KAMERA

E palëvizshme. Kamera e dyfishtë me OIS të dyfishtë

  • Zmadhim optik 2x + OIS i dyfishtë
    Zmadhim optik + OIS i dyfishtë
  • Live Focus
  • Regjistrim i dyfishtë

Zmadhim optik 2x + OIS i dyfishtë

Regjistroni momentet, nga afër dhe të qarta

Shkrepni foto të qarta kristal me kamerën e dyfishtë të Galaxy Note8. Kamera e telefotos ka zmadhim optik 2x për t’ju lejuar të zmadhoni qartë. Dhe të dyja kamerat kanë stabilizim optik të imazhit (OIS) për të prodhuar foto që dalin bukur dhe të palëvizshme edhe me tundjen e kamerës.

*Imazh në ekran i shkrepur me Galaxy Note8.

Imazh i një sërfisti që mban dërrasën e sërfit në perëndim të diellit
Imazh i një sërfisti që mban dërrasën e sërfit në perëndim të diellit në Galaxy Note8 në regjimin horizontal
Një dorë që mban Galaxy Note8 në regjim horizontal
Gjysma e sipërme e pjesës së pasme të Galaxy S8
Imazh i simuluar i një imazhi të prishur të kamerës së dyfishtë në Galaxy Note8

Live Focus

Hyn në lojë efekti Bokeh

Fokusohuni aty ku dëshironi përpara se të shtypni butonin e shkrepjes. Live Focus ju lejon të shkrepni foto të bukura me efekt Bokeh ku subjekti që është në plan të parë del në pah. Dhe nëse nuk jeni plotësisht i kënaqur, gjithmonë keni opsionin të rregulloni nivelin e turbullirës së sfondit më pas.

*Imazh në ekran i shkrepur me Galaxy Note8.

Foto e shkrepur me Galaxy Note8 që tregon thellësinë e fushës në Live Focus

Regjistrim i dyfishtë

Shkrepni jashtë kornizës

Ndërsa fokusoheni për shkrepjen e një fotoje Live Focus, Dual Capture fotografon atë që ndodh jashtë kornizës. Në këtë mënyrë ju shijoni momentet që ndryshe do t’i kishit humbur.

*Imazhe në ekran të shkrepura me Galaxy Note8.

Galaxy Note8 në regjim horizontal
Pjesë e imazhit të miqve në kamping shkrepur me Dual Capture
I gjithë imazhi i miqve në kamping shkrepur me Dual Capture

Kamera që e zotëron natën

  • 12MP
    Dual Pixel Sensor
  • F1.7
    Lentja e ndritshme
  • 1.4µm
    Pikselë të mëdhenj

Kamera për ndriçim të ulët

Gati për natën

Fotot e shkëlqyera janë vetëm një shkrepje larg edhe kur është errësirë. Kamera me kënd të gjerë e Galaxy Note8 regjistron më shumë dritë me lenten e vet të madhe 1,4 µm piksel dhe të ndritshme F1.7, ndërsa fokusohet me shpejtësi dhe saktësi falë Dual Pixel Sensor.

*Imazhe në ekran të shkrepura me Galaxy Note8.

Foto e shkrepur me Galaxy Note8 e miqve në kamping natën dhe një tendë e kuqe
Duar që mbajnë Galaxy Note8 në regjim horizontal
Foto e shkrepur me Galaxy Note8 e miqve në kamping natën dhe një tendë e kuqe në ekranin e Galaxy Note8

Kamera që shfrytëzon në maksimum momentet tuaja

*Imazhe të shkrepura me Galaxy Note8.

  • Regjimi i Ushqimit
  • Regjimi Pro
  • Panorama
  • Me xhiro të ngadaltë
Foto panoramike e shkrepur me Galaxy Note8 e një lagjeje poshtë nga një lartësi e madhe

Panorama

Spostoni kamerën nga e majta në të djathtë për të regjistruar pamjet e plota rrotull jush.

Video me xhiro të ngadaltë e regjistruar me Galaxy Note8 e një gruaje në një pishinë “infinit” dhe dy djem që hidhen bashkë në pishinë
luaj

Me xhiro të ngadaltë

Ngadalësoni aksionin për ta regjistruar momentin në një mënyrë mahnitëse.

Kamera për selfie tek e cila keni besim

  • 8MP
    Kamera e përparme
  • F1.7
    Lentja e ndritshme
  • Smart Auto Focus

Kamera e përparme

Kthejeni kamerën nga vetja

Kaloni te kamera e përparme për të shkrepur një selfie ose foto në grup që do të ishit shumë krenar ta ndanit. Lentja e tij e ndritshme i mban detajet të qarta edhe në ndriçim të ulët, ndërsa Smart Auto Focus gjurmon fytyrat në pamje.

*Imazh në ekran i shkrepur me Galaxy Note8.

Foto e nxjerrë me kamerën e përparme të Galaxy Note8 e tre personave në motoçikletë në një rrugë me çakëll

Pamje të shpejta të jetës me Galaxy Note8

Shikoni më shumë momente të shkrepura me Galaxy Note8 në galeri.

*Imazhe të shkrepura me Galaxy Note8.

Nëse nuk mund të prisni, si mendoni për Galaxy S8 ose S8+?

BLI TANI