Dizajni

Imazh nga afër i Galaxy S20 Ultra në Gri Kozmike parë nga ana në modalitetin e peisazhit. Kthehet për të treguar më shumë nga Ekrani Infinity-O, me një sfond të grafikut të flluskës në ekran

Inteligjencë, elegancë dhe shumë fuqi

  • Komentet kryesore të ekspertëve - Dizajni

Madhësia

Është e vërtetë, tre është numri perfekt

Galaxy S20 6.2 inç1 Quad HD+ 563ppi
Galaxy S20+ 6.7 inç1 Quad HD+ 525ppi
Galaxy S20 Ultra 6.9 inç1 Quad HD+ 511ppi

Nuk ka nevojë për bileta kinemaje

Dynamic AMOLED 2X

Shikimi me cilësi të kinemasë që është në pëllëmbën e dorës tuaj

Korniza pothuaj inekzistente dhe vetëm një vrimë e vogël për kamerën. Zhytuni në një vizion pa shpërqëndrim falë Infinity-O Display me çertifikim HDR10+.

Galaxy S20 Ultra parë nga përpara në modalitetin e peisazhit. Në pjesën e përparme të ekranit është një person ulur në stol për të treguar madhësinë e ekranit të kategorisë së kinemasë Dynamic AMOLED 2X

Ekran 120Hz

Frekuenca e rifreskimit e përmirësuar siguron rrjedhshmëri maksimale në lëvizjen e përmbajtjes dhe lojrave.

Ekrani 120Hz e bën më të lehtë lëvizjen dhe tranzicionin të padukshëm. Reagimi shumë i shpejtë dhe i saktë i komandave touch do të revolucionarizojë eksperiencën tënde të lojës. Provoje për ta besuar.2

Dy ekrane krah për krah, një me 60Hz dhe tjetri me 120Hz. Të dy janë duke kaluar përmes aplikacionit të Galerisë, por ekrani 120Hz shfaq një rrëshqitje mjaft më të patrazuar me më pak tundje
  • Ekran që kujdeset për sytë

    Ndihmon në parandalimin e lodhjes së syve dhe shqetësimeve të gjumit duke pakësuar dritën blu në nivelin e pikselit pa sakrifikuar ngjyrën.

  • Shenjat e gishtit me ultratinguj

    Të integruar në ekran, pulson për të zbuluar ngjitjet dhe zbritjet e shenjave tuaj të gishtit për siguri të padukshme.

  • One UI 2

    Krijuar për thjeshtësi të përditëshme.

    Shkoni tek One UI 2

Nuk ka frikë nga uji

Qëndrueshmëria ndaj ujit

Duron deri në 1.5 metra ujë për deri në 30 minuta

IP68 mbrojtje e vlerësuar3

Imazh nga afër i kamerës së pasme të Galaxy S20 Ultra në Gri Kozmike. Ёshtë duke u spërkatur me ujë për të përfaqësuar qëndrueshmërinë ndaj ujit prej IP68

Performancë përtej asaj që kemi bërë më parë

BATERIA QË ZGJAT GJITHË DITËN

Karikimi që nuk të braktis kurrë

Bateritë tona janë të fuqishme, duke arritur maksimumin në 5000mAh (zakonisht).4, 5 Por ato janë gjithashtu inteligjente, duke iu përshtatur zakoneve tuaja celulare për të kursyer energji dhe për të zgjatur shumë më tepër me një karikim të vetëm.

Galaxy S20 Ultra parë nga përpara në modalitetin e peisazhit me një horizont të qytetit natën në ekran. Hëna në qiell është gjysëm në ekran dhe gjysëm jashtë ekranit për të treguar sesi bateria për gjithë ditën zgjat më shumë sesa dita juaj
  • Super Fast Charging

    Lidheni me korrentin, prisni disa minuta dhe smartfoni juaj do të jetë i karikuar për orë të tëra.

  • Fast Wireless Charging 2.0

    Ose, vendoseni smartfonin tuaj në bazën e karikimit për t'i dhënë një forcë energjie në një çast.5

  • Wireless PowerShare

    Karikoni kufjet, orën tuaj madje edhe telefonin e një miku.6

AP + RAM

Smartfoni që mendon me shpejtësinë e dritës

Më shumë lojra, më pak pritje, falë RAM të fuqishëm dhe një procesor i përmirësuar me IA të përparuar të integruar. Ndezja e shpejtë madje ju lejon të caktoni aplikacionet tuaja të preferuara që të ndizen menjëherë, kështu që janë gati përpara jush.

