Ne kujdesemi shumë për privatësinë tuaj. Prandaj ne aplikojmë mekanizma efikasë që parandalojnë zhbirimet e padëshiruara nga të tjerë, duke i bërë ato jashtëzakonisht praktikë për ju. Aplikohet skanimi i iridës për siguri të rreptë, njohja e fytyrës për shkyçje të menjëhershme të telefonit si dhe siguri jashtëzakonisht e lartë mbrojtëse që e ruan telefonin gjatë të gjithë kohës.

Profili i djathtë i një personi që kryen skanim të iridës në Galaxy S8
Galaxy S8 që mbahet në dorë për skanim të iridës

Skanimi i iridës

Motivet në iridën tuaj janë unike për ju dhe janë praktikisht të pamundura të kopjohen, duke e bërë vërtetimin me anë të iridës një prej mënyrave më të sigurta për të mbajtur telefonin të kyçur dhe përmbajtjen tuaj private.

Ilustrim i syrit brenda një rrethi për skanimin e iridës
  • Ilustrim i syrit brenda një rrethi për skanimin e iridës
    IRIDA
  • Ilustrim i njohjes së fytyrës
    Njohja e fytyrës
  • Ilustrim i një shenje gishti
    Shenja e gishtit
  • Ilustrim i një motivi
    Motivi
  • Ilustrim i një fjalëkalimi
    Fjalëkalimi
  • Ilustrim i një kodi PIN
    PIN

Tre mënyra të pakomplikuara për të shkyçur telefonin

Jeta është shumë më e lehtë dhe më e thjeshtë kur nuk ju duhet të shqetësoheni që të mbani mend edhe një fjalëkalim më shumë, edhe një PIN më shumë. Kjo është arsyeja pse Galaxy S8 dhe S8+ vijnë me tre mënyra të thjeshta për të shkyçur telefonin.

Skaneri i iridës

Hapeni me sytë tuaj

Mbajeni lart Galaxy S8 ose S8+ dhe bashkërenditni sytë me dy rrathët në ekran për të skanuar iridën. Telefoni shkyçet me një shikim.

Rrathët rreth syve të një personi që tregojnë skanimin e iridës
Skaneri i iridës

Njohja e fytyrës

Hapeni me fytyrën tuaj

Ngrijeni telefonin sikur të ishit duke bërë një selfie për të përdorur njohjen e fytyrës. Është një mënyrë e thjeshtë dhe pa mundim për të shkyçur telefonin Galaxy S8 ose S8+.

*Njohja e fytyrës është më pak e sigurt se modeli, PIN ose fjalëkalim.

  • Fytyrat e tre personave të ndryshëm që po dallohen për njohjen e fytyrës në ekranin e Galaxy S8
  • Fytyrat e tre personave të ndryshëm që po dallohen për njohjen e fytyrës në ekranin e Galaxy S8
  • Fytyrat e tre personave të ndryshëm që po dallohen për njohjen e fytyrës në ekranin e Galaxy S8

Skaneri i shenjës së gishtit

Hapeni me një prekje

Ndërsa ngrini telefonin Galaxy S8 ose S8+, gishti juaj shkon në mënyrë të natyrshme te sensori i gjurmës së gishtit në pjesën e pasme dhe shkyçet me një lëvizje të pandërprerë. Nuk është as nevoja që ta zgjoni telefonin në fillim.

Një dorë që mban Galaxy S8 që tregon sensorin e shenjës së gishtit në pjesën e pasme të telefonit
Gisht mbi sensorin transparent të shenjës së gishtit në Galaxy S8
Shenja e gishtit

Dosja e sigurt

Siguroni informacionet tuaja më private

Nëse keni skedarë dhe aplikacione që duhet të mbahen vërtet private, mbajini ato në Dosjen e sigurt. Pasi të shkojnë atje, ato mund të hapen vetëm prej jush. Dhe sistemi Knox i Samsung me siguri jashtëzakonisht të lartë mbrojtjeje do t'i ruajë të sigurta. Për privatësi maksimale, keni gjithashtu opsionin ta bëni Dosjen e sigurt të dukshme vetëm për veten tuaj.

Përmbajtja e Dosjes së sigurt e shfaqur në Galaxy S8

Siguri jashtëzakonisht e lartë mbrojtjeje që nga niveli i çipit

Siguria e shtuar e ofruar nga Samsung Knox është miratuar nga 29 qeveri në të gjithë botën. Siguria e saj në nivel çipi përforcon disa shtresa mbrojtjeje që punojnë në nivelet hardware dhe software. Tek Galaxy S8 dhe S8 +, versioni i përmirësuar i Knox 2.8 është në gjendje t'i mbrojë të dhënat tuaja pa asnjë ndërprerje.

Imazh që tregon shtresat e sigurisë së Knox nga niveli i çipit.
Lëvizje që tregon linjat blu që rrethojnë ikonën e mburojës
Knox Container Shtresë ilustruese e Galaxy S8 që tregon KNOX Container
SE për Android Shtresë ilustruese e Galaxy S8 që tregon SE for Android
TIMA Shtresë ilustruese e Galaxy S8 që tregon TIMA
Secure Boot dhe Trusted Boot Shtresë ilustruese e Galaxy S8 që tregon Secure Boot dhe Trusted Boot
Hardware Root of Trust
Shtresë ilustruese e Galaxy S8 që tregon Hardware Root of Trust
  • Ikonë ilustruese që përshkruan sigurinë jashtëzakonisht të lartë të mbrojtjesShtresë ilustruese e Galaxy S8 që tregon Hardware Root of Trust
  • Ikonë ilustruese që përshkruan mbrojtjen në kohë realeMbrojtja në kohë reale
  • Ikonë ilustruese që përshkruan enkriptimin bazuar në harduerEnkriptim bazuar në harduer
  • Ikonë ilustruese që përshkruan certifikimin mbarëbotërorCertifikim mbarëbotëror

* Të dhënat e çertifikimit të qeverisë të rifreskuara deri në mars 2017.

* Për të aktivizuar Knox Container, kërkohet blerja e licencës Knox.

* TIMA do të thotë - (TrustZone-based Integrity Measurement Architecture) Arkitektura e Matjes së Integritetit bazuar në zonën e konfidencialitetit.