Të drejtat e punës dhe të njeriut

Të drejtat e punës dhe të njeriut

Përpiqemi që
të ruajmë
standardet
më të larta

Përpiqemi që të ruajmë standardet më të larta

Dy gra dhe një burrë janë ulur në karriget e sallonit rreth një tavoline të ulët në një hapësirë ​​të ndritshme zyre dhe po buzëqeshin. Gratë po shtrëngojnë duart. Dy gra dhe një burrë janë ulur në karriget e sallonit rreth një tavoline të ulët në një hapësirë ​​të ndritshme zyre dhe po buzëqeshin. Gratë po shtrëngojnë duart.

Respektojmë lirinë dhe të drejtat themelore që gëzojnë të gjithë njerëzit

Krijojmë mundësi të barabarta për të gjithë punonjësit dhe aplikuesit tanë, si edhe nuk tolerojmë asnjë lloj diskriminimi. Gjithashtu respektojmë lirinë e mbledhjes për të gjithë punonjësit tanë. Për më tej, përpiqemi të përfshijmë dhe integrojmë respektin për të drejtat e njeriut në biznesin tonë, me qëllim që të mbrojmë dhe promovojmë të drejtat e punonjësve dhe njerëzve tanë në zinxhirin tonë të furnizimit.

Kuadri ynë i punës dhe të drejtave të njeriut

Duke mbështetur fuqimisht Parimet Udhëheqëse të OKB-së lidhur me biznesin dhe të drejtat e njeriut (UNGP), kemi përcaktuar dhe përfshirë kuadrin tonë përsa u takon të drejtave të njeriut, për identifikimin, parandalimin, zbutjen dhe parashikimin e çdo ndikimi që bie në kundërshtim me të drejtat e njeriut anembanë veprimtarive të biznesit tonë.

Gjithashtu përpiqemi të sigurojmë që furnitorët tanë të drejtpërdrejtë të shqyrtojnë në të njëjtin nivel rreziqet lidhur me të drejtat e njeriut gjatë veprimtarive tona dhe të tyre. Më tej, i detyrojmë ata që edhe furnitorët e tyre dhe nënfurnitorët e Samsung të zbatojnë të njëjtin nivel të politikave të mjedisit tonë të punës.

Një diagram i gjashtë të Drejtave dhe Parimeve, i shfaqur në një unazë të formave gjashtëkëndore: Politikat, zelli i duhur, mundësia për shërim, transparenca dhe raportimi, angazhimi i palëve të interesuara dhe qeverisja. Një diagram i gjashtë të Drejtave dhe Parimeve, i shfaqur në një unazë të formave gjashtëkëndore: Politikat, zelli i duhur, mundësia për shërim, transparenca dhe raportimi, angazhimi i palëve të interesuara dhe qeverisja.

Administrata

Komiteti ynë i çështjeve globale të punës (GLI) menaxhon ndikimet dhe rreziqet që lidhen me punën dhe të drejtat e njeriut. Komiteti GLI që mblidhet çdo dy javë për të diskutuar çështje të punës dhe të drejtave të njeriut, përbëhet nga drejtues dhe punonjës të niveleve të ndryshme që vijnë nga gjashtë fusha (Skuadra e Burimeve Njerëzore, Zyra Ligjore, Qendra e Bashkëpunimit të Partnerëve, Qendra e Qëndrueshmërisë Korporative, Qendra Globale EHS, Skuadra e Marrëdhënieve me Investitorët). Çdo çështje e rëndësishme shkon deri tek Këshilli i Qëndrueshmërisë, i cili përbëhet nga drejtues të rëndësishëm dhe më pas raportohet tek menaxhuesit e nivelit të lartë.

Një imazh ilustrues i kornizës në formë piramide. Bordi i Drejtorëve, Komiteti i Qeverisjes, Këshilli i Qëndrueshmërisë , Komiteti GLI (Çështjet Globale të Punës) vendosen nga lart poshtë. Një imazh ilustrues i kornizës në formë piramide. Bordi i Drejtorëve, Komiteti i Qeverisjes, Këshilli i Qëndrueshmërisë , Komiteti GLI (Çështjet Globale të Punës) vendosen nga lart poshtë.

