Shikoni si jua thjeshton
QLED shikimin e televizorit

" Dikush që komandon një televizor ""2019 Samsung QLED"" me telekomandën ""One"", duke përdorur funksionin ""Smart Hub"" të televizorit inteligjent."

Merrni sugjerime të përzgjedhura

Udhëzuesi universal

Ju duket ndonjëherë sikur s'dini ç'të shihni? Udhëzuesi universal ju rekomandon përmbajtje optimale në çast. Thjesht hapni menunë Udhëzuesi universal në ekranin kryesor të QLED dhe gjeni emisionin tuaj të preferuar. Tani dini se ç'të shikoni.

* Shërbimi inteligjent dhe ndërfaqja e televizorit mund të ndryshojnë sipas modelit dhe rajonit.

Një pamje e telekomandës "One Samsung", një telekomandë universale për të gjitha.
Televizor "Samsung QLED" që ofron figura për shqyrtim në ekranin e udhëzuesit universal, për të gjetur me lehtësi përmbajtjen e përsosur për të parë.

Jepini një pamje festive sallonit tuajš

Figura tregon motivin e rrjetës së dritave të modalitetit të ambientit të televizorit të ri "2019 QLED" dhe celularin inteligjent prej nga vendoset motivi nëpërmjet aplikacionit "SmartThings".
"Shpjegim i modalitetit të ambientit të televizorit ""2019 QLED"" duke u përdorur për të shfaqur një motiv rrjete dritash. Ekrani i televizorit shfaqet duke përdorur motivin e rrjetës së dritave duke funksionuar njësoj si ndriçimi në dhomën tuaj.
Në vijim tregohet lidhja e aplikacionit ""SmartThings"" të instaluar në celularin tuaj inteligjent, e ndjekur nga klikimi mbi ""Décor"", pastaj mbi ""Light Grid"" dhe pastaj ""View on TV"", duke sjellë shfaqjen në ekran të modalitetit të rrjetës së dritave. Shumë modalitete të personalizuara mund të zgjidhen përmes ""Style & Settings"" në menynë ""Light Grid"". Klikoni modalitetin e festës dhe në vijim rrjeta e dritave shfaqet duke kaluar në modalitetin e festës së zgjedhur nga përdoruesi."

Komandim i lehtë me një pajisje

Një telekomandë

Filloni të përdorni një telekomandë dhe jepuni lamtumirën të tjerave. Tani me një telekomandë të vetme mund të komandoni me komoditet aparatet tuaja audiovizuale pa fisha shtesë dhe konfigurime të ndërlikuara. Një telekomandë e vetme ju sjell të gjitha pajisjet në majat e gishtave.

* Produkti aktual dhe telekomanda mund të ndryshojnë nga imazhi i treguar.
* Vetëm pajisjet e përputhshme.

Një pamje e telekomandës "One Samsung", një telekomandë universale për të gjitha.

Bixby ka përgjigjet

Bixby në televizor

Bixby është asistenti i posaçëm që jua bën televizorin më inteligjent, duke ju ndihmuar ta gjeni më shpejt informacionin. Nuk ju kujtohet regjisