Galaxy Tab A (2019)

Galaxy Tab A (2019)

SM-T515NZKDSEE

  • Argëtimi i brezit të ardhshëm në formën e tabletës
  • Një përvojë superiore dinamike e tingullit 3D
  • Një fushë loje dixhitale për të mësuar dhe argëtuar

Zgjidhni ngjyrën tuaj

Ngjyra :

Zgjidhni lidhjen tuaj

Argëtimi i brezit të ardhshëm në formën e tabletës

Argëtimi është më afër. Kemi krijuar një tabletë që është po aq e gjithanëshme dhe e sofistikuar sa edhe me kosto të përballueshme, sepse argëtimi i brezit të ardhshëm i përket çdo brezi. Merrni premium pa paguar premium me Galaxy Tab A (2019, 10.1 inç).

Dizajn i një trupi të vetëm metalik për një ndjenjë premium

Kemi krijuar një tabletë që është po aq e gjithanëshme dhe e sofistikuar sa edhe me kosto të përballueshme. Me një ekran dhe specifikime që e bëjnë tabletën e përkryer për media, është vetëm 7.5 mm e trashë nën një finiturë metalike premium. Zgjidhni një në ngjyrën e artë, të argjendtë ose të zezë, për t’iu përshtatur stilit tuaj të jetës.

Një përvojë më të vërtetë përfshirëse që gjallëron përmbajtjen tuaj

Merrni më shumë nga përmbajtja që ju pëlqen të shikoni. Galaxy Tab A (2019, 10.1 inç) paraqet një ekran të gjallë 10.1 inç WUXGA që jep riprodhim të mahnitshëm të ngjyrave me piksela 1920 me 1200 dhe nivele optimale të ndriçimit të ekranit. Tani mund të përfshiheni plotësisht në filmat ose serialet tuaja të preferuara të Netflix.*

*Nevojitet anëtarësim në transmetimet Netflix.

Një përvojë superiore dinamike e tingullit 3D

Duke paraqitur një sistem të përmirësuar të altoparlantëve të dyfishtë, Galaxy Tab A (2019, 10.1 inç) ju lejon të dëgjoni të gjithë muzikën tuaj të preferuar përmes Spotify dhe më tej kur dëshironi tingullin e pasur, të gjallë. Dhe me tingullin rrethues tre dimensional të Dolby Atmos do të qëndroni të përfshirë plotësisht tek ajo që është në ekran.

*Disponueshmëria e Spotify mund të varet nga vendi ose rajoni.

Një fushë loje dixhitale për të mësuar dhe argëtuar

Kids Home ju lejon të krijoni një mjedis të sigurtë që mund t’a eksplorojnë fëmijët tuaj. Thjesht prekni Kids Home në panelin Quick dhe gëzoni aplikacione të përfshira me personazhe që jetojnë në botën virtuale të tyre. Kontrolli i prindit ju lejon të kontrolloni përdorimin dhe kohën e lojës, në mënyrë që të mund t’ua jepni tabletën me një gjendje shpirtërore të qetë.

Komandimi i pajisjeve të lidhura nga një ekran i vetëm

Galaxy Tab A (2019, 10.1 inç) përshtatet tamam me pajisjet e tjera të lidhura në shtëpinë tuaj të zgjuar. Me Aplikacionin SmartThings, mund të kontrolloni dhe të komandoni lehtësisht pajisjet tuaja të tjera, elektroshtëpiaket e lidhura dhe madje pajisjet e palëve të 3-ta nga largësia në një ekran të vetëm.

*I përputhshëm vetëm me pajisjet SmartThings dhe mund të varet nga vendi ose rajoni. Kontrolloni përputhshmërinë tek www.samsung.com/smartthings.

Shpërndani për të qënë të lidhur edhe kur jeni larg

Më një grup të familjes, secili anëtar mund të përdorë llogarinë e tij Samsung për të shpërndarë lehtësisht ato që janë më të rëndësishme. Ndarja në çast e fotografive, ngjarjeve në kalendar, shënimeve dhe gjërave të tjera për t’ju kujtuar ju lejon jo vetëm që të punoni së bashku, por gjithashtu të krijoni kujtime së bashku.

Përqëndrohuni vetëm tek ajo që dëshironi të shihni

Shihni vetëm atë që dëshironi, kur e dëshironi. Me Një UI, Galaxy Tab A (2019, 10.1 inç) minimizon rrëmujën në ekran duke përzgjedhur përmbajtjen që është më e përshtatshme për ju. Thjesht prekni dhe përqëndrohuni tek ajo që dëshironi të shihni dhe të lexoni, detaj pas detaji, dhe gëzoni përvojën e tabletës të optimizuar për ekranin e madh.

Më shumë energji kur ju nevojitet me të vërtetë

Kohët e mira le të vazhdojnë dhe të vazhdojnë. Galaxy Tab A (2019, 10.1 inç) jepet me 6,150mAh (zakonisht) të kohëzgjatjes së baterisë për përdorimin e gjatë. Me këtë bateri të fuqishme, mund të gëzoni orë të gjatë të shikimit dhe lëvizshmëri më të madhe larg nga priza e korrentit.

*Vlera e zakonshme analizuar në kushte laboratorike të palëve të treta. Vlera e zakonshme është vlera e parashikuar mesatare duke marë parasysh devijimin në kapacitetin e baterisë mes mostrave të baterive të analizuara sipas standartit IEC 61960. Kapaciteti i vlerësuar (minimumi) është 6,000mAh. Kohëzgjatja reale e baterisë mund të ndryshojë në varësi të mjedisit të rrjetit, formës së përdorimit dhe faktorëve të tjerë.

Performancë që mban ritmin tuaj

Gjeni performancën dhe specifikimet e gradës së Galaxy me një çmim të përballueshëm. Galaxy Tab A (2019, 10.1 inç) çiftohet me 2GB RAM dhe madhësinë e ruajtjes prej 32GB ROM. Dhe mund të ruani përmbajtjen tuaj thjesht duke shtuar një kartë microSD për deri në 512GB më shumë.

*Galaxy Tab A (2019, 10.1 inç;) ju jep një mundësi të zgjidhjes të ruajtjes prej 2GB RAM dhe madhësinë e ruajtjes prej 32GB ose 3GB RAM dhe madhësinë e ruajtjes prej 32/64/128GB. Kombinimet e memories dhe të ruajtjes mund të ndryshojnë në varësi të vendit ose rajonit.**Kapaciteti i vërtetë i ruajtjes mund të ndryshojë sipas vendit dhe rajonit.***Karta microSD shitet veç.

Specifikimet

{{family.currentModel.displayName}}

{{family.currentModel.modelCode}}

Ngjyra : {{chip.displayName}}
{{model.prices.currentPriceDisplay}}
Nga {{model.prices.monthlyPrice}} / muaj për {{model.prices.months}} muaj
ose {{model.prices.currentPriceDisplay}}
Price without VAT: {{model.prices.vatFreePriceFormatted}}

Price with discount: {{model.prices.currentPriceDisplay}}

Price before: {{model.prices.priceDisplay}}

{{model.prices.priceDisplay}} {{model.prices.savePrice}}
  • {{summary.title}}

    {{summary.value}}{{summary.unit}}

  • {{summary.title}}

Krahasoni modelet

Krahasoni me sende të ngjashme

Shikuar së fundmi

From $159.00/mo or $125,900.500
$1,000.00 Save $1,000.00

Karakteristikat, specifikimet dhe paraqitjet vizive të produkteve mund të ndryshojnë.

*Të gjitha specifikimet dhe përshkrimet e dhëna këtu mund të jetë të ndryshme nga specifikimet aktuale dhe përshkrimet për produktin. Samsung rezervon të drejtën për të bërë ndryshime në këtë dokument dhe në produktin e përshkruar këtu, në çdo moment, dhe Samsung nuk ka asnjë detyrim për të dhënë njoftim rreth këtij ndryshimi. Të gjitha informacionet rreth funksioneve, veçorive, specifikimeve, ndërfaqes së përdorimit dhe informacion tjetër rreth produkteve të dhëna në këtë dokument duke përfshirë, por pa u kufizuar me, përfitimet, dizajnin, çmimet, komponentët, performancën, disponueshmërinë dhe kapacitetet e produktit janë subjekte të ndryshimeve pa dhënë njoftim ose pa asnjë detyrim. Përmbajtjet brenda ekranit janë imazhe të stimuluara dhe janë vetëm për qëllime demonstrimi.

*Memoria përdoruese e disponueshme është më e vogël se memoria përdoruese totale e aparatit për shkak të pjesës së saj të zënë nga sistemi operativ dhe programet e nevojshme për funksionimin normal të aparatit.

Sasia e memories së disponueshme për konsumatorin mund të ndryshojë në varësi të operatorit celular dhe mund të ndryshojë pas përditësimit të softuerit.

*Kohëzgjatja e punës së baterisë në bazë të matjeve laboratorike të kompanisë mund të ndryshojë edhe në varësi të parametrizimit të aparatit, mënyrës së përdorimit dhe kushteve në të cilat aparati funksionon.

*Vlera tipike e testuar nën kushtet e laboratorit të palës së tretë. Vlera tipike është vlera mesatare e vlerësuar duke marrë parasysh devijimin në kapacitetin e baterive në mesin e mostrave të baterive të testuara sipas standardit IEC 61960. Kapaciteti i vlerësuar është 6,000 mAh (zakonisht). Jeta aktuale e baterisë mund të ndryshojë në varësi të mjedisit të rrjetit, modeleve të përdorimit dhe faktorëve të tjerë.

*Mbulimi i rrjetit: Rrjeti i mbështetur nga kjo pajisje mund të ndryshojë në varësi të rajonit ose ofruesit të shërbimit.

*Kapaciteti aktual i ruajtjes mund të ndryshojë sipas shtetit ose rajonit.