Dizajni



Kërkimet e sugjeruara
Përmbajtje të përputhshme
Përmbajtje të përputhshme
Asnjë sugjerim
Zhytuni në një pamje më të madhe që megjithatë përshtatet në mënyrë komode në dorën tuaj. Galaxy S8 dhe S8+ çlirohen nga kufizimet e kornizave të telefonit, duke ofruar një sipërfaqe të pandërprerë që rrjedh përtej cepave. Për ta bërë këtë, ne e kemi riprojektuar krejtësisht telefonin nga brenda jashtë. Dhe butonin kryesor e kemi integruar poshtë ekranit, aty ku qëndron i fshehur derisa t'ju nevojitet. Kështu ju përfitoni një pamje më të madhe dhe të papenguar pa pasur një telefon më të madh.
Infinity Display vendos një standard të ri për përvojat e pandërprera dhe mbresëlënëse. Ai mundëson një madhësi ekrani të zgjeruar pa qenë nevoja për një telefon më të madh. Prandaj, ndërsa pamja është më e madhe, Galaxy S8 dhe S8+ ndihen të vegjël në dorë, duke i bërë ata të lehtë për t'u mbajtur dhe përdorur.
Menjëherë do të vini re kapjen e rehatshme të harkimeve të lëmuara në dorën tuaj, që ju lejon ta mbani lehtë ndërsa shihni filma në ekranin më të madh. Dhe shortcuts të rëndësishme arrihen vetëm me një rrëshqitje, sepse ekrani anësor është i disponueshëm si në Galaxy S8 ashtu edhe në S8+.
Ajo që e plotëson pjesën e përparme uniforme është silueta po aq e lëmuar në pjesën e pasme. Kamera e pasme qëndron pothuajse tërësisht rrafsh me sipërfaqen për një profil vizual të njëtrajtshëm.
Qofshin filma apo lojëra, juve do t'ju bëjë për vete aksioni në ekranet e Galaxy S8 dhe S8+. Jo vetëm që janë ekranet më të mëdhenj dhe më mbresëlënës mes smartphonëve Galaxy të atyre madhësive, por me raportin e ekranit 18.5:9 do të keni të gjithë skenën në ekranin tuaj.
0”
0”
*Infinity Display: një ekran pa kornizë, plotësisht frontal, nga cepi në cep.
*Rezolucioni i parazgjedhur është Full HD+ dhe mund të ndryshohet në WQHD+ te Cilësimet.
*Ekrani i matur diagonalisht si drejtkëndësh i plotë pa llogaritur këndet e rrumbullakosura.
Dërgoni një mesazh ndërsa shikoni një film ose bëni një listë ndërkohë që shfletoni në internet. Ju mund të bëni shumë detyra me efikasitet falë ekranit më të madh dhe mund ta zgjidhni fokusin tuaj duke ndryshuar me lehtësi madhësinë e dritareve. Dhe kur vëmendja juaj është përqendruar vetëm në një gjë, do të shikoni më shumë nga artikulli ose burimi furnizues i medias sociale, prandaj do të lëvizni më pak në ekran.
Tastet e reja të navigimit nuk janë më ndryshe nga tastet fizike me të cilat jeni mësuar. Vetëm se tani ato nuk bien aspak në sy—deri në momentin kur t'ju nevojiten. Tasti kryesor është aty ku duhet të jetë normalisht dhe funksionon si zakonisht me një shtypje të thjeshtë.
Sensori i presionit
Shtypeni për butonin kryesor
Shijoni një navigim të pandërprerë në Galaxy S8 dhe S8+ me ndërfaqen elegante dhe të pastër që bashkërenditet bukur me Infinity Display të lëmuar. Ndërsa shkyçeni nga AOD (Always On Display) dhe kaloni mes aplikacioneve, udhëtimi vizual në ekran është po aq mbresëlënës sa pjesa e jashtme.