Performanca

Përjetoni një nivel të ri të fuqisë.

Imazh i simuluar i rrezeve X të harduerit brenda Galaxy Note9, parë nga poshtë

Jeta e baterisë

Telefon që zgjat gjithë ditën

Lërini bateritë dhe kabllot në shtëpi — bateria 4000mAh ju lejon të kaloni të gjithë ditën me një karikim të vetëm. Vazhdoni të ecni përpara në këtë botë celulare gjithnjë aktive me baterinë e Galaxy Note9 gjatë gjithë ditës.1

Karikimi me valë

Karikoni pa vendosur në prizë

Kur bateria juaj ka shteruar, karikimi me valë i shpejtë dhe i leverdisshëm e kthen Galaxy Note9 përsëri në 100% pa nevojën për t’a vendosur në prizë. Teknologjia e përparuar e karikimit me valë e bën këtë Galaxy të domosdoshme të fuqishëm, por të thjeshtë për t’u përdorur. Thjesht vendosni telefonin tuaj për të filluar karikimin.2

Dy Galaxy Note9 në Karikuesin me valë Duo, me një në anën e këmbëzës dhe tjetrin në anën e vendosjes

Wi-Fi dhe LTE

Shkarkime dhe ngarkime jashtëzakonisht të shpejta

Merrni shpejtësi kur ju nevojitet më shumë. Transferoni të dhëna në lëvizje, shikoni video kudo që jeni dhe shkarkoni dhe ngarkoni skedarë pa ndërprerje. Me aftësi të integruara LTE dhe Wi-Fi gigabit dhe një antenë 4x4 MIMO, Galaxy Note9 ju lejon të përdorni shpejtësitë e jashtëzakonshme deri në 1.2Gbps.3

Galaxy Note9 në regjimin e peisazhit në një kënd të vogël me një imazh të simuluar të një shikimi drejtpërdrejt në ekran

*Imazhi i simuluar për qëllime ilustrimi.

10nm AP dhe 6GB RAM

Procesori modern i krijuar për shpejtësi

Zbuloni se çfarë mund të arrini me Galaxy Note9. Pavarësisht nëse është lojë, shikim video ose kryerja e shumë punëve në të njëjtën kohë, procesori 10nm dhe 6GB RAM jep performancën që ju bën t’a vini re. Dhe me përdorimin e shpejtësive të rrjetit të shpejta si vetëtima, gjërat bëhen në çast.4

CPU më i shpejtë
55%
GPU më i shpejtë
23%
RAM
6GB
Galaxy Note9 në regjimin e peisazhit parë nga pas, e vizatuar për t’u hapur dhe për të treguar shtresat e harduerit brenda dhe S Pen që shfaqet përpara

*Krahasuar me Galaxy Note8.

*Modelet 6GB RAM kanë vetëm memorien e brendshme 128GB.

Memoria 128 GB

Ndaloni së fshiri kujtimet tuaja për pak më shumë hapësirë shtesë

E brendshme
128GB
E jashtme deri në
512GB

Galaxy Note9 vendos një standart të ri me kapacitetin e saj fillestar prej 128GB.5 Plus, mund të zgjeroni memorien përmes kartës microSD për deri në gjysmë terabyte më shumë. Ajo është revolucionare në krahasim me smartfonët e tjerë. Kështu që tani mund t’i mbani skedarët dhe fotografitë tuaja atje ku ju nevojiten — në telefonin tuaj.

*Imazhi i simuluar për qëllime ilustrimi.

Karta microSD Samsung 512GB

*Deri në 512GB memorie shtesë me kartë microSD të jashtme, shitet veç. Disponueshmëria dhe data e lëshimit mund të ndryshojë sipas vendit.

Galaxy Note9 e parë nga e djathta, e vizatuar me imazhe që hapen nga pas

SIM hibrid

Dy numra në një telefon

Galaxy Note9 ofron përdorim të SIM të dyfishtë, kështu që jeni në gjendje të keni dy numra të ndryshëm dhe plane të të dhënave LTE në të njëjtën pajisje. Konfiguroni të dyja llogaritë tuaja të punës dhe personale dhe shtoni një SIM të dytë kur udhëtoni për të qëndruar në lidhur në shtëpi dhe jashtë vendit. Dhe kur nuk ju nevojitet SIM shtesë, mund të futni një kartë microSD për më shumë hapësirë të ruajtjes.

*Karta SIM shitet veç. Disponueshmëria e SIM të dyfishtë mund të ndryshojë sipas vendit ose operatorit.

*Karta MicroSD shitet veç.

Pamje shumë nga afër e Galaxy Note9 me sirtarin SIM duke u hapur dhe dy kartat SIM të shfaqur brenda

Altoparlantë

Përjetoni audion që ndryshon lojën

Altoparlantë stereo të akorduar nga AKG ju japin tinguj edhe më të gjallë dhe volum më të lartë. Dhe Dolby Atmos krijon tinguj përfshirës me tre dimensione, me katër regjime të paracaktuara që ju vendosin në mes të një përvoje si në kinema, pavarësisht nëse jeni duke parë një film ose duke dëgjuar muzikë në smartfonë tuaj.

