Galaxy A9 (2018, Dual SIM)

SM-A920FZIDSEE
Ngjyra rozërozë
Memorja 128 GB
Redakto

The item is in the cart.

Smartfoni i parë në botë me kamera të katërfishtë

Smartfoni i parë në botë me kamera të katërfishtë

Stile që do t’ju pëlqejë t’i mbani

Stile që do t’ju pëlqejë t’i mbani

Enjoy an expansive, immersive view

Shijoni një pamje të zgjeruar, përfshirëse

4 herë më shumë argëtim me kamerën e parë të katërfishtë në botë


4 herë më shumë argëtim me kamerën e parë të katërfishtë në botë

E krijuar që të mund të bëni më shumë

Përdorni avantazhin e stilit të jetesës shumë të lëvizshëm me Galaxy A9 plot ngjyra. Regjistroni fotografi të bukura me kamerën e parë të katërfishtë në botë. Përfshihuni në Infinity Display 6.3 inç dhe tingullin rrethues të Dolby Atmos. Dhe me një dizajn të hollë, ergonomik, duart tuaja mbeten të rehatshme ndërsa qëndroni të lidhur.

E krijuar që të mund të bëni më shumë

Smartfoni i parë në botë me kamera të katërfishtë

Zbuloni katër herë më shumë mënyra për të bërë fotografi të mahnitshme. Galaxy A9 ka katër kamera të pasme për të regjistruar pothuajse çdo moment. Dhe pa mundim përmirësoni fotografitë tuaja me veçoritë inteligjente si Përmirësuesi i Pamjes dhe Zbulimi i të Metave.

Smartfoni i parë në botë me kamera të katërfishtë

Ju jep një pamje të hapur të gjerë

Kamera Ultra e Gjerë me 8MP ofron një pamje prej 120º që regjistron pothuajse aq sa mund t’ju kapë syri. Prandaj ajo që shihni është ajo që do të regjistroni. Dhe kur dëshironi të bëni edhe më shumë poza, Kamera Ultra e Gjerë i bën pozat panoramë gjithashtu më të lehta.

  • *19 regjime në dispozicion me Përmirësuesin e Pamjes: Ushqim, Portrete, Lule, Skena brenda, Kafshë, Peisazhe, Gjelbërim, Pemë, Qiell, Male, Plazhe, Agime dhe perëndime, Rrëshqitje në ujë, Skena në rrugë, Skena natën, Ujëvara, Dëborë, Zogj, Tekst. **Saktësia e Përmirësuesit të Pamjes mund të ndryshojë në varësi të kushteve përreth ose subjektit.
  • *Saktësia e Zbulimit të Metës mund të ndryshojë në varësi të kushteve përreth ose subjektit.**Zbulimi i të Metës zbulon Mbylljen e Syrit, Turbulllimin e Fytyrës dhe Dritën nga Pas.***Zbulimi i mbylljes së syrit dhe turbullimit funksionon më mirë kur ka tre ose më pak njerëz në kuadër, 1.5 metra ose më pranë kamerës. ****Zbulimi i të metës së dritës nga pas dërgon njoftime çdo 24 orë kur të metat zbulohen dhe funksionon kur modaliteti HDR është i çaktivizuar.

Përmirësuar për të ngritur lart aftësitë tuaja të selfit

Nuk e dini kurrë se kur mund të ndodhë një moment selfie. Ditën ose natën, merrni selfie të gjalla dhe të qarta me kamerën e përparme me 24MP të Galaxy A9, me teknologjinë inovative me dritë të paktë që rrit shkëlqimin ndërsa pakëson papastërtitë. Dhe Fokusi i Selfit ju vë në qendër të vëmendjes duke mjegulluar sfondin.

Përmirësuar për të ngritur lart aftësitë tuaja të selfit

Shtoni argëtimin tek fotografitë tuaja

Shndërroni vetveten në një emoji. Shtoni kapele të festave ose hundë të kafshëve tek fytyra juaj. Përmirësoni ngjyrat me një filtër mahnitës. Imagjinata juaj mund të gjallërohet me veçoritë e kamerës si vula, ngjitëse dhe madje AR Emoji që të personalizoni fotografitë tuaja.

Shtoni argëtimin tek fotografitë tuaja

Stile që do t’ju pëlqejë t’i mbani

Galaxy A9 është krijuar për t’iu përshtatur shijeve tuaja, pavarësisht nëse dëshironi t’a mbani atë klasike me finiturën me shkëlqim të zi kaviar ose të shkoni përtej monokromit me ngjyrat e forta dhe me shkallëzim unik të Blu limonate ose Rozë çëmçakizi. Dhe ndjehet po aq mirë sa edhe duket me një dizajn ergonomik për një mbajtje të rehatshme.

Stile që do t’ju pëlqejë t’i mbani

Shijoni një pamje të zgjeruar, përfshirëse

Përfshini vetveten në çdo skenë dhe fotografi në Infinity Display mahnitës 6.3 inç të Galaxy A9. Duke u shtrirë nga skaji në skaj, ekrani i madh ju jep një përvojë mahnitëse të shikimit që ju lejon të shihni më shumë dhe të bëni më shumë, pavarësisht nëse është bërja e shumë detyrave në të njëjtën kohë ose shikimi i videove.

*Ekrani i matur në mënyrë diagonale si një drejtkëndësh i plotë pa llogaritur cepat e rrumbullakosura.** Infinity Display: një ekran pothuajse pa kornizë, me xham të plotë nga përpara, nga cepi në cep.
Shijoni një pamje të zgjeruar, përfshirëse

Ju jep informacionin me një vështrim

Mësoni se çfarë po ndodh pa shkyçur telefonin tuaj. Ekrani Gjithnjë Ndezur e ka tamam emrin, gjithnjë gati me njoftime, orën, datën dhe madje nivelin e baterisë në ekranin tuaj.

Ju jep informacionin me një vështrim

Krijuar për më shumë efektshmëri

Organizoni mënyrën sesi të bëni shumë detyra në të njëjtën kohë. Çiftimi i Aplikacioneve ju lejon që të hapni në të njëjtën kohë dy aplikacione që i përdorni shpesh së bashku. Ndërsa Dritarja e Kopsitur vendos një dritare të rëndësishme në pjesën e sipërme të ekranit, kështu që mund të regjistroni një video që po shihni ose një bisedim ndërsa punoni në gjëra të tjera më poshtë.

*I disponueshëm vetëm në disa aplikacione që lejojnë Dritaret e Shumta.

Krijuar për më shumë efektshmëri

*I disponueshëm vetëm në disa aplikacione që lejojnë Dritaret e Shumta.

Kështu mund të bëni më shumë, më shpejt

Lidhuni shpejt dhe pa mundim në Galaxy A9. Procesori i tij Octa-Core dhe kombinimi me 6GB ose 8GB RAM siguron performancë që ju lejon të shkoni me shpejtësi të lartë pavarësisht nëse jeni duke transmetuar drejtpërdrejt ose duke bërë shumë detyra në të njëjtën kohë.

Kështu mund të bëni më shumë, më shpejt

*Modeli 8GB RAM i disponueshëm në disa vende.

Mbani më shumë nga kujtimet tuaja

Kapaciteti i memories së brendshme prej 128GB të Galaxy A9 siguron se keni hapësirë për të ruajtur pozat tuaja — si dhe të keni pranë filma, muzikë dhe skedarë të tjerë të rëndësishëm që ju duhen. Plus, mund t’a zgjeroni ruajtjen tuaj deri në 512GB më shumë me një kartë microSD.

Mbani më shumë nga kujtimet tuaja

*Karta microSD shitet veç. Disponueshmëria e kartës microSD 512GB mund të ndryshojë sipas vendit.*Ruajtja e vërtetë në dispozicion mund të ndryshojë sipas softuerit të instaluar paraprakisht.

Fuqi që zgjat gjithë ditën

Galaxy A9 është e pajisur me një bateri (tipike) 3,800mAh që fuqizon shikimin, bisedat dhe lojrat tuaja më gjatë, kështu që nuk keni pse të hidhni vështrimin tek kablli më i afërt. Kablli i Llojit C e bën të kollajtë të lidheni dhe të filloni karikimin, ndërsa kapaciteti i karikimit të shpejtë do të thotë se mund të merrni energji në një çast.

Fuqi që zgjat gjithë ditën

*3,800mAh (tipike) i referohet vlerës tipike të kapacitetit të baterisë të analizuar në kushtet e laboratorit të palës së tretë. Kapaciteti i vlerësuar (minimumi) është më pak. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni www.samsung.com

Të rrethuar nga tingulli

Përfshihuni në tingujt e skenës me Dolby Atmos. Ai krijon një përvojë të zërit me 360 gradë që mund t’a mbani në dorën tuaj, duke ju mbështjellë në videot dhe muzikën tuaj.

Të rrethuar nga tingulli

*Dolby Atmos lejon përdorimin vetëm të kufjeve stereo me altoparlantët Bluetooth.**Dolby Atmos është i disponueshëm vetëm kur regjimi Dolby Atmos është aktivizuar tek Cilësimet.

Mënyra të përshtatshme për t’a shkyçur

  • *Imazhe të simuluara për qëllime ilustrimi.
  • *Imazhe të simuluara për qëllime ilustrimi.

Duke mbrojtur konfidencialitetin tuaj

Dosja e Sigurtë ju jep një hapësirë konfidenciale dhe të shifruar plotësisht në telefonin tuaj që vetëm ju mund t’a përdorni, duke ndarë lehtësisht gjërat që duhet t’i mbani të kyçura. Dhe skedarëve dhe aplikacioneve tuaja të rëndësishme u jepet një shtresë shtesë e mbrojtjes sepse janë të mbrojtura nga Samsung Knox.

*Disponueshmëria e këtij shërbimi do të ndryshojë sipas natyrës së përmbajtjes që është duke u shifruar.**Dosja e Sigurtë e ndan ruajtjen në nivelin e softuerit pa përdorur hapësirë shtesë.

Duke mbrojtur konfidencialitetin tuaj

*Disponueshmëria e këtij shërbimi do të ndryshojë sipas natyrës së përmbajtjes që është duke u shifruar.**Dosja e Sigurtë e ndan ruajtjen në nivelin e softuerit pa përdorur hapësirë shtesë.

Me dy llogari të bisedave në një aplikacion

Në mënyrë të përshtatshme mbani mesazhet e punës dhe të shtëpisë të ndara në Galaxy A9 tuaj. Dual Messenger ju lejon të keni dy instanca të të njëjtit aplikacion të mesazheve, të lidhur me dy llogari të ndryshme.

Me dy llogari të bisedave në një aplikacion

*Aplikacionet që mund të përdoren mund të ndryshojnë sipas vendit.**Veçoria e Dual Messenger mund të mos jetë e përdorshme në aplikacione që nuk njohin identifikimet e futjes së shumë përdoruesve për llogari.***Të gjitha imazhet dhe veçoritë mund të pësojnë ndryshime.

Bëni më shumë me Bixby

Merrni ndihmë kur dhe ku ju nevojitet me ndihmësin inteligjent, Bixby. Ai mëson rutinën tuaj, kupton nevojat tuaja, ju drejton përgjatë ditës tuaj. Shtypni butonin e dedikuar Bixby ose thoni "Hi Bixby" për të filluar.

