Çfarë e bën S Pen kaq të veçantë?

Çfarë e bën serinë e telefonave Note të veçantë nga telefonat e tjerë: Stilo S Pen. Dhe, megjithëse çdo S Pen është mbresëlënës, ia kemi vënë vetes detyrë ta përmirësojmë me çdo versin të ri. Prandaj, S Pen e Note10/10+'s është më i miri deri tani! Dhe ka disa funksione dhe specifikime të ndryshme nga stilot S Pen të mëparshme.

S pen duke dalë nga Note10 dhe vetë S Pen

Më rezistues se më parë

Stilot S Pen të modeleve Note8 dhe Note9 përbëheshin nga dy pjesë të veçanta, ndërsa S Pen në modelet Note10/Note10+ është një trup i vetëm, çka e bën më të fortë dhe më rezistues.

Bateri më e mirë

Duke filluar me modelin Note9, S Pen përdor Bluetooth LE (me konsum të ulët të energjisë) që ju jep mundësi ta përdorni stilon si telekomandë dhe ju ofron shumë funksione të bukura. Për shkak të lidhjes Bluetooth, është e nevojshme ta karikoni stilon S Pen herë pas here. 
 

S Pen në Note10/Note10+ kërkon paksa më shumë kohë për t’u karikuar në krahasim me S Pen të Note9, ama zgjat edhe më shumë. Bateria mund të zgjasë deri në 30 minuta përdorim të vazhdueshëm dhe mund të kërkojë më pak se 10 minuta për t’u karikuar plotësisht, që nuk përbën aspak një kohë të gjatë.
 

Ndërsa në modelin Note8, nuk është nevoja ta karikoni stilon S Pen, duke qenë se nuk ka kapacitet lidhjeje Bluetooth LE.

Funksione argëtuese Bluetooth

Përdorimi i stilos si telekomandë e telefonit i mahniti të gjithë, kur u prezantua për herë të parë modeli Note9. Ky funksion të jep mundësi të shkrepësh foto me anë të S Pen, të komandosh prezantime në PowerPoint, të lundrosh në Galeri e shumë gjëra të tjera. 
 

S Pen në Note10/Note10+ i zgjeron edhe më shumë këto mundësi dhe shton veprime “Air actions”! Ky S Pen mund të kuptojë drejtimin e lëvizjes, çka ju jep mundësi të kryeni veprime të caktuara. 


Ndryshoni aplikacionin, funksionet ose veprimet që dëshironi të përdorni me S Pen.
Për ta ndryshuar aplikacionin që hapet,


1. Hapni panelin e njoftimeve, rrëshqitni gishtin mbi ekran për të kaluar më poshtë, mbani të prekur tekstin “S Pen air actions” (veprimet pa prekje me S Pen)
Ose, hapni aplikacionin “Settings” (konfigurime), prekni “Advanced features” “S Pen” “Air actions”

 
2. Prekni “Hold down Pen button to” (mbani të shtypur butonin e stilos për), dhe pastaj përzgjidhni një aplikacion ose funksion. Për t’i ndryshuar veprimet për secilin aplikacion, hapni ndërfaqen e konfigurimeve për komandat pa prekje (Air actions) dhe përzgjidhni një aplikacion në “App actions”. Mund t’i ndryshoni veprimet duke prekur elementet e ndryshme në menynë “Pen button” (butoni i stilos) ose “Gestures” (gjeste)

Si të ndryshohen aplikacionet ose funksionet me S Pen
1 Përcaktoni aplikacionin ose funksionin që dëshironi të hapni ose aktivizoni
2 Përzgjidhni aplikacionin, për të përcaktuar veprimet për secilin aplikacion
3 Përcaktoni veprimet për kamerën dhe aplikacionet e medias

Shënim: Si çdo pajisje Bluetooth, distanca maksimale e përdorimit për S Pen është 10 metra. S Pen e modelit Note8 nuk mund të përdoret si telekomandë apo si komandues pa kontakt.

Krijoni sa t’ju dojë zemra

E kush nuk do të donte ta përdorte menynë e veprimeve “Air actions” (komandimi ka kontakt) për të shkruar apo për të vizatuar? Ky është tashmë një funksion standard në serinë Note. Dhe mos harroni aplikacionin PENUP, me librin digjital të ngjyrosjes.  Mund t’i përdorni këto veçanti në modelet Note8, Note9 dhe Note10/Note10+.
 

Por, Note10/Note10+ ofron më shumë mundësi ndryshimesh dhe kreativiteti se kurrë më parë. Mund të bëni ndryshime më precize me aplikacionin e ri “Video editor”, mund të vizatoni mbi videon me “Screen recorder” dhe mund të ndiheni si artist me aplikacionin e ri “Adobe Rush”. Krahas të gjitha këtyre, telefonat Samsung Note kanë edhe veçanti të reja.  Mund ta ktheni shpejt e shpejt shkrimin e dorës në tekst dhe madje shënimet mund t’i konvertoni në dokumente Microsoft Word!

Faleminderit për komentin tuaj