Inteligjenca


Kërkimet e sugjeruara
Përmbajtje të përputhshme
Përmbajtje të përputhshme
Asnjë sugjerim
Ky është Bixby. Një mënyrë krejtësisht e re për të përdorur Galaxy S8 ose S8+. Mund të përdorni zërin, tekstin ose prekjen për të thënë çfarë ju nevojitet sepse ai i kupton të trija këto. Kur nuk gjeni dot fjalët, hapni kamerën dhe Bixby do të kërkojë. Ai është i integruar në çdo aspekt të Galaxy S8 dhe S8+, prandaj është në gjendje të trajtojë detyrat që normalisht ju i bëni me telefonin dhe vazhdimisht mëson mënyra të reja prandaj përmirësohet gjithnjë e më shumë.
*Bixby njeh gjuhët e përzgjedhura. Të tjera do suportohen në të ardhmen.
Duke qenë se Bixby kupton të folurën, tekstin dhe prekjet, ju mund të përdorni mënyrën që ju leverdis më shumë sipas momentit. Gjithashtu mund të kaloni nga njëri regjim në tjetrin sa herë që ju nevojitet.
*Bixby njeh gjuhët e përzgjedhura. Të tjera do suportohen në të ardhmen.
Bixby do të ndryshojë përgjithmonë mënyrën se si përdorni telefonin tuaj. Sepse ju nevojitet vetëm të hapni kamerën ose të përdorni një imazh për të marrë rezultate menjëherë. Qoftë kur dëshironi të dini më shumë rreth një produkti ose vendi, kur dëshironi të gjeni një restorant pranë ose madje ju nevojitet të përktheni një dokument, mjafton të thërrisni Bixby-n. Nuk është më nevoja të shkruani nëpër kutitë e kërkimit.
*Karakteristikat e disponueshme mund të ndryshojnë sipas vendit ose rajonit. Imazhet e përdorura janë vetëm për qëllime ilustruese.
Keni gjetur atë karrige që po e kërkonit? Hapeni kamerën për të gjetur se ku mund të blini një të tillë.
* Disponueshmëria e këtij opsioni mund të ndryshojë në varësi të vendit.
Fokusojeni kamerën në një pikë të famshme për të marrë informacione të dobishme rreth një vendi dhe se ku të shkoni për drekë.
Drejtojeni kamerën te fjalët në një dokument dhe përkthejeni atë në çast.
Nuk ka më hamendësime. Skanoni etiketën e verës përpara se ta blini për të parë komentet rreth saj në internet.
*Disponueshmëria e veçorisë mund të variojë sipas shtetit.
Gjeni në internet imazhe të ngjashme të maces së bukur që fotografuat një ditë më parë.
Nuk është nevoja për aplikacione të veçanta për skanimin e kodeve QR. Është kamera ajo që e bën të gjithë punën për ju.
Shtypni tastin Bixby ose rrëshqitni djathtas nga ekrani i kyçjes ose ekrani kryesor për të marrë informacion të përshtatur dhe të personalizuar, si edhe hyrje të drejtpërdrejtë te aplikacionet që ju nevojiten sipas momentit, vendit dhe rastit. Sa më shumë që e përdorni telefonin, aq më të mira janë rezultatet që merrni.
Rrëshqitni djathtas për të kontrolluar programin e ditës për ta nisur ditën mbarë.
Të gjitha alarmet kujtuese janë vetëm një rrëshqitje larg, prandaj nuk do të harroni asgjë të rëndësishme.
Kontrolloni numrin e hapave që keni bërë dhe çfarë kanë bërë miqtë tuaj në internet.
Caktoni që Bixby t'ju kujtojë të ujisni lulet kur të dilni nga shtëpia ose të telefononi dikë mbrapsht kur të ktheheni në zyrë. Gjithashtu mund të caktoni që alarmet kujtuese të shfaqen në ekranin e AOD, Bixby Home, ose në ekranin anësor.