Pse Galaxy S9/S9+ nuk po karikohet mirë?

Fillimisht, kontrolloni kabllin e të dhënave, provoni përsëri me një kabëll tjetër ose kontrolloni karikuesin me valë. 

Karikimi mbaron edhe kur pajisja nuk është karikuar plotësisht

Gjatë karikimit me valë ose me kabëll, pajisja dhe karikuesi mund të nxehen shumë. Nëse pajisja nxehet ose temperatura e ambientit rritet, shpejtësia e karikimit mund të bjerë automatikisht.


Nëse bateria arrin një temperaturë të caktuar gjatë karikimit, karikuesi mund të ndalojë së karikuari komplet. Kjo është normale për të parandaluar dëmtimet në pajisje.


Nëse pjesa e poshtme e pajisjes nxehet tepër, kjo mund të jetë për shkak se kablli USB i lidhur është dëmtuar. Ndërroni kabllin USB të dëmtuar me një të ri të aprovuar nga Samsung.


Prisni që pajisja të ftohet dhe filloni karikimin e pajisjes përsëri.

Ju lutem vini re: Përdorni vetëm karikues, bateri, kabllo dhe produkte të aprovuara nga Samsung (për shembull: karikues me valë, kabllo USB, karikues makine, konektor Micro USB, adaptor energjie USB).

Si ta dalloj një karikues me valë të autorizuar kundrejt një karikuesi të paautorizuar?

Karikuesit me valë të paautorizuar nga Samsung mund të mos plotësojnë standardin WPC dhe mund të shkaktojnë probleme me karikimin. Për të shmangur çfarëdo problemi të mundshëm, ju lutem sigurohuni që karikuesi juaj është i autorizuar nga Samsung. Merrni parasysh pikat e mëposhtme:


Logoja Samsung


Logoja Samsung është unike për të gjitha produktet Samsung. Pamja e saj është e drejtë dhe jo e pjerrët siç mund ta shikoni në këtë figurë:

Si ta dalloj nje karikues me vale te autorizuar kundrejt nje karikuesi te paautorizuar

Etiketa e numrit të serisë


Karikuesi i autorizuar nga Samsung do të ketë gjithmonë logon CE si këtu: 

Si ta dalloj nje karikues me vale te autorizuar kundrejt nje karikuesi te paautorizuar

Gjithashtu, fonti i numrit të serisë duhet të jetë më i errët se pjesa tjetër e tekstit:

Si ta dalloj nje karikues me vale te autorizuar kundrejt nje karikuesi te paautorizuar

Ju lutemi, klikoni butonin "DERGO" më poshtë për të aplikuar komentet tuaja. Faleminderit për pjesëmarrjen tuaj.

Faleminderit për komentin tuaj