Zinxhiri i furnizimit për qëndrueshmërinë

Zinxhiri i furnizimit për qëndrueshmërinë

Sigurojmë që materialet
tona të jenë prodhuar në
mënyrë etike dhe të
përgjegjshme

Sigurojmë që materialet tona të jenë prodhuar në mënyrë etike dhe të përgjegjshme

Mbështesim furnitorët tanë në ndërtimin një konkurrence më
të fortë, në mënyrë që të krijojmë një ekosistem korporativ të
arsyeshëm dhe një zinxhiri të furnizimit për qëndrueshmërinë

Mbështesim furnitorët tanë në ndërtimin një konkurrence më të fortë, në mënyrë që të krijojmë një ekosistem korporativ të arsyeshëm dhe një zinxhiri të furnizimit për qëndrueshmërinë

Një pamje nga afër e duarve të një grupi njerëzish, pëllëmbët e të cilëve janë bërë pirg njëri mbi tjetrin në një gjest bashkëpunues. Një pamje nga afër e duarve të një grupi njerëzish, pëllëmbët e të cilëve janë bërë pirg njëri mbi tjetrin në një gjest bashkëpunues.

Në bashkëpunim me furnitorët tanë anembanë globit, vazhdojmë të punojmë për një ekosistem të qëndrueshëm biznesi bazuar në filozofinë e ndershmërisë, hapjes dhe prosperitetit të përbashkët.
Ndihmojmë furnitorët tanë që të operojnë në përputhje me ligjet dhe standardet globale për të plotësuar përgjegjësitë mjedisore dhe sociale. Kemi vënë në funksionim gjithashtu edhe një sistem menaxhimi të rrezikut
për të minimizuar shkeljet e të drejtave të njeriut dhe ndikimet mjedisore në proceset minerale në zonat me rrezik të lartë.

Strategjia e menaxhimit të zinxhirit të furnizimit

Ekonomik

Sigurojmë një gjithëpërfshirje të anës konkurrues në kosto, shpërndarje, cilësi, teknologji dhe burime njerëzore në mënyrë që të arrihet maksimumi i sinergjisë, shpejtësisë dhe efikasitetit me furnitorët tanë dhe krijojmë një ekosistem korporativ që nxit rritjen e qëndrueshme.

Një ikonë e një grafiku shirit me një shigjetë mbi të për të ilustruar rritjen ekonomike. Një ikonë e një grafiku shirit me një shigjetë mbi të për të ilustruar rritjen ekonomike.

Sociale

Kërkojmë që standardet dhe rregulloret ndërkombëtare të respektohen në zonat e menaxhimit të të drejtave të njeriut, në mjedisin e punës, etikë, si dhe në kuadrin e çështjeve të konflikteve minerale, me qëllim që të ndërtojmë një sistem të besueshëm menaxhimi të hapur e transparent, ku angazhohen të gjithë grupet e interesit së bashku me zinxhirin furnizues.

Një ikonë e një globi për të ilustruar menaxhimin shoqëror. Një ikonë e një globi për të ilustruar menaxhimin shoqëror.

Mjedisor

Punojmë vetëm me furnitorë të çertifikuar si Eko-Partner, në mënyrë që të vlerësojmë dhe menaxhojmë ndikimin mjedisor që mund të kenë elementë e tyre përbërës me materiale të papërpunuara dhe proceset e prodhimit.

Një ikonë e një gjethe të vogël në një kërcell për të ilustruar menaxhimin e mjedisit. Një ikonë e një gjethe të vogël në një kërcell për të ilustruar menaxhimin e mjedisit.
  • Operacion i
    furnitorit

  • Bashkëpunimi
    me partnerë

  • Mjedisi i punës
    së furnitorit

  • Menaxhimi i konfliktit
    të mineraleve

Operacion i furnitorit

Samsung Electronics përpiqet të ndërtojë partneritete strategjike me furnitorët që punojnë më mirë bazuar në besimin e ndërsjellë. Kjo është arsyeja pse ne zbatojmë një proces të drejtë dhe transparent gjatë funksionimit të sistemit të regjistrimit të furnitorëve për furnitorët e rinj gjatë kryerjes së vlerësimeve vjetore për t'u ardhur në ndihmë atyre në përforcimin e avantazheve konkurruese dhe në pakësimin e rreziqeve përkatëse. Çdo kompani që dëshiron të paraqesë aftësinë tuaj dalluese teknologjike dhe dëshiron të bëjë biznes me Samsung, mund të paraqesi në çdo moment propozimet e veta të bizneseve të reja në faqen tonë të internetit të furnitorit (www.secbuy.com). Qendra jonë e prokurimit ndërkombëtar (IPC) shërben si një nyje prokurimi dhe IPC na mundëson identifikimin e furnitorëve më të shkëlqyer në rajone strategjikisht të rëndësishme anembanë globit.

Një burrë korean dhe një i bardhë të veshur me kostum pune duke qëndruar jashtë dhe duke shtrënguar duart. Njeriu i bardhë mban një çantë në dorën tjetër. Një burrë korean dhe një i bardhë të veshur me kostum pune duke qëndruar jashtë dhe duke shtrënguar duart. Njeriu i bardhë mban një çantë në dorën tjetër.