Politikat

Kemi vendosur një paketë politikash të punës dhe të drejtave të njeriut bazuar në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, Parimet Udhëheqëse të OKB-së lidhur me Biznesin dhe të Drejtat e Njeriut (UNGP); Organizatën e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik (OECD)-Udhëzimet për Sipërmarrjet Shumëkombëshe; Konventën e OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve (UNCRC); Organizatën Ndërkombëtare e Punës (ILO)-Deklaratën e Parimeve Themelore dhe të Drejtat në Punë. Respektojmë kodin e sjelljes së Aleancës për Biznesin Përgjegjës (RBA) dhe veprojmë në përputhje me ligjet dhe rregulloret e vendeve ku operon biznesi ynë.

Një pamje nga afër e duarve të një burri që po shtyp butona në një kompjuter laptop, me një imazh të ilustruar të një dokumenti me një listë inventari të projektuar para ekranit të kompjuterit. Një pamje nga afër e duarve të një burri që po shtyp butona në një kompjuter laptop, me një imazh të ilustruar të një dokumenti me një listë inventari të projektuar para ekranit të kompjuterit.

Kodi global i sjelljes dhe udhëzimet

Të gjithë punonjësit janë të detyruar të zbatojnë ‘Kodin Global të Sjelljes’ dhe ‘Udhëzimet për Drejtimin e Biznesit’, të cilat janë pjesë të përpjekjeve tona për një përgjegjshmëri më të lartë në veprimtaritë tona të biznesit.

Politikat e punës

Zhvillojmë dhe zbatojmë një sërë politikash dedikuar mbrojtjes së grupeve të dobta.

  • Politika e Ndalimit të Punës së Fëmijëve
    379 KB
  • Politika për punonjësit imigrantë
    658 KB
  • Politika e punës së studentëve në Kinë
    185 KB
  • Udhëzime për trajnimin e praktikantëve në Indi
    179 KB
  • Udhëzime për parandalimin e ngacmimit
    168 KB

U kemi ofruar punonjësve tanë programe të personalizuara të trajnimit në çdo qendër pune, për të qenë në përputhje me politikat tona të të drejtave të njeriut dhe kemi rritur ndërgjegjshmërinë lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut. Në bashkëpunim me agjencitë e OKB-së, si edhe me organizatat e specializuara të biznesit dhe arsimimit lidhur me të drejtat e njeriut, përpiqemi që të rrisim aftësitë e tyre për tu ballafaquar me tema që lidhen me punën dhe të drejtat e njeriut, duke iu ofruar trajnime të dedikuara sipas roleve në punë. Pas zhvillimit të materialeve të trajnimit të personalizuara sipas përgjegjësive në punë të të gjithë punonjësve, në bashkëpunim me BSR, kemi propozuar programin tonë gjithëpërfshirës 2020 për trajnimin lidhur me çështjet e punës dhe të drejtat e njeriut. Do të vazhdojmë të ofrojmë trajnime të personalizuara mbi çfarëdolloj teme të rëndësishme.

Kujdesi i duhur

Vëmë në veprim një sistem të pajisur me dy protokolle, të brendshëm dhe të jashtëm, për të identifikuar dhe kontrolluar rreziqet që cënojnë të drejtat e njeriut në qendrat tona të punës dhe anembanë zinxhirit tonë furnizues.

Një burrë i veshur me një jelek sigurie neoni dhe një grua e veshur me kostum serioz pune janë duke qëndruar pranë rafteve në një depo të madhe paketimi dhe duke iu referuar një liste në tabelë. Një burrë i veshur me një jelek sigurie neoni dhe një grua e veshur me kostum serioz pune janë duke qëndruar pranë rafteve në një depo të madhe paketimi dhe duke iu referuar një liste në tabelë.

Qendrat tona të punës

Vlerësojmë nivelin e përputhshmërise të punës dhe të të drejtave të njeriut, si edhe kontrollojmë veprimtaritë me qëllim përmirësimi, duke përdorur tre protokolle të ndryshme; kontrolli në qendrën RBA, vlerësimin e rrezikut të brendshëm në Samsung Electronics, vlerësimin e ndikimit tek të drejtat e njeriut (HRIA).

Një pamje nga afër e duarve me doreza të një personi që vendos smartfonët Galaxy S21 në kuti paketimi të zeza në një sipërfaqe të gjelbër pune. Një pamje nga afër e duarve me doreza të një personi që vendos smartfonët Galaxy S21 në kuti paketimi të zeza në një sipërfaqe të gjelbër pune.

