Si Samsung QLED TV mori çertifikatën ''Pa efektin burn-in''?

burn in qled 2018

Televizorët QLED të Samsung së fundmi u bënë televizorët e parë që çertifikohen pa efektin burn-in nga Video Magazine, një revistë teknike e mirënjohur gjermane.

Vlerësimi i përgjithshëm i revistës çmoi dobësinë ndaj efektit burn-in dhe vezullimit të mbetur, gjë që mund të dëmtojë në mënyrë të përhershme cilësinë e imazhit. Rezultatet e testimit vërtetuan se televizorët Samsung nuk kishin asnjë nga të dyja dhe treguan se çfarë i bën televizorët QLED mes ekraneve më të qëndrueshëm sot në treg.

Hollësitë

‘Burn-in’ i referohet fenomentit në të cilin imazhet statike (si logot e kanaleve ose shiriti i shëndetit në një lojë video), të shfaqura për një periudhë të gjatë kohe lënë një kontur të përhershëm në ekran.

hollësitë qled 2018 tv

Të realizuara në lidhje me Connect Testlab, një laborator i testimeve i mirënjohur në botë, testimi i stresit prej 72-orësh vlerëson aftësinë e një televizori për të patur të njëjtat nivele të performancës që kërkojmë nga televizorët sot, duke u përqëndruar sidomos në paraqitjen e videos HDR (të sferës dinamike të lartë).

Në disa teknologji të ekraneve, pasojat e memories do të vazhdojnë të vezullojnë pas një minute të përdorimit të televizorit nëse elementë të imazhit statik shfaqen në ekranet e tyre me shkëlqime të larta. Në testim, televizorët u vendosën të shfaqnin një model si kutia e shahut për vlera të zeza të thella dhe të bardha shumë të shndritshme për periudha të gjata kohe. Inxhinierët e analizës shtuan elementë të ndryshueshëm të tekstit dhe një kornizë të bardhë që vezullonte herë pas here për të analizuar imazhin në mënyrë që zbulimi automatik i imazheve të palëvizshme, i zakonshëm për televizorët modern HDR, të mos aktivizohej. Kjo ndihmoi analistët që të krijojnë kushte të ngjashme si në lojra HDR. Përveç analizës standarte, analistët përdorën imazhe gri të errëta me vlera të shkëlqimit prej 10 nitë– të cilat do të shfaqen nëse pikselat e errëta ndriçohen. Rezultatet tregojnë se televizorët QLED nuk ndikohen nga burn-in dhe vezullimi i mbetur dhe se imazhet fikse mund të shfaqen në to pa rrezik, pavarësisht nga kohëzgjatja.

Pse 'Burn-in' është i rëndësishëm?

Vlerësimi i ndjeshmërisë së një televizori ndaj efektit burn-in është thelbësor në përcaktimin sesa do të zgjasë – dhe përfundimisht nëse ia vlejnë parat tuaja. Megjithëse të gjithë ekranet zbehen me kalimin e kohës, pasoja negative e burn-in në cilësinë e imazhit mund të shkurtojë në mënyrë të konsiderueshme jetën e një televizori.

Mesatarisht, bazuar në përdorimin e zakonshëm, konsumatorët duhet të presin që cilësia e imazhit të televizorit të tyre të mbetet pothuajse e njëjtë nga shtatë në dhjetë vjet. Ajo që është interesante për t’u vënë në dukje është se përkufizimi i asaj shprehje – ‘përdorimi i zakonshëm’ – është zgjeruar gjatë viteve të fundit me lindjen e të parit të videove pa pushim dhe krijimin e funksioneve emocionuese të ‘smart Tv’. Tani në një ditë të zakonshme mund të ndezim TV për të parë episodin më të fundit të një programi të preferuar, të fillojmë një seancë loje me miq ose të menaxhojmë pajisjet tona elektroshtëpiake IoT të shtëpisë tonë.

Duke folur për kënaqësinë nga përmbajtja dinamike, këto ditë shumë prej programeve dhe lojrave tona të preferuara kanë veçorinë e suportit HDR, që do të thotë video që është me e shndritshme dhe më gjithë-përfshirëse sesa përmbajtja e zakonshme. Me kalimin e kohës, megjithatë, përmbajtja HDR mund t’a vjetërsojë një TV – duke përshpejtuar burn-in dhe duke pakësuar jetën e tij.

Përveç kësaj, siç ilustrohet nga funksione inovative si Modaliteti i Ambientit që u lejon televizorëve QLED të shfaqin imazhe të bukura që përmirësojnë estetikën kur janë të fikur, Samsung vazhdimisht është duke eksploruar mënyra për të ndihmuar që njerëzit të marrin më shumë përdorim nga televizori i tyre. Çdo funksion i ri rezulton në përdorimin e televizorëve për periudha më të gjata kohe, gjë që e bën çështjen e qëndrueshmërisë si burn-in më të rëndësishme se kurrë.

10 vjet garanci pa efektin "Burn-In"

Për të gjithë modelet e televizorëve QLED të vitit 2018, të blerë nga 1.10. deri më 31.12.2018 ju merrni 5 vite garanci në pajisjen tuaj dhe 10 vite garanci pa efekt “Burn-in”.

Garancia 10 vjeçare pa efektin ,,Burn-in" vlen për televizorët QLED të vitit 2018 të blerë gjatë kësaj periudhe. Efekti ,,Burn-in" është shfaqja e një fotoje të dyfishtë, shenjë e përhershme në ndonjë pjesë të ekranit të TV, e cila mund të krijohet për shkak të shfaqjeve të të njëjtit imazh ose skenë gjatë një periudhe të gjatë kohore.

Kërkoni listën e produkteve në faqen e internetit www.samsung5vitegaranci.al
Në mënyrë që të fitoni të drejtën për garanci, pajisja duhet të regjistrohet në faqen e internetit jo më vonë se 60 ditë nga data e blerjes.

10 vjet garanci pa efektin burn in

Si funksionojnë televizorët QLED

Burimi i qëndrueshmërisë së televizorëve QLED qëndron në përdorimin nga Samsung të pikave Kuantum jo-organike. Ndryshe nga teknologjitë e ekranit të bazuara në materiale organike, pikat Kuantum nuk degradojnë me kalimin e kohës. Kjo lejon që televizorët QLED të ofrojnë cilësi të jashtëzakonshme të imazhit që jo vetëm zgjasin më shumë se ekranet e tjera, por është e garantuar të jetë pa efektin burn-in.

Ekspertët në Video nuk janë të parët që testojnë garancinë e Samsung. Në fakt, faqja në internet e analizave të televizorëve e besuar nga industria Rtings.com së fundmi kreu një seri testimesh të rrepta që matën ruajtjen e imazhit në qindra televizorë nga markat kryesore të tregut. Pjesa kryesore e testimeve, që pasqyrojnë kushte të përdorimit të zakonshëm, vendosën logo plot ngjyra në televizorë për 10 minuta dhe matën sesa minuta u deshën që imazhet e vendosura të zhdukeshin.

Televizorët QLED të Samsung kaluan me rezultate të shkëlqyera, duke fituar një rezultat të përsosur për cilësinë e imazhit dhe mungesën e burn-in. Kur iu nënshtruan të njëjtave testime, ekrane të tjerë u paraqitën mjaft më keq – duke pësuar burn-in dhe duke bërë këtë konfirmuan më tej qëndrueshmërinë e televizorëve QLED që udhëheqin industrinë.

si funksionojnë televizorët QLED me efektin burn in

Çfarë do të thotë për Samsung

Vlerësimi i Rtings dhe çertifikimet e Videos janë produkte të përkushtimit të vazhdueshëm të Samsung për t’u ofruar konsumatorëve më të mirën në lidhje me cilësinë e imazhit.

Siç shpjegon Doochan Eum, Zëvendës Presidenti i Biznesit të Ekraneve Vizive të Samsung Electronics, “Konsumatorët thjesht nuk duan të durojnë një ekran që nuk është krijuar për të trajtuar sesi përdorim televizorët tanë sot. Jeta e gjatë e pikave Kuantum dhe aftësia për të shprehur 100 përqind vëllimin e ngjyrës u lejon televizorëve QLED të ofrojnë një nivel të cilësisë së imazhit që do të mbetet e vazhdueshme dhe magjepsëse për vite me rradhë.”

modelet e televizoreve qled