Pse tingulli që del nga Galaxy S9/S9+ nuk punon mirë?
Nëse tingulli që del nga telefoni juaj nuk dëgjohet mirë, mund të jetë për shkak se bokset janë lagur ose rrugët e ajrit janë bllokuar.
Nëse pajisja është zhytur në ujë
Megjithëse Galaxy S9 është rezistent ndaj ujit, nëse është zhytur së fundi në ujë, boksi mund të jetë i lagur duke e bërë që të mos punojë mirë.
Fshijeni me butësi pajisjen me një leckë të thatë dhe lëreni të thahet komplet para se ta përdorni pajisjen. Gjithashtu mund të përdorni erë të freskët ose ta shkundni lehtë pajisjen disa herë ndërsa e mbani boksin të drejtuar poshtë.
Kontrolloni nëse rruga e ajrit është bllokuar
Telefonatat hyrëse dëgjohen të çrregullta ose me volum të ulët për shkak të një bllokimi të rrugës së ajrit. Kontrolloni nëse ka aksesorë mbrojtës si qese ose vinile që pengojnë rrugën e ajrit brenda pajisjes.
Ju lutemi, klikoni butonin "DERGO" më poshtë për të aplikuar komentet tuaja. Faleminderit për pjesëmarrjen tuaj.
Faleminderit për komentin tuaj
Përgjigjju të gjitha pyetjeve.