PERFORMANCA

Performanca që shton performancën tuaj

  • 10 nm AP + 6 GB RAM
  • Gigabit LTE + Gigabit Wi-Fi
  • Lojëra Vulkan API
  • Cilësi zëri

10 nm AP + 6 GB RAM

Shpejtësi e fuqishme

Është shumë e lehtë luajtja e lojërave me densitet vizual ose kalimi mes aplikacioneve. Procesori celular 10 nm funksionon me 6 GB RAM për të bërë të mundur gjithçka me shpejtësi dhe pa ndërprerje.

Video e S Pen që troket ekranin e Galaxy Note8 dhe Galaxy Note8 hapet për të shfaqur harduerin e brendshëm në pesë shtresa
Video e S Pen që troket ekranin e Galaxy Note8 dhe Galaxy Note8 hapet për të shfaqur harduerin e brendshëm në pesë shtresa

Gigabit LTE + Gigabit Wi-Fi

Të dhënat me shpejtësi gigabiti

Shfletoni webin, shkarkoni skedarë dhe transmetoni video me shpejtësi dhe lehtësi. Galaxy Note8 mbështet gigabit LTE dhe gigabit Wi-Fi, që do të thotë se është i integruar për t’ju dhënë shpejtësi superiore lidhjeje me shpejtësi rrjeti që mund të shkojnë deri në 1 gigabit për sekondë.

Hand holding Galaxy Note8 in landscape mode

Shpejtësia aktuale mund të variojë sipas shtetit, operatorit celular, mjedisit të rrjetit, ofruesit të përmbajtjes dhe faktorëve të tjerë të përdorimit.

Lojëra Vulkan API

Lojërat në korsinë e shpejtë

Lojërat me grafikë të rëndë ndihen të lehta në Galaxy Note8 sepse ai mbështet Vulkan API. Me Vulkan që krijon lidhje të shpejta mes kompjuterit dhe grafikës, mund të keni performancë shumë të mirë që nuk e harxhon shumë baterinë tuaj.

Galaxy Note8 in landscape mode
Image of spaceship
Image of mobile game on screen

*Aktivizoni regjimin e ekranit të plotë te Cilësimet për të shijuar pamjen më të madhe gjatë lojës.

Cilësi zëri

Kolona zanore e momenteve tuaja

Muzika e mirë meriton të dëgjohet me kufje të mira. Galaxy Note8 vjen me kufje të sintonizuara nga AKG dhe e paketuar me vufer 11Φ dhe altoparlant alto 8Φ. Gjithashtu vjen me 3 muaj Google Play Music falas nga ne, prandaj mund t’i vini në përdorim kufjet duke dëgjuar mbi 40 milionë këngë, pa reklama dhe sipas kërkesës.*

logoja e Google Play Music
Kufjet e AKG me Galaxy Note8 në këmbë

*Oferta tremujore është e disponueshme me blerjen. Vetëm klientët e rinj. Përdoreni në aplikacionin Google Play Music në pajisjet e përzgjedhshme mes datave 21 prill 2017 dhe 29 prill 2018. Përjashton operatorë të caktuar celularë. Aktualisht 9,99 USD / muaj në SHBA ose siç specifikohet në faqen pritëse të ofertës në aplikacionin Google Play Music pas periudhës së provës, përveçse kur anuloni përpara se të përfundojë periudha e provës. Kushtet e plota:g.co/play/full terms.

Liria për të bërë më shumë

  • Memoria e zgjerueshme
  • Dual SIM
  • Karikim me valë
  • Rezistencë ndaj ujit dhe pluhurit
  • Autentifikim biometrik

Memoria e zgjerueshme

Hapësira për t’u rritur

Telefoni juaj përmban jetën tuaj dhe gjërat që ju mbajnë në lëvizje, nga fotot dhe videot deri te muzika, aplikacionet dhe skedarët. Me Galaxy Note8, vështirë se do t’ju duhet të fshini diçka për të liruar hapësirë për përmbajtje të reja sepse ajo ka memorie të zgjerueshme deri në 256 GB përmes kartës microSD.

*Karta MicroSD shitet veç.

Video e një mbajtëseje hibride SIM që del nga pajisja Galaxy Note8
Video e një mbajtëseje hibride SIM që del nga pajisja Galaxy Note8
Një mbajtëse karte SIM e nxjerrë që mban dy karta SIM

Dual SIM

Zgjedhja juaj

Me opsionin Dual SIM në telefon, ju keni lirinë të mbani dy linja të hapura, një linjë personale dhe një linjë pune. Gjithashtu mund të keni një për telefonata dhe mesazhe, dhe tjetrën për internetin e telefonit, ose mund të zgjidhni të përdorni një kartë lokale SIM kur ndodheni jashtë vendit. Me Dual SIM, zgjedhja është e juaja.

*Disponueshmëria e Dual SIM mund të variojë sipas vendit dhe/ose operatorit celular.

Karikim me valë

Karikim pa ngatërrime

Kur të vijë koha për të karikuar telefonin, nuk është nevoja të shqetësoheni për kordonët. Thjesht uleni poshtë sepse Galaxy Note8 karikohet me valë.

*Karikimi me valë shitet veç.

Imazh i animuar i Wireless Charger Convertible që ndryshon nga bashkuesi në stacionim dhe Galaxy Note8 që lëviz poshtë në platformë për të filluar karikimin me valë
Imazh i animuar i Wireless Charger Convertible që ndryshon nga bashkuesi në stacionim dhe Galaxy Note8 që lëviz poshtë në platformë për të filluar karikimin me valë

Rezistencë ndaj ujit dhe pluhurit

I lirë për të shkuar kudo

Nëse lageni apo ju zë shiu, mund të vazhdoni ta përdorni Galaxy Note8 sepse ai është rezistent ndaj ujit dhe pluhurit.

*Galaxy Note8 dhe S Pen kanë vlerësimin IP68, që do të thotë se janë të mbrojtura kundër hyrjes së pluhurit dhe rezistente ndaj ujit. Vlerësimi i rezistencës ndaj ujit bazohet në kushte testimi në zhytje deri në 1,5 metra në ujë të ëmbël për deri në 30 minuta.

Imazh i simuluar i Galaxy Note8 që pluskon në ujë me ekranin të ndezur
Imazh i simuluar i një smartfoni tjetër që pluskon në ujë me ekranin të fikur
Imazh i simuluar i S Pen që pluskon në ujë
Imazh i një flluske uji

Autentifikimi biometrik + Samsung Knox

Zhbllokoni menjëherë

Shkyçja me sytë, fytyrën apo një shtypje të gishtit ju jep juve lirinë të fokusoheni në gjërat që kanë vërtet rëndësi. Dhe me Samsung Knox që mbron të dhënat tuaja biometrike si edhe ruan atë që ndodhet brenda telefonit, mund të jeni krejtësisht i qetë.

  • Skanimi i iridës
  • Skanimi i gjurmës së gishtit
  • Njohja e fytyrës
  • Motivi
  • Fjalëkalimi
  • PIN
SAMSUNG Knox
Një dorë që mban Galaxy Note8 për të skanuar iridën
Imazhi i gjysmës së sipërme të një njeriu që tregon sytë që skanohen për skanimin e iridës

Nëse nuk mund të prisni, si mendoni për Galaxy S8 ose S8+?

BLI TANI