Pajisja te e cila mund
të mbështeteni

Most Trusted Brand Logo 2019

Për vite ne kemi pasur kënaqësinë të votohemi si një prej markave më të besuara të Gjermanisë.1 Kjo ndodh pjesërisht pasi me blerjen e një produkti Samsung, ju mund të mbështeteni në mbrojtjen e duhur të privatësisë si dhe mund ta përdorni pajisjen tuaj për një kohë të gjatë me performancë të lartë. Ja çfarë mund të prisni prej nesh.

1 Burimi: Studimi Reader‘s Digest "Trusted Brands 2019" Gjermani, Instituti: Dialego, Aahen - Anketim në internet në nëntor dhe dhjetor 2018;
Vendi 1 në kategorinë "Celularë/smartfonë": Samsung (në këtë kategori kandiduan gjithsej: 64 marka).

Je duke u mbështetur
mbi fituesit e testeve.

"Stiftung Warentest" e zgjedh rregullisht Samsung si fitues të testeve në krahasim me ofruesit e smartfonëve të tjerë. Sidomos seria Galaxy S arrin rregullisht rezultate të mira. Po kështu dhe në testin aktual, në të cilin Galaxy S10+2 , S103 dhe S10e4 zënë vendet e para.

2 "Stiftung Warentest", fitues i testit, mirë (1,6), edicioni 6/2019, për Galaxy S10+ (128 GB) , në testim: 21 smartfonë.

3 "Stiftung Warentest", mirë (1,7), edicioni 6/2019, për "Galaxy S10 (128 GB)", në testim: 21 smartfonë (12 mirë, 6 kënaqshëm, 3 mjaftueshëm).

4 "Stiftung Warentest", mirë (1,8), edicioni 6/2019, për "Galaxy S10e", në testim: 21 smartfonë (12 mirë, 6 kënaqshëm, 3 mjaftueshëm).

Stema e fituesit të testit për smartfonë SA10

2 "Stiftung Warentest", fitues i testit, mirë (1,6), edicioni 6/2019, për Galaxy S10+ (128 GB) , në testim: 21 smartfonë.

3 "Stiftung Warentest", mirë (1,7), edicioni 6/2019, për "Galaxy S10 (128 GB)", në testim: 21 smartfonë (12 mirë, 6 kënaqshëm, 3 mjaftueshëm).

4 "Stiftung Warentest", mirë (1,8), edicioni 6/2019, për "Galaxy S10e", në testim: 21 smartfonë (12 mirë, 6 kënaqshëm, 3 mjaftueshëm).

Je gjithmonë
i përditësuar.

Kur zgjedh një pajisje Samsung,
nuk ke pse shqetësohesh se mos humbet
ndonjë përditësim: Përmes partneriteteve tona afatgjata
ne mund të të ofrojmë përditësime për aplikacionet
dhe korrigjime në lidhje me sigurinë për
sistemin tënd operativ.

Perditesimi i Smartfoneve

Të dhënat tuaja janë të mbrojtura.

Jo të gjitha pajisjet me Android janë njësoj të sigurta - prandaj dhe kemi krijuar Knox. Knox është platforma jonë e sigurisë që të mbron të dhënat nga abuzimi dhe humbja. Ai lidhet fort me harduerin dhe softuerin e produkteve tona për të ta bërë informacionin sikur të ishte në kasafortë. Njëherësh Knox është dhe si truprojë që të mbron me efikasitet kundër sulmeve.

Knox përdoret nga shumë qeveri dhe ka marrë më shumë certifikime anembanë botës se sa çfarëdo zgjidhjeje tjetër e ngjashme për pajisjet portative.5

Te "Gartner Security Report" zgjidhja Knox u vlerësua si "Strong" në 27 nga 30 kategori. "Samsung Knox" është ofruesi i vetëm që merr vlerësime të mira në të gjitha kategoritë e sigurisë së menaxhuar për kompanitë.6

5 https://www.samsungknox.com/en/knox-platform/knox-certifications
6 Raporti mund të porositet kundrejt pagesës në adresën https://www.gartner.com/account/signin?method=initialize&TARGET=http%253A%252F%252Fwww.gartner.com%252Fdocument%252F3913286

Knox Logo

Kalimin mund
ta bësh shumë lehtë.

Kalimin nga një pajisje tjetër me Android apo iOS në Samsung Galaxy mund ta bësh shumë lehtë: Me anë të Smart Switch mund ta lidhësh pajisjen e vjetër me të renë dhe t'i transferosh të dhënat e tua më të rëndësishme me shtypjen e një butoni.

Kalim në  Galaxy përmes Smart Switch