Kërkesat për regjistrimin e furnitorëve të rinj

  • Mjedisi dhe siguria

    I kërkohet furnitorëve që t’i përmbahen kritereve të caktuara në 22 nene, të cilat përfshijnë sigurinë në punë, pajisjet për parandalimin e zjarrit, shëndetin në punë, substancat e rrezikshme dhe strukturat mjedisore. Nëntë pikat e detyrueshme të pajtueshmërisë : Pajisje për parandalimin e zjarrit, substancat e rrezikshme dhe mbeturinat, strukturat e kanaleve të mbetjeve ujore, etj.

  • Të drejtat e punës

    Kërkohet që furnitorët të respektojnë kriteret e caktuara në 20 nene, përfshi punën vullnetare, përputhshmërinë me rregulloret e orëve të punës dhe të ndalojnë diskriminimin.
    Tre pika e detyrueshme të pajtueshmërise : Ndalimi i punës
    së fëmijëve, garancia e pagës minimale dhe ndalimi i trajtimit çnjerëzor.

  • Eko-Partner

    Lidhur me produktet, kontrollohet politika mjedisore, arsimimi dhe trajnimi, si edhe përdorimi i substancave të rrezikshme. Bëhet biznes vetëm me furnitorë të çertifikuar si Eko-Partner.

Procesi dhe kriteret e vlerësimit vjetor të furnitorit

  • 01

    Vetëvlerësim gjatë gjithë vitit

    Furnitorët kryejnë vetëvlerësim bazuar në pikat e vlerësimit që lidhen me konkurrencën dhe qëndrueshmërinë
    e biznesit.

  • 02

    Vetëpërmirësimi

    Furnitorët përcaktojnë nga ana e tyre përmirësimet e nevojshme dhe bëjnë përmirësime.
    Samsung kontrollon rreziqet dhe jep përgjigje

  • 03

    Vlerësimi

    Furnitorët njoftohen çdo
    fund viti rreth rezultateve përfundimtare të vlerësimit të tyre

  • 04

    Pas-menaxhimi

    Furnitorët zhvillojnë dhe zbatojnë plane përmirësimi dhe Samsung ofron ndihmë

Pikat e vlerësimit për konkurrencën e biznesit

  • Teknologjia

    Pronësia e patentave
    teknologjike dhe investimet
    në hulumtim dhe zhvillim

  • Cilësia

    Çertifikimi i normave
    të dështimit dhe sistemi
    i menaxhimit cilësor

  • Aftësia Reaguese

    Angazhimi në
    politikat dhe veprimtaritë
    tona për inovacion

  • Shpërndarja

    Shpërndarja dhe
    dërgimi në kohë

  • Kostoja

    Rritja e çmimit të vlerave
    të transaksioneve dhe
    konkurrenca e kostos

Pikat e vlerësimit për qëndrueshmërinë

  • EHS

    Siguria në qendrën e
    punës dhe çertifikimi
    ndërkombëtar

  • Financa

    Klasifikimi i kredisë
    dhe raporti i borxhit

  • Ligji (Social)

    Të drejtat e punës dhe
    të njeriut në qendrën
    e punës dhe antikorrupsioni

Ndihmojmë partnerët tanë që të jenë më të mirët

Për të ndjekur filozofinë tonë të biznesit, ku "avantazhi ynë konkurrues në Samsung Electronics vjen nga avantazhet konkurruese të furnitorëve tanë",
të menaxhimit të favorshëm për të përfshirë furnizuesit vendas dhe të huaj. Ne ofrojmë një gamë të gjerë programesh për mbështetjen e financimit, arsimit dhe
pinovacionit për tu siguruar që furnizuesit tanë të bëhen konkurrues në shkallë globale.

  • 974

    miliardë

    KRW

    Investimet në Fondet
    e Bashkëpunimit të
    Favorshëm

    Fondi

    Krijimi i fondeve të vlerësuara me 1 trilion KRW
    me bankat tregtare

  • 16,756

    Persona

    Pjesëmarrësit në
    trajnimin e furnitorëve

    Strukturimi i kapacitetit të punonjësve

    Ofrojmë udhëheqje, ekspertizë të punës, kurseve
    globale dhe të tjera,
    duke përdorur strukturën tonë të trajnimit vetëm për furnitorët

  • 375

    kompani

    Furnizuesit që morën mbështetje
    nga fabrika inteligjente

    Nisma për inovacion

    Ndihmojmë 1,000 furnitorë dhe kompani të
    vogla e të mesme pa
    marrëdhënie biznesi me Samsung
    anembanë vendit, duke përmirësuar kapacitetin
    e tyre prodhues

[Rezultatet e 2020-ës lidhur me programet tona kryesore Të Gjithë Fitojnë]

Ndihmojmë furnitorët tanë të nivelit të parë dhe të dytë duke u dhënë zë ankimimeve të tyre nëpërmjet linjës sonë telefonike të drejtpërdrejtë (+82-80-200-3300), email-it (ssvoc@samsung.com), sistemittë sinjalizimit në faqen e internetit (www.secbuy.com), nëpërmjet konsultimeve me furnitorët në qendrën e punës, si edhe nëpërmjet takimeve të ndryshme shkëmbyese.