Bëni më shumë me Bixby

*Bixby njeh vetëm disa thekse dhe dialekte të anglishtes (SHBA), gjuhës koreane dhe kinezçes mandarin. Gjuhë të tjera do të lejohen më vonë.** Përdorimi i Bixby mund të jetë i kufizuar në disa situata përfshirë pa kufizim gjatë regjistrimit të mediave (Video/Lojë/Zë), gjatë telefonatave (përfshirë telefonatat e bëra), modaliteti i kursimit Maksimal të energjisë, modalitetit të Urgjencës, Modalitetit Fëmijët dhe MirrorLink™.***Disponueshmëria e shërbimit mund të ndryshojë sipas vendit.****Bixby kontrollon aplikacionet e zgjedhura, aplikacione të tjera do të lejohen më vonë.*****Kërkohet futja në Llogarinë Samsung dhe lidhja me rrjetin e të dhënave (Wi-Fi ose rrjeti i të dhënave).

Cila është jetëgjatësia e baterisë dhe kapaciteti i hapësirës ruajtëse të Note9 tim?

Cila është jetëgjatësia e baterisë dhe kapaciteti i hapësirës ruajtëse të Note9 tim?shihni përgjigjen

Si t’i ndryshoj cilësimet e telekomandës në S Pen?

Si t’i ndryshoj cilësimet e telekomandës në S Pen?shihni përgjigjen

Manuali i përdorimit dhe shkarkimet

Si mund të stivoset

Karakteristikat, specifikimet dhe paraqitjet vizive të produkteve mund të ndryshojnë.
Memoria përdoruese e disponueshme është më e vogël se memoria përdoruese totale e aparatit për shkak të pjesës së saj të zënë nga sistemi operativ dhe programet e nevojshme për funksionimin normal të aparatit.
Sasia e memories së disponueshme për konsumatorin mund të ndryshojë në varësi të operatorit celular dhe mund të ndryshojë pas përditësimit të softuerit.
Kohëzgjatja e punës së baterisë në bazë të matjeve laboratorike të kompanisë mund të ndryshojë edhe në varësi të parametrizimit të aparatit, mënyrës së përdorimit dhe kushteve në të cilat aparati funksionon.
*Të gjitha specifikimet dhe përshkrimet e dhëna këtu mund të jetë të ndryshme nga specifikimet aktuale dhe përshkrimet për produktin. Samsung rezervon të drejtën për të bërë ndryshime në këtë dokument dhe në produktin e përshkruar këtu, në çdo moment, dhe Samsung nuk ka asnjë detyrim për të dhënë njoftim rreth këtij ndryshimi. Të gjitha informacionet rreth funksioneve, veçorive, specifikimeve, ndërfaqes së përdorimit dhe informacion tjetër rreth produkteve të dhëna në këtë dokument duke përfshirë, por pa u kufizuar me, përfitimet, dizajnin, çmimet, komponentët, performancën, disponueshmërinë dhe kapacitetet e produktit janë subjekte të ndryshimeve pa dhënë njoftim ose pa asnjë detyrim. Përmbajtjet brenda ekranit janë imazhe të stimuluara dhe janë vetëm për qëllime demonstrimi.

*Mbulimi i rrjetit: Rrjeti i mbështetur nga kjo pajisje mund të ndryshojë në varësi të rajonit ose ofruesit të shërbimit.
*Lidhja Wi-Fi (mode) dhe shpejtësia mund të ndryshojnë në varësi të mjedisit të përdorimit.
*Vlera tipike e testuar nën kushtet e laboratorit të palës së tretë. Vlera tipike është vlera mesatare e vlerësuar duke marrë parasysh devijimin në kapacitetin e baterive në mesin e mostrave të baterive të testuara sipas standardit IEC 61960. Kapaciteti i vlerësuar (minimumi) është 3,720 mAh. Jeta aktuale e baterisë mund të ndryshojë në varësi të mjedisit të rrjetit, modeleve të përdorimit dhe faktorëve të tjerë.
*Matur diagonalisht, madhësia e ekranit është 159.5mm (6.3") në drejtkëndësh të plotë dhe 157.4 mm (6.2") duke llogaritur këndet e rrumbullakosura.