Kamera

Kamera revolucionare inteligjente.

Pamje mjaft nga afër e lentes së kamerës

Hapje e Dyfishtë

Poza mahnitëse në lloje të ndryshme të dritës

Lentja jonë që përcakton kategorinë me Hapje të Dyfishtë në mënyrë inteligjente i përshtatet dritës përreth si syri i njeriut — duke zgjedhur ndërmjet dy regjimeve f-stop. Regjimi F1.5 sjell më shumë dritë për të ndriçuar pozat në dritë super të paktë. Ndërsa regjimi F2.4 ndihmon të siguroheni se fotografitë tuaja dalin të qarta.

HDR për dritë të paktë

Kapni ngjyrën edhe në errësirë

Bëni fotografi të qarta, plot ngjyra në një kamera që nuk ka frikë nga errësira. Jo vetëm që ndihmon në ruajtjen e hollësive në fotografitë në dritë të diellit dhe të ndriçuara nga pas, por edhe natën aftësitë e Galaxy Note9 HDR pakësojnë zhurmat për t’i mbajtur hollësitë të qarta dhe ngjyrat të gjalla pa zbardhur burimet e dritës.

Kamera me lente të dyfishtë

Dy lente, mundësi të pafundme

Lartësoni fotografinë tuaj me kamerën e dyfishtë të Galaxy Note9 12MP me zmadhim optik 2 herë. Lentja telefoto dhe lentja me kënd të gjërë funksionojnë së bashku për të regjistruar të gjithë pamjen edhe kur jeni duke zmadhuar ose krijojnë portrete unike me fokusin e drejtpërdrejtë. Dhe me OIS të dyfishtë, fotografitë do të dalin të qarta edhe nëse kamera është pak e lëkundur. Kështu që mund të regjistroni atë që të tjerët nuk munden.

Imazh nga afër i Galaxy Note9 që tregon kamerën e pasme me lente të dyfishtë

Fokus i drejtpërdrejtë për dritë të paktë

Portrete që shkëlqejnë gjithë natën

Krijoni portrete shkëlqyes edhe në errësirë me fokusin e drejtpërdrejtë në kamerën e pasme. Ju lejon të vendosni në qendër miqtë dhe familjen tuaj duke mjegulluar sfondin. Kamera e Galaxy Note9 zbulon dritën e paktë dhe bën disa poza, duke i vendosur ato së bashku për fotografi mjaft të qarta. Pastaj, mund të transformoni dritat e sfondit në forma dhe shprehje artistike.

Galaxy Note9 në regjimin e peisazhit parë në një kënd me një imazh me fokusin e drejtpërdrejtë në dritë të paktë në ekran
Mjegullim i sfondit

Përmirësuesi i Pamjes

Sekreti juaj për poza të shkëlqyera pa mundim

Shkrepni fotografinë që dëshironi me pozën e parë. Përmirësuesi i Pamjes në kamerën e pasme në mënyrë inteligjente zbulon subjektin në kuadër. Pastaj zgjedh nga njëzet regjime të ndryshme si lule, ushqim dhe më shumë dhe përmirëson imazhin për t’iu përshtatur subjektit tuaj.1

  • Galaxy Note9 në regjimin e peisazhit parë në një kënd që tregon sesi Përmirësuesi i Pamjes optimizon një fotografi të ushqimit në ekran
  • Galaxy Note9 në regjimin e peisazhit parë në një kënd që tregon sesi Përmirësuesi i Pamjes optimizon një fotografi të lules në ekran
  • Galaxy Note9 në regjimin e peisazhit parë në një kënd që tregon sesi Përmirësuesi i Pamjes optimizon një fotografi të gjelbërimit në ekran
  • Galaxy Note9 në regjimin e peisazhit parë në një kënd që tregon sesi Përmirësuesi i Pamjes optimizon një fotografi të pemëve në ekran
  • Galaxy Note9 në regjimin e peisazhit parë në një kënd që tregon sesi Përmirësuesi i Pamjes optimizon një fotografi të qiellit në ekran
  • Galaxy Note9 në regjimin e peisazhit parë në një kënd që tregon sesi Përmirësuesi i Pamjes optimizon një fotografi të maleve në ekran
  • Galaxy Note9 në regjimin e peisazhit parë në një kënd që tregon sesi Përmirësuesi i Pamjes optimizon një fotografi të perëndimit në ekran

    *20 regjime të disponueshëm: Ushqim, Portrete, Lule, Skena të brendshme, Kafshë, Peisazhe, Gjelbërim, Pemë, Qiell, Male, Plazhe, Agime dhe perëndime, Rrëshqitje në ujë, Skena në rrugë, Skena natën, Ujëvara, Dëborë, Zogj, Dritë nga pas, Tekst.

    Zbulimi i të Metës

    Thuajini lamtumirë fotografive të këqija

    Zhdukni sytë e mbyllur dhe fotografitë e turbullta me Zbulimin e të Metës Galaxy Note9. Në mënyrë inteligjente zbulton mbylljen e syrit, turbullime, lente të njollosura dhe dritën nga pas, duke ju njoftuar në mënyrë që të rregulloni dhe të ribëni pozën.2, 3, 4 Është si të keni një këshillues intelligjent në xhepin tuaj.

    Kamera e përparme

    Bëni selfie si askush tjetër

    Rimendoni sesi bëni poza selfie me S Pen inovativ që lejon përdorimin e Bluetooth. Një shtypje e butonit është gjithçka që nevojitet — edhe nga pothuajse 10 metra larg.5 Dhe sepse kamera e përparme 8MP e Galaxy Note 9 zbulon në mënyrë inteligjente fytyrat për t’u siguruar se janë në fokus, bërja e një poze të shkëlqyer është e thjeshtë.

    Imazhi i një njeriu që bën një selfie me Galaxy Note9 dhe S Pen

    Super Slow-mo

    Ndjeni çdo moment sikur të jetë epik

    Shfaqni aftësitë tuaja të rregjizurës me Super me xhiro të ngadaltë. Kamera me shpejtësi super e Galaxy Note9 rregjistron video që shikohen për t’ju treguar momentin me hollësi të pabesueshme, duke e rregjistuar atë me një shpejtësi të shkëlqyer prej 960 kuadro për sekond.6

    Galaxy Note9 në regjimin e peisazhit me videon Super Slow-mo në ekran

    AR Emoji

    Shfaqni anën tuaj vizatimore

    Shprehni vetveten në një mënyrë krejtësisht të re me AR Emoji. Krijoni një avatar po aq individual sa jeni edhe ju me opsione të personalizimit, si veshje dhe aksesorë. Pastaj bëni një selfie ose video si vetvetja juaj e re — emoji juaj ndjek shprehjet dhe lëvizjes tuaja nga afër.7 Shtoni një sfond për një shtresë shtesë të argëtimit ose zgjidhni nga një gamë e ngjitëseve të vizatuara për t’ua dërguar miqve tuaj.8

    Duke krijuar Emojin tim… Pasi ai ka përfunduar, mund të personalizoni flokët, veshjet dhe aksesorët e tij.

    Video e një personi duke krijuar një AR Emoji me një selfie, pastaj duke zgjedhur tonin e lëkurës, aksesorët, veshjen dhe sfondin për t’a personalizuar atë.
    Si t’a personalizoni AR Emoji tuaj.

    Disney AR Emoji

    Bisedoni si personazhet tuaj të preferuar Disney

    Shtoni njëfarë magjie tek selfiet dhe videot tuaja duke marrë pamjen e personazheve vizatimore të preferuar të gjithëkujt! Gjallëroni mesazhet tuaja me miqtë nga Frozen, Zootopia dhe një shumëllojshmëri gjithnjë e në rritje e fytyrave të tjera të Disney që ndjekin shprehjet unike tuaja.9

    *Qëndroni sipër për t’a parë në lëvizje.

    • ©Disney Elsa
    • ©Disney Olaf
    • ©Disney Judy