Pse nuk mundem të shikoj artikujt te Galeria pasi arkivimit në Cloud në Galaxy S9/S9+?

Kur ngarkoni artikuj të galerisë në Samsung Cloud, mund t’i shikoni ata artikuj me pajisjet e tjera të ardhshme. Sidoqoftë, ky opsion i sinkronizimit të galerive midis pajisjeve është i çaktivizuar si standard në Galaxy S9.

 

Ka tre mënyra për të aktivizuar opsionin ‘Sinkronizim i galerisë’. 

Ju lutem vini re: Sigurohuni që të jeni të lidhur me një rrjet Wi-Fi pasi ‘Sinkronizimi i galerisë’ ka nevojë për Wi-Fi për shkak të sasisë së madhe të të dhënave. 

Nëse shfaqet një mesazh që lejon sinkronizimin e galerisë kur hapni galerinë, ju lutem shtypni ‘Ndize’ për sinkronizimin automatik.

Pse nuk mundem të shikoj artikujt te Galeria pasi arkivimit në Cloud në Galaxy S9 plus

Në rast se ky mesazh nuk shfaqet, këtu janë dy metoda për ta sinkronizuar manualisht:    

 

Aktivizimi i ‘Sinkronizimit të galerisë’ përmes ‘Galerisë’

1 Hapni ‘Galeria’.
2 Shtypni për më shumë opsione.
Shtypni për më shumë opsione
3 Zgjidhni ‘Cilësimet’.
Zgjidhni ‘Cilësimet’
4 Rrëshqitni ‘Samsung Cloud’ për të aktivizuar sinkronizimin automatik.

Aktivizimi i ‘Sinkronizimit të galerisë’ përmes ‘Cilësimeve’

1 Hapni ‘Cilësimet’ dhe shtypni ‘Cloud dhe llogaritë’.
2 Shtypni ‘Samsung Cloud’.
3 Shtypni ‘Aktivizo’ në panelin Galeria.

Faleminderit për komentin tuaj

Nuk po e gjeni atë që po kërkoni? Jemi këtu për t'ju ndihmuar.

Telefono

045 620 202

Nga e Hëna deri te Premten : Nga 09:00 deri 17:00

* Për çdo pyetje në lidhje me printerin vizitoni faqen e internetit të "HP" .

Mbështetja në person

Vendodhja e Serviseve

Kërkoni Servisin më të afërt Samsung pranë jush

Na Kontaktoni