Çfarë do të thotë ‘Gabim në kartën SD’ në Galaxy S9/S9+?
Njoftimi ‘Gabim në kartën SD’ është një veçori e re që ju ndihmon të dalloni defektet në kartën SD.
Mesazhi i gabimit është një paralajmërim që mund të shfaqet edhe nëse karta juaj SD punon mirë për t’ju lajmëruar që karta SD mund të prishet në të ardhmen e afërt.
Kjo veçori e re është një përmirësim që Samsung ka implementuar për të shmangur humbjen e të dhënave dhe përgjigjen e ngadaltë për shkak të defekteve në kartën SD.
Ju lutem vini re: Nëse njoftimi shfaqet vazhdimisht, ju rekomandojmë të arkivoni të dhënat dhe të formatoni ose të ndërroni kartën SD.
Faleminderit për komentin tuaj
Përgjigjju të gjitha pyetjeve.