Si ta përdor veçorinë e re Skanim Inteligjent të fytyrës për të hapur Galaxy S9/S9+?

Skanimi Inteligjent përdor fytyrën dhe iridat e syve tuaja së bashku duke rritur sigurinë dhe mundësinë e përdorimit. Kjo veçori ju lejon ta zhbllokoni ekranin pa probleme edhe kur ambienti përreth është shumë i errët ose shumë i shndritshëm.


Nëse ndryshoni metodën e kyçjes së ekranit në Rrëshqit ose Asnjë, të dhënat tuaja biometrike do të fshihen. Nëse doni të përdorni të dhënat tuaja biometrike në aplikacione ose veçori, si për shembull Samsung Pay, duhet të regjistroni të dhënat tuaja biometrike përsëri.

Regjistrimi për Skanimin Inteligjent

1 Hapni Cilësimet dhe shtypni "Ekrani i kyçur dhe siguria".
Shtypni Ekrani i kyçur dhe siguria
2 Shtypni "Skanimi inteligjent".
Shtypni Skanimi inteligjent
3 Zhbllokoni ekranin duke përdorur metodën e caktuar përpara për kyçjen e ekranit. Nëse nuk keni vendosur një metodë për kyçjen e ekranit, krijoni një.
Zhbllokoni ekranin duke përdorur metodën e caktuar përpara për kyçjen e ekranit. Nëse nuk keni vendosur një metodë për kyçjen e ekranit, krijoni një
4 Lexoni udhëzimet në ekran dhe shtypni "Vazhdo".
Lexoni udhëzimet në ekran dhe shtypni Vazhdo
5 Regjistroni fytyrën dhe iridat tuaja duke ndjekur udhëzimet.
Regjistroni fytyrën dhe iridat tuaja duke ndjekur udhëzimet
Shtypni Vazhdo
Mbaje pajisjen tende rreth 25-35cm larg nga fytyra me ekranin te kthyer drejt teje
6 Kur shfaqet një ekran zhbllokimi me skanim inteligjent, shtypni "Aktivizo" për të përdorur fytyrën dhe iridat tuaja për të zhbllokuar ekranin.
Shtypni Aktivizo për të përdorur fytyrën dhe iridat tuaja për të zhbllokuar ekranin

Ju lutemi, klikoni butonin "DERGO" më poshtë për të aplikuar komentet tuaja. Faleminderit për pjesëmarrjen tuaj.

Faleminderit për komentin tuaj