Pse ekrani me prekje i Galaxy S9/S9+ nuk përgjigjet si duhet?

Për të parandaluar operimin padashur ndërsa mbani pajisjen, ekrani është ndërtuar qëllimisht që të mos përgjigjet kur prekni anët. Si rezultat, pajisja mund të mos dallojë komandat jashtë pjesës kryesore të ekranit me prekje.


Mbrojtëset e ekranit, aksesorët opsionalë, dorezat dhe lagështia mund të bëjnë gjithashtu që ekrani me prekje të funksionojë ngadalë.


Sigurohuni që softueri i pajisjes të përditësohet në versionin më të fundit dhe rindizeni pajisjen për të fshirë çdo problem të përkohshëm softueri.

Rindezja e S9

Nëse pajisja juaj ngrin ose nuk përgjigjet, shtypni dhe mbani shtypur njëkohësisht butonin Energji dhe butonin e uljes së Volumit për më shumë se 7 sekonda për ta rindezur.  

Pse ekrani me prekje i Galaxy S9 plus nuk përgjigjet si duhet

Nëse pasi keni rindezur pajisjen përsëri pajisja ngrin me raste, atëherë ka disa veprime që mund të provoni për të ndihmuar në korrigjimin e këtij problemi:

1 Përdorni menunë Mirëmbajtja e Pajisjes të Galaxy S9 për të ndihmuar në optimizimin e pajisjes dhe për të kontrolluar për “Malware”.
2 Krijoni hapësirë memorieje.
3 Kontrolloni për përditësime softueri për pajisjen tuaj.
4 Kontrolloni pajisjen tuaj në “Modaliteti i sigurt”.
5 Bëni një rivendosje të të dhënave të fabrikës në pajisjen tuaj.

Ju lutem vini re: Para se të bëni rivendosjen e të dhënave të fabrikës, mos harroni të bëni kopje arkivash të të gjitha të dhënave të rëndësishme të ruajtura në pajisje.

Ju lutemi, klikoni butonin "DERGO" më poshtë për të aplikuar komentet tuaja. Faleminderit për pjesëmarrjen tuaj.

Faleminderit për komentin tuaj