Galaxy Note9 e shtrirë e parë nga e majta e vizatuar, me rrathë që pulsojnë për të përfaqësuar altoparlantët stereo

Optimizuar për lojra

Kur loja lëviz shpejt, telefoni juaj mund t’a ndjekë

Përmirësoni nivelin e lojës me Galaxy Note9, i mbushur me veçoritë më të fundit. Bateria e fuqishme dhe afatgjatë e mban lojën gjallë, teksa sistemi revolucionar i ftohjes me ujë e karbon mbështet performancën e lartë të celularit, kështu që nuk mbetet dhe shumë rrugë mes jush dhe fitores. Plus, Rregullatori i Zgjuar i Rendimentit automatikisht rregullon cilësimet e performancës së lojës për një lojën optimale. Është përvoja jonë më e mirë e lojrave deri më sot ndërmjet celularëve.6

Galaxy Note9 në regjimin e peisazhit në një kënd të vogël me Fortnite në ekran

*Video e simuluar për qëllime ilustrimi.

© 2018 Epic Games, Inc. Epic Games, Fortnite dhe logot e tyre janë marka tregtare ose marka tregtare të rregjistruara të Epic Games në SHBA (Reg. U.S. Pat & Tm. Off.) dhe gjetkë. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

Lidhja Steam për Galaxy

Përcillini lojërat e kompjuterit te Galaxy

Galaxy Note9 është aq i fuqishëm sa u bën ballë madje dhe lojërave të krijuara për kompjuter. Lidheni celularin me llogarinë tuaj në Steam përmes Lidhjes Steam për Galaxy dhe vazhdoni lojën pa qenë më nevoja të rrini në tryezën tuaj. Dhe për t'i shtuar edhe më kësaj përvoje, vendoseni celularin te pulti i lojërave Glap për komandim të detajuar vetëm një gisht larg.7, 8

Image of a woman sitting on her couch playing a game via Steam Link on the Galaxy Note9 with the Glap gaming controller attached

*Lidhja Steam për Galaxy ofrohet për Galaxy Apps vetëm në një numër të kufizuar shtetesh.

*Pulti për lojëra shitet veç dhe disponueshmëria mund të ndryshojë sipas shtetit

Rezistente ndaj ujit dhe pluhrit

Zhytur për 30 minuta dhe ende punon

Për shumicën e telefonave, uji është armiku më i rrezikshëm. Por pasi kanë qënë në një metër e gjysmë ujë, Galaxy Note9 dhe S Pen mund të vazhdojnë të punojnë. Janë të vulosur nga brenda për vlerësimin më të lartë që mund të merrni kur bëhet fjalë për mbrojtjen e telefonit tuaj nga pluhri dhe uji: IP68.9

Një imazh i simuluar i Galaxy Note9 dhe S Pen nën ujë me AOD të aktivizuar dhe një telefon tjetër në sfond me një ekran bosh

1.5M

Samsung Knox

Mbrojtje nga hardueri e sipër

Në momentin që ndizni telefonin tuaj, të dhënat tuaja mbrohen nga Samsung Knox. Ndryshe nga siguria vetëm e softuerit të celularit, Knox është futur në harduer dhe softuer në fazën e prodhimit — me shtresa të shumta të mekanizmave të mbi vëna të mbrojtjes dhe sigurisë që mbrojnë Galaxy Note9 tuaj ndaj ndërhyrjeve, malware dhe kërcënimeve të këqija.

Ikona Samsung Knox
Knox Container
SE për Android
TIMA
Secure Boot & Trusted Boot
Rrënja e Besimit në Harduer
Galaxy Note9 e shtrirë e parë nga e majta me një vizatim të simuluar të ekranit që ngrihet lart dhe pesë shtresa të KNOX që shfaqen

Autentifikimi biometrik

Shkyçni në çast kurdoherë, kudo

Në dritë të shndritshme dielli ose në dritë super të paktë, mund të shkyçni Galaxy Note9 tuaj duke përdorur Intelligent Scan, kombinimin inovues të njohjes së fytyrës dhe skanimin e iridës. Ai përdor fuqinë e të dyjave për t’ju njohur në mjedise të ndryshëm.10 Gjithashtu mund të përdorni shenjën tuaj të gishtave, një fjalëkalim, një PIN ose më shumë për t’i mbajtur të tjerët larg biznesit tuaj.

*Imazhi i simuluar për qëllime ilustrimi.

  • Skanimi i iridës
  • Metoda
  • Njohja e fytyrës
  • Skanimi i shenjës së gishtit
  • Fjalëkalimi
  • PIN
Galaxy Note9 dhe S Pen të parë nga e djathta me ndërfaqen e Intelligent Scan në ekran