Kontrolli në qendër i Aleancës për Biznesin Përgjegjës

Si anëtar i Aleancës për Biznesin e Përgjegjshëm (RBA), zbatojmë Kodin e Sjelljes RBA në qendrën tonë të menaxhimit. Bazuar në rezultatet e RBA SAQ (Pyetësori i Vetëvlerësimit) të qendrave tona të punës, përzgjedhim gjashtë apo shtatë prej tyre çdo vit dhe zbatojmë protokollin e kontrollit në qendër RBA për të identifikuar rreziqet e mjedisit të punës në ato qendra. Sipas protokollit, një firmë e miratuar nga RBA si palë e tretë kontrollore, kryen kontrollin lidhur me punën, shëndetin, sigurinë, mjedisin etikën dhe sistemin e menaxhimit. Nëse zbulohet diçka, qendrat e punës do të aktivizojnë dhe zbatojnë planin e veprimit korrigjues.

Procesi i vlerësimit të rrezikut të
brendshëm në Samsung Electronics

  • 01. Përzgjedhja e objektivave të vlerësimit

    Çdo vit, përzgjidhen gjashtë deri në shtatë qendra pune, të cilave u kërkohet të rrisin kapacitetin dhe të bëjnë përmirësime
    të përgjithshme bazuar në monitorimin e
    rezultateve të vlerësimit të sistemit.

    Sistemi ynë i monitorimit
    të qendrës së punës

    Mbështet përforcimin e standardeve të
    punës e të të drejtave të njeriut,
    si dhe përputhshmërinë menaxhuese, si
    një sistem monitorimi për vlerësuar
    mjedisin
    tonë të punës, kulturën në qendrën e punës, përfaqësuesit dhe menaxhimin e furnitorëve etj.

  • 02. Ngritja e skuadrës së kontrollit

    Organizimi i një grupi ekspertësh të përbërë nga punonjës të kualifikuar, përfshi kontrollorë të çertifikuar RBA.

  • 03. Vetëvlerësim

    Vetëvlerësimi i qendrave të punës bazuar në listën e shenjimeve të inspektimit

  • 04. Kontrolle në qendrat e punës

    Kryerja e kontrollit në qendër bazuar në standardet e Samsung Electronics

  • 05. Menaxhimi në vazhdim

    Shpërndarja e rezultateve të inspektimit tek skuadra e menaxhimit të qendrave përkatëse të punës

    Hartimi i planeve të përmirësimi për të ardhmen dhe masa për të parandaluar ripërsëritjen brenda një jave nga kryerja
    e inspektimit

    Zbatimi i detyrave të përmirësimit duke
    krijuar një task forcë të përbërë nga
    specialistë të burimeve njerëzore dhe të sigurisë mjedisore

    Monitorimi i progresit të detyrave të përmirësimit mbi një bazë mujore, nëpërmjet sistemit të monitorimit në qendrën e punës

Vlerësimi i ndikimit tek të drejtat e njeriut (HRIA)

Kryejmë vlerësime të ndikimit tek të drejtat e njeriut për të identifikuar rreziqet e mundshme dhe aktuale, si edhe ndikimet e dëmshme që mund të kemi shkaktuar tek të drejtat e njeriut, të cilat lidhen me apo janë shkaktuar prej. Vlerësimi ynë i parë i ndikimit tek të drejtat e njeriut u krye në Vietnam në 2018. Në atë kohë, për të ruajtur një pikëpamje objektive në proces, bashkëpunuam me BSR (Biznes për Përgjegjësi Sociale), një organizatë jofitimprurëse e specializuar në biznes dhe në të drejtat e njeriut.

Përpiqemi të zgjidhim çështjet e identifikuara në kujdesin e duhur me korrigjimin, zbutjen dhe parandalimin e masave të zbatuara, përfshi zhvillimin dhe rishikimin e politikave, ofrimin e programeve për strukturimin e kapacitetit dhe përmirësimin e proceseve të punës anembanë operacioneve tona.

Zinxhiri i furnizimit

Përshtasim kodin tonë të sjelljes së furnitorëve me kodin e sjelljes RBA dhe shpërndajmë azhurnimet tek furnitorët. Ofrojmë gjithashtu edhe një udhëzues për t’i ndihmuar ata që të respektojnë kodin e sjelljes dhe të zbatojnë një menaxhim të përshtatshëm në operacionet e tyre. Kontrollojmë rregullisht furnitorët tanë në përputhje me standartet e verifikimit RBA për të qenë të sigurtë se i idenfikojnë shqetësimet dhe bëjnë përmirësimet e nevojshme. Edhe furnitorëve tanë të nivelit të parë u kërkohet që të inkurajojnë furnitorët e tyre apo nënfurnitorët e Samsung që të sigurojnë një mjedis pune të sigurt.

