet

Si mund të stivoset

Karakteristikat, specifikimet dhe paraqitjet vizive të produkteve mund të ndryshojnë.
Memoria përdoruese e disponueshme është më e vogël se memoria përdoruese totale e aparatit për shkak të pjesës së saj të zënë nga sistemi operativ dhe programet e nevojshme për funksionimin normal të aparatit.
Sasia e memories së disponueshme për konsumatorin mund të ndryshojë në varësi të operatorit celular dhe mund të ndryshojë pas përditësimit të softuerit.
Kohëzgjatja e punës së baterisë në bazë të matjeve laboratorike të kompanisë mund të ndryshojë edhe në varësi të parametrizimit të aparatit, mënyrës së përdorimit dhe kushteve në të cilat aparati funksionon.
*Të gjitha specifikimet dhe përshkrimet e dhëna këtu mund të jetë të ndryshme nga specifikimet aktuale dhe përshkrimet për produktin. Samsung rezervon të drejtën për të bërë ndryshime në këtë dokument dhe në produktin e përshkruar këtu, në çdo moment, dhe Samsung nuk ka asnjë detyrim për të dhënë njoftim rreth këtij ndryshimi. Të gjitha informacionet rreth funksioneve, veçorive, specifikimeve, ndërfaqes së përdorimit dhe informacion tjetër rreth produkteve të dhëna në këtë dokument duke përfshirë, por pa u kufizuar me, përfitimet, dizajnin, çmimet, komponentët, performancën, disponueshmërinë dhe kapacitetet e produktit janë subjekte të ndryshimeve pa dhënë njoftim ose pa asnjë detyrim. Përmbajtjet brenda ekranit janë imazhe të stimuluara dhe janë vetëm për qëllime demonstrimi.

*Mbulimi i rrjetit: Rrjeti i mbështetur nga kjo pajisje mund të ndryshojë në varësi të rajonit ose ofruesit të shërbimit.
*Vlera tipike e testuar nën kushtet e laboratorit të palës së tretë. Vlera tipike është vlera mesatare e vlerësuar duke marrë parasysh devijimin në kapacitetin e baterive në mesin e mostrave të baterive të testuara sipas standardit IEC 61960. Kapaciteti i vlerësuar (minimumi) është 3890 mAh. Jeta aktuale e baterisë mund të ndryshojë në varësi të mjedisit të rrjetit, modeleve të përdorimit dhe faktorëve të tjerë.
*Matur diagonalisht, madhësia e ekranit është 164.0mm (6.5") si drejtkëndësh i plotë dhe 160.9mm (6.3") duke llogaritur këndet e rrumbullakosura.