Galaxy A8 (2018) dual sim

SM-A530FZKDSEE
Numri i kartave SIM Dual SIM

The item is in the cart.

Expand your view

Ekran Infinity

Kryevepër në çast

Kamerë ballore e dyfishtë

Works even when wet

IP68

2,2 GHz, 1,6 GHz

Procesori

Zgjeroni pamjen tuaj

Shijoni një pamje të gjerë në Galaxy A8 me Infinity Display. Është i bukur, me ekran të madh që shtrihet nga njëra anë në tjetrën për një ekran të zgjeruar që do t’ju pëlqejë shumë ta shikoni.

Zgjeroni pamjen tuaj

Tregoni stilin tuaj

Qoftë kur shijet tuaja janë të guximshme apo klasike, ju mund të zgjidhni mes ngjyrave moderne* në Galaxy A8. Dhe me anët e lëmuara që krijojnë një mbërthim komod dhe ergonomik, është një telefon i bukur që nuk do të doni ta lëshoni nga dora.

Tregoni stilin tuaj

*Disponueshmëria e ngjyrave mund të variojë sipas shtetit dhe rajonit.

Bëhuni pjesë e skenës

Ju do të zhyteni plotësisht në atë që shfaqet në ekran, falë raportit të ekranit 18.5:9 të Infinity Display. Ekrani më i madh për telefonat Galaxy A deri më sot, ofron një pamje të gjerë horizontale, duke ofruar një përvojë mbresëlënëse kinematike.

Bëhuni pjesë e skenës

Shikojeni të gjithë njëherësh

Infinity Display është gjithashtu më i gjatë se ekrani i modelit të mëparshëm, prandaj mund të lexoni dhe shfletoni me më pak lëvizje. Qoftë kur kontrolloni median sociale ose lexoni një artikull lajmesh, ju do të shikoni më shumë njëkohësisht dhe gishtat tuaj do të çlodhen.

Shikojeni të gjithë njëherësh

Kryevepër në çast

Shkrepja e fotografive të mrekullueshme në Galaxy A8 është po aq e lehtë sa shtypja e butonit të shkrepjes. Kamera e përparme e dyfishtë është inovacion për selfie dhe wefie, duke vendosur fokusin te ju dhe miqtë tuaj në mënyrë që të mund të regjistroni momentet në një mënyrë të re. Dhe me kamerën e pasme 16 MP, skena rrotull do të bëhet më e ndritshme dhe më e qartë.

Kryevepër në çast

Perfeksiononi selfiet tuaja

Shtojini veçori dhe argëtim selfieve tuaja me regjimin e fokusit Live në kamerën e përparme të dyfishtë. Ai turbullon sfondin, duke shtuar efektin “bokeh” në mënyrë që ju dhe miqtë tuaj të dalloheni. Më pas, mund ta rregulloni sërish fokusin sipas shijes suaj. Dhe duke aktivizuar efektin Beauty përpara se të shkrepni fotografinë, selfiet dhe wefiet dalin fantastike.

Perfeksiononi selfiet tuaja

Fokusohuni te argëtimi

Personalizoni fotografitë tuaja me adezivë dhe filtra të bukur. Zbukurojini selfiet me adezivë duke përdorur teknologjinë e njohjes së fytyrës. Ose redaktojini përpara se të shkrepni me regjimin Food, Beauty ose me Filtrat. Dhe efekti Beauty funksionon kur bëni një video me kamerën e përparme, në mënyrë që të dukeni sa më bukur kur jeni në veprim.

Fokusohuni te argëtimi

*Efekti Beauty mund të aplikohet vetëm kur përdorni kamerën e përparme. **Efekti Beauty nuk mund të rregullohet gjatë regjistrimit të videove. ***Filtrat e disponueshëm mund të variojnë sipas përdoruesit.