Një grua duke përdorur Galaxy S20 Ultra të saj dhe duke buzëqeshur sepse është e shpejtë dhe e fuqishme me AP dhe RAM të përparuar
7nmProcesori
Deri në 16GBRAM (LPDDR5)

Të apasionuarit pas kinemasë do ta vlerësojnë

Ruajtja

Hapësirë e mjaftueshme për 500 filma me metrazh të gjatë7

Me Galaxy S20, S20+ dhe S20 Ultra, ju keni një hapësirë të madhe ruajtje të integruar për të gjitha videot dhe fotot tuaja me rezolucion të lartë. Dhe nëse kjo nuk është e mjaftueshme, me një kartë microSD mund të shtoni deri në 1TB.8

Galaxy S20 Ultra parë në modalitetin e peisazhit me fotografi që largohen nga ekrani
DERI NË 512GBE brendshme9
PLUS DERI NË 1TBpërmes microSD

Lojra

Dominoni lojën tuaj me një ekran mjaft reagues

Arritja e fitores në fushën e betejës duket dhe ndjehet më mirë në Ekranin Infinity-O. Video është e patrazuar ndërsa reagimi ndaj prekjes është i shpejtë me kombinimin e fuqishëm të harduerit dhe softuerit që jep performancë superiore që eleminon vonesën.

Galaxy S20 Ultra shihet në modalitetin e peizazhit me një imazh nga loja Forza Street në ekran

Mjete inovative për t'u lidhur me miqtë tuaj

MUSIC SHARE

Bëhuni DJ i udhëtimit në çdo moment

Music Share ju lejon të lidheni me pajisjen e mikut tuaj përmes Bluetooth për të luajtur dhe kontrolluar muzikën në një çast.11

Një grua ulur në sediljen e pasme të një makine me njoftimin për Shpërndarjen e Muzikës të vendosur sipër. Thotë Dëgjoni muzikë në makinën e Xhejnit? Mund të kontrolloni altoparlantin ose kufjet Bluetooth të Xhejnit

Google Duo

Le të qëndrojmë së bashku edhe kur jemi larg

Largësia nuk do të thotë se nuk mund të shpenzoni kohë të mirë. Telefonatat me video të thjeshta dhe të një cilësie të lartë të Google Duo ju mundësojnë të lidheni me një grup miqsh dhe familjarët tuaj në të gjithë globin - të gjitha në të njëjtën kohë.14

*Google Duo është një markë tregtare e Google LLC.

Galaxy S20 Ultra, i parë nga para me ndërfaqen e Google Duo në ekran, me 8 persona. Kur rrëshqitni, shfaqen katër persona të tjerë, për gjithsej 12 persona në një telefonatë me video të Google Duo

Dhe të gjitha elementet thelbësore të Galaxy

  • Bixby

    Ndihmësi juaj gjithnjë gati, inteligjent. Thjesht pyesni dhe Bixby do të fillojë punën.13

    Shkoni tek Bixby
  • Bixby Vision

    Shndërrojeni kamerën tuaj në një mjet inteligjent për t’u dhënë juve informacion në lidhje me botën rreth jush.14

    Shkoni tek Vizioni i Bixby-t
  • Samsung Knox

    Mbrojtje me shumë shtresa për të siguruar telefonin tuaj nga çipi e sipër.

  • Vërtetimi

    Shkyçni telefonin tuaj me Njohjen e Fytyrës ose Shenjën e Gishtit Ultrasonike. Gjithashtu mund të zgjidhni një PIN, metodë ose fjalëkalim për të siguruar të dhënat tuaja.

  • Tingull rrethues

    Audio stereo e përmirësuar nga Dolby Atmos ofron një përvojë të tingullit të pastër, të pasur, 3D.

  • Samsung DeX

    Merrni mundësinë e përdorimit të skedarëve dhe aplikacioneve tuaja në një ekran edhe më të madh me funksionueshmëri si kompjuter.15

    Shkoni te Samsung DeX
  • SIM hibrid

    Ruani më shumë me një kartë microS ose shkëmbejeni atë për një kartë të dytë SIM për të aktivizuar SIM të dyfishtë.16, 17

  • eSIM

    Nuk ka nevojë për një kartë SIM fizike — thjesht shkëmbeni në çast ndërmjet planeve të telefonit.18

Në kuti

Gjithçka që ju nevojitet për të filluar

Nxirrni nga kutia elementët thelbësore të përfshirë për të filluar siç duhet përvojën tuaj të Galaxy S20, S20+ dhe S20 Ultra.19

Një pamje e shtrirë e sendeve të përfshira në kuti me Galaxy S20, S20 plus dhe S20 Ultra. Paketimi, pajisja, një Mbulesë Transparente, kabllo USB e Llojit C, adaptori i udhëtimit, kufje, majat e kufjeve dhe një nxjerrës i sirtarit të SIM