Një pamje nga afër e një burri që mban një helmetë sigurie, syze sigurie dhe doreza të trasha. Ai është jashtë dhe mban një pjesë të vogël të lëndës së parë metalike përpara fytyrës së tij drejt kamerës. Një pamje nga afër e një burri që mban një helmetë sigurie, syze sigurie dhe doreza të trasha. Ai është jashtë dhe mban një pjesë të vogël të lëndës së parë metalike përpara fytyrës së tij drejt kamerës.

Mundësia e përdorimit të ripërtëritjes

Procedura jonë e rezolutës së ankimimit bazohet në “Kriterin efektiv të mekanizmit ankimor joligjor” firmosur në klauzolën e 31 të parimeve udhëheqëse të OKB-së lidhur me biznesin dhe të drejtat e njeriut. Gjithëkush mund të bëjë një ankim formal dhe nuk duhet të diskriminohet apo t’i cënohet paga për ankimimin e paraqitur. Përpiqemi të sigurojmë që procedura të jetë transparente dhe të drejtat e atyre që janë të përfshirë të respektohen në të gjitha stadet e procedurës. Garantojmë gjithashtu edhe anonimitetin e cilido që kryen një ankim.

Një pamje nga afër e duarve të 3-4 njerëzve të bashkuara dhe me pëllëmbët e mbledhura njëra mbi tjetrën në një gjest të grupit që kudjeset. Një pamje nga afër e duarve të 3-4 njerëzve të bashkuara dhe me pëllëmbët e mbledhura njëra mbi tjetrën në një gjest të grupit që kudjeset.

Kanalet e raportimit të ankimit

Veprojmë nëpërmjet kanaleve të ndryshme të ankimit duke marrë në konsideratë karakteristikat e qendrës së punës dhe situatat vendore.

01. Në internet

Intraneti i Kompanisë

02. Jo në internet

Kutitë e sugjerimeve vendosen në zonat pa CCTV

03. Hotline

Telefono ose dërgo email

04. Komiteti

Këshilli i punës, komiteti i punonjësve

05. Celular

Aplikacioni i intranetit të kompanisë

06. SNS

Kanali i komunikimit të kompanisë

※ Kanalet për grupet e jashtme të interesit : https://sec-audit.com | adresa e email-it : civilsociety@samsung.com

※ Kanalet për grupet e jashtme të interesit :
    https://sec-audit.com
    adresa e email-it : civilsociety@samsung.com

Procedura e zgjidhjes së ankimit

  • 01

    Raporti i ankimit

    Njoftimi i
    marrjes
    brenda 24
    orëve

    Punonjësit dhe
    grupet
    e jashtme
    të interesit
    raportojnë të
    gjitha ankimeve lidhur
    me kompaninë

    Caktohet një
    menaxher i çështjes

  • 02

    Konfirmimi dhe
    rishikimi i ankimit

    Brenda 5 ditëve nga
    momenti i marrjes

    Konfirmimi i detajeve
    dhe
    fakteve të raportuara
    në ankim

    Dëgjimi i
    ankimit lidhur
    me masat e
    dëshiruara

    Rishikimi i
    masave
    ripërtëritëse sipas
    detajeve të
    konfirmuara

  • 03

    Njoftimet e rezultateve

    Brenda 7 ditëve nga momenti
    i marrjes

    Dhënia e rezultateve
    të rishikimit
    dhe marrja
    e përgjigjes
    nga ankimuesi

  • 04

    Zgjidhja e ankimit

    Ndryshon në varësi të çështjes

    Ankimi zgjidhet nëpërmjet
    masave sikurse trajnimi,
    veprime
    disiplinore
    ndaj të akuzuarit,
    dhënia e informacionit
    të nevojshëm apo mbështetje
    dhe përmirësim
    i infrastrukturës,
    politikat
    dhe
    procedurat
    përkatëse

※ Nëse çdo hap nuk përpunohet brenda harkut kohor të
caktuar për shkak të një arsyeje të arsyeshme, ankimuesi do të
njoftohet për arsyen specifike

Transparenca dhe raportimi

Raportojmë me përpikmëri se si e respektojmë punën dhe të drejtat e njeriut anembanë veprimtarive tona të biznesit në raportin tonë të qëndrueshmërisë, ndër të tjera bazuar në standardet GRI.

Gjithashtu, bazuar në Aktin e Skllavërisë Moderne në Mbretërinë e Bashkuar, raportojmë deklaratën tonë vjetore në regjistrin e skllavërisë moderne.
Jemi një ndër kompanitë e përzgjedhura nga dy tipe industrishë me më ndikim; Tipi i Korporatës për të Drejtat e Njeriut (CHRB) dhe Njihe Zinxhirin (KTC). Ndërsa CHRB fokusohet në krahasimin dhe vlerësimin e kompanive lidhur me të drejtat e njeriut dhe të punës, KTC përqëndrohet në çështjet e punës së detyruar.

Imazhi nga lart i një kompjuteri laptop, një filxhan kafe dhe një kopje të lidhur dhe të printuar të Deklaratës së Akteve të Skllavërisë Moderne të Samsung Electronics mbi një tavolinë. Imazhi nga lart i një kompjuteri laptop, një filxhan kafe dhe një kopje të lidhur dhe të printuar të Deklaratës së Akteve të Skllavërisë Moderne të Samsung Electronics mbi një tavolinë.

Angazhimi i palëve të interesit

Vazhdojmë të angazhohemi me grupet globale të interesit për të nxitur zhvillimin e kulturës së respektimit të të drejtave të njeriut jo vetëm në biznesin tonë, por edhe në industrinë tonë. Gjatë zhvillimit të politikave dhe programeve të trajnimit, bashkëpunojmë me organizata apo agjenci të specializuara në të drejtat e njeriut dhe marrim pjesë në nisma të ndryshme shumëpalëshe.

Që më 2018, kemi mikpritur çdo vit forum me shumë grupe interesi në Vietnam. Më 2020, zhvilluam forumin e 3-të të bashkëpunimit me VCCI (Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Vitenamit) dhe VGCL (Federatën e Përgjithshme Vietnameze të Punës) dhe kemi folur mbi temën ""Covid-19 Menaxhimi i Krizës, Masat kundërvepruese, Menaxhimi i Burimeve Njerëzore dhe Ndryshimet Teknologjike pas Pandemisë Covid-19"". Forumi mirëpriti më shumë se 200 grupe interesi, përfshi specialistë dhe të ftuar nga OJQ, media dhe akademikë.

Një foto e Presidentit të Samsung Vietnam duke folur në Forumin shumëpalësh të interesit Samsung 2020: “Menaxhimi i krizës në një mënyrë me përgjegjësi shoqërore: Ndarja e përvojave nga përballja me pandeminë Covid-19" në Hanoi, Vietnam. Një foto e Presidentit të Samsung Vietnam duke folur në Forumin shumëpalësh të interesit Samsung 2020: “Menaxhimi i krizës në një mënyrë me përgjegjësi shoqërore: Ndarja e përvojave nga përballja me pandeminë Covid-19" në Hanoi, Vietnam.

Në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare të Imigracionit (IOM) kemi organizuar seminare të ndryshme lidhur me skllavërinë moderne dhe rekrutimin etik, ku kanë marrë pjesë edhe punonjësit tanë, furnitorët dhe partnerët e biznesit në qendrat e punës në Hungari, Sllovaki dhe Malajzi. Seminaret shërbyen si një mundësi fantastike për të rritur ndërgjegjshmërinë lidhur me mbrojtjen e të drejtave të njeriut të punëtorëve imigrantë dhe për të transmetuar rëndësinë e çrrënjosjes së punës së detyruar.

Gjatë bashkëpunimit tonë me Agjencinë Gjermane të Zhvillimit (GIZ) dhe partnerë sikurse BMW Group dhe BASF kemi propozuar ""Kobalti për Zhvillim (C4D)"", një projekt pilot në një minierë artizanale kobalti në Republikën Demokratike të Kongos. Si pjesë e projektit, po realizojmë veprimtari të ndryshme për të kontribuar në transferimin e progresit real tek komunitetet vendore, si për shembull ofrimi i trajnimeve të punësimit të sigurt për minatorët vendorë dhe ndërtimi i një shkolle fillore për fëmijët në vend.