Shkrepni fotografi në çdo ndriçim

Qoftë kur keni dalë natën apo ju zë errësira, mund të bëni fotografi të qarta të pamjes me kapacitet të përmirësuar për ndriçimin e ulët në kamerën e pasme të Galaxy A8. Lentja e tij e ndritshme F1.7, pikselët më të mëdhenj 1,12 ㎛, dhe sensori më i madh 1/2,8” sjellin dritën nga mjedisi për t’i bërë fotografitë të qarta dhe të detajuara.

Shkrepni fotografi në çdo ndriçim

Një mënyrë inteligjente për të kërkuar

Gjeni me lehtësi imazhin që dëshironi me shiritin e kërkimit të galerisë. Ndërsa kërkoni, galeria analizon fotografitë tuaja dhe nxjerr fotografitë e rëndësishme, madje duke i shfaqur ato sipas kategorive.

Një mënyrë inteligjente për të kërkuar

Funksionon edhe kur ka ujë

Ju doni një telefon që funksionon kudo ku ju çon jeta. Galaxy A8 ka vlerësim IP68* për rezistencë ndaj ujit dhe pluhurit, që do të thotë se as spërkatjet dhe as shiu nuk do t’ju ngadalësojnë**.

*Galaxy A8 ka vlerësimin IP68, që do të thotë se është i mbrojtur nga hyrja e pluhurit dhe është rezistent ndaj ujit. Vlerësimi i rezistencës ndaj ujit bazohet në kushte testimi në zhytje deri në 1,5 metra në ujë të ëmbël për deri në 30 minuta. Për të zgjatur jetëgjatësinë e pajisjes suaj, shpëlajeni atë me ujë të pastër pas zhytjes ose derdhjes dhe thajeni me një pëlhurë prej mikrofibre. **Vlerësimi IP68 i Galaxy A8 nuk ofron mbrojtje kundër shirave të dendur dhe spërkatjeve të mëdha.
Funksionon edhe kur ka ujë

Jemi këtu që t'ju ndihmojmë

Mbajeni ditën nën monitorim, vendosni kujtues dhe merrni informacion përmes kamerës suaj me Bixby. Bixby është asistenti virtual që funksionon me tekst dhe prekje dhe mëson zakonet tuaja. Me Bixby Home, Bixby Vision dhe Bixby Reminder*, ai integrohet në mënyrë të përkryer jo vetëm me Galaxy A8, por edhe me stilin tuaj të jetesës.

*Bixby është i disponueshëm vetëm në disa vende, me disa pajisje, veçori dhe gjuhë.
Jemi këtu që t'ju ndihmojmë

Gjithmonë gati për ju

Informohuni pa e zgjuar telefonin. Ekrani Always on Display, është gjithmonë i disponueshëm dhe përmban informacione të rëndësishme si data, ora, njoftimet dhe madje edhe niveli i baterisë.

 Gjithmonë gati për ju

Ndajini bisedat e punës nga ato të shtëpisë

Ndajini mesazhet e punës dhe mesazhet personale me lehtësi. Me Dual Messenger, tani ju mund të lidheni me dy llogari të ndryshme bisedash në aplikacionet tuaja të preferuara të mesazheve*—dhe është e lehtë që të instalohet llogaria e dytë nga ekrani Home.

Ndajini bisedat  e punës nga ato të shtëpisë

*Aplikacionet e mesazheve që mbështeten nga Dual, mund të variojnë sipas vendit dhe rajonit.

Ruajini të dhënat tuaja

Mbroni informacionet tuaja personale me Secure Folder* në Galaxy A8. Kjo krijon një hapësirë të veçantë brenda pajisjes** për të ruajtur të dhënat që janë të ndjeshme dhe personale dhe sigurohet që të jetë e aksesueshme vetëm për ju.

*Disponueshmëria e këtij shërbimi do të variojë sipas natyrës së përmbajtjes që po enkriptohet. **Secure Folder ndan hapësirën ruajtëse në nivel softueri pa marrë hapësirë shtesë.

Ruajini të dhënat tuaja

*Disponueshmëria e këtij shërbimi do të variojë sipas natyrës së përmbajtjes që po enkriptohet. **Secure Folder ndan hapësirën ruajtëse në nivel softueri pa marrë hapësirë shtesë.

Kontroll praktik i Wi-Fi

Kurseni me lehtësi të dhënat celulare dhe jetëgjatësinë e baterisë me kontrollin adaptues të Wi-Fi në Galaxy A8. Ai mban mend se ku jeni lidhur më parë me Wi-Fi dhe e aktivizon për t’u lidhur në çast kur jeni brenda rrezes. Dhe kur largoheni nga rrezja e shërbimit, Wi-Fi mbyllet për të kursyer baterinë.*

Kontroll praktik i Wi-Fi

*Lidhja e Wi-Fi dhe shpejtësia mund të variojnë sipas mjedisit të përdorimit.

Shkyçje e shpejtë dhe e thjeshtë

Shkyçja është po aq e lehtë sa shkrepja e një selfie ose skanimi i gishtit. Me dallimin e fytyrës* dhe skanimin e gjurmës së gishtit, aksesimi i telefonit është i shpejtë dhe praktik.

Shkyçje e shpejtë dhe e thjeshtë

*Dallimi i fytyrës është më pak i sigurt se motivi, PIN-i apo fjalëkalimi. **Imazhi në ekran është i simuluar për qëllime ilustruese.

Bëni më shumë dhe ruani më shumë

Qoftë kur kryeni shumë detyra apo luani, kjo është e shpejtë dhe e pandërprerë me 4GB RAM* në Galaxy A8. Dhe mund të mbani pranë gjërat e rëndësishme me lehtësi me hapësirën ruajtëse të zgjerueshme microSD, deri në 400 GB shtesë. Dhe nëse udhëtoni shumë ose keni dy numra të veçantë, keni gjithashtu edhe opsionin e përdorimit të Dual SIM.**

Bëni më shumë dhe ruani më shumë

*Specifikimet e disponueshme të RAM-it dhe hapësirës ruajtëse mund të variojnë sipas vendit dhe rajonit. **Disponueshmëria e Dual SIM mund të variojë sipas vendit dhe/ose operatorit celular. ***Karta MicroSD shitet veç.

Shkoni përtej telefonit

Ndryshoni mënyrën se si ndani dhe bëjeni jetën më praktike me pajisjet Samsung dhe shërbimet e Phone+. Mbani nën monitorim stërvitjen tuaj me pajisjet “wearable”. Eksploroni dimensione të reja me Gear VR. Dhe kontrolloni shtëpinë tuaj inteligjente me Samsung Connect. Në shtëpi ose në lëvizje, jeta juaj përmirësohet me Phone+ dhe me Galaxy A8.

Shkoni përtej telefonit
  • 2,2 GHz, 1,6 GHz Procesori
  • 16.0 MP Kamera kryesore - Rezolucioni
  • 172 Pesha (g)
  • 3000 Kapaciteti standard i baterisë (mAh)

Si mund të stivoset

Karakteristikat, specifikimet dhe paraqitjet vizive të produkteve mund të ndryshojnë.
Memoria përdoruese e disponueshme është më e vogël se memoria përdoruese totale e aparatit për shkak të pjesës së saj të zënë nga sistemi operativ dhe programet e nevojshme për funksionimin normal të aparatit.
Sasia e memories së disponueshme për konsumatorin mund të ndryshojë në varësi të operatorit celular dhe mund të ndryshojë pas përditësimit të softuerit.
Kohëzgjatja e punës së baterisë në bazë të matjeve laboratorike të kompanisë mund të ndryshojë edhe në varësi të parametrizimit të aparatit, mënyrës së përdorimit dhe kushteve në të cilat aparati funksionon.

*Mbulimi i rrjetit: Rrjeti i mbështetur nga kjo pajisje mund të ndryshojë në varësi të rajonit ose ofruesit të shërbimit.
*Matur diagonalisht, madhësia e ekranit është 5.6" në drejtkëndësh të plotë dhe 5.5" duke llogaritur këndet e rrumbullakosura.
*Lidhja Wi-Fi (mode) dhe shpejtësia mund të ndryshojnë në varësi të mjedisit të përdorimit."