Kodi i sjelljes së furnitorit dhe udhëzuesi

E përshtasim Kodin e Sjelljes së Furnitorit me atë të RBA-së dhe i shpërndajmë azhornimet tek furnitorët. Ofrojmë gjithashtu edhe një udhëzues për t’i ndihmuar që ta zbatojnë kodin dhe të jenë në një linjë me menaxhimin.

  • Kodi i sjelljes së furnitorit
    237 KB
  • Kodit i sjelljes së furnitorit dhe Udhëzuesi
    2.5 MB

Sigurimi i një vendi pune të sigurtë për të gjithë

Kontrollojmë rregullisht të gjithë furnitorët tanë në përputhje me standardet e verifikimit të RBA (Aleanca për Biznesin Përgjegjës), për të idenfikuar shqetësime dhe për të bërë përmirësimet e nevojshme. Ndërsa inkurajojmë furnitorët tanë të nivelit të parë që të krijojnë një vend të sigurt të punës, një angazhim i tillë ndaj sigurisë në vendin e punës shtrihet tek furnitorët tanë të nivelit të dytë përmes furnitorëve tanë të nivelit të parë.

Vetëvlerësim

Vetëvlerësimi vjetor i gjithë furnitorëve të drejtpërdrejtë, duke përdorur listën shenjuese bazuar në kriterin 85 të RBA

Kontrolle në qendër

Kontrolle në qendër i furnitorëve me rrezik të lartë për të identifikuar detyra përmirësuese.

Furnitorë me rrezik të lartë : Ndikim i lartë bazuar në volumin e biznesit apo varësinë, me vendndodhje në vende gjeopolitikisht me rrezik të lartë, nivel i ulët i vetëvlerësimit ose të dyshuar

Kryer nga personeli i posaçëm i pavarur për kontrollin, udhëhequr nga kontrollorët e çertifikuar RBA

Rrënja katrore e numrit gjithsej të punonjësve të furnitorëve të intervistuar

Kontrolle të palëve të treta

Të çertifikuar RBA, firmat e kontrollit si palë e tretë, përzgjedhin furnitorë në mënyrë rastësore dhe kryejnë kontrolle fillestare bazuar në kriteret RBA

Shpallet vetëm përzgjedhja e objektivit dhe nuk shpërndahet kalendari specifik për të siguruar kontrolle më të kujdesshme që nga viti 2015

Ndërmarrja veprimeve në çast lidhur me detyra që mund të kryen menjëherë. Rezultatet e verifikuara nga mbyllja e kontrolleve

Furnitorët tanë

Nxjerrja e përgjegjshme e mineraleve

Samsung Electronics përdor një sistem administrimi mineralesh sipas dokumentit "Udhëzim për kujdesin e duhur OECD për zinxhirë furnizimi të përgjegjshëm të mineraleve nga zonat me konflikte dhe me rrezik të lartë" si dhe administron fonderitë në zinxhirin e furnizimit nëpërmjet furnitorëve me të cilët punojmë. E shpërndajmë aktivisht listën e fonderive me grupet e ndryshme të interesit, duke përfshirë këtu dhe klientët tanë. Përveç kësaj, inkurajojmë furnitorët që të krijojnë partneritete me partnerë të fonderive të çertifikuar nga RMAP (Procesi i sigurisë së mineraleve të përgjegjëshme) dhe të kërkojnë që fonderitë e paçertifikuar në zinxhirin tonë të furnizimit të çertifikohen nga RMAP. Raporti i mineraleve të përgjegjshme përfshi listën e fonderive dhe informacione të tjera, thekson përpjekjet e Samsung Electronics’ për të minimizuar ndikimet negative sociale dhe mjedisore të operacioneve të nxjerrjes së mineraleve, që janë të ndjeshme ndaj shkeljes së të drejtave të njeriut dhe shkatërrimit mjedisor.

Procesi i kujdesit që duhet treguar për mineralet e Samsung Electronics bazuar në Udhëzimet e OECD-së për kujdesin e duhur

Një shikim nga afër i duarve të një personi me doreza të trasha, duke mbajtur një kapicë të vogël të mineraleve të papërpunuara me ngjyrë gri. Një shikim nga afër i duarve të një personi me doreza të trasha, duke mbajtur një kapicë të vogël të mineraleve të papërpunuara me ngjyrë gri.
  • Raporti i Samsung Electronics mbi përgjegjshmërinë minerale
    1.2 MB

Lista e fonderive dhe e rafinerive

(Që nga fundi i dhjetorit 2020)

Çertifikimi
u krye
Çertifikimi
po kryhet
Totali
Tantalum
(Ta)
38 - 38
Kallaj
(Sn)
53 - 53
Tungsten
(W)
42 - 42
Ar
(Au)
107 - 107
※ Kobalt
(Co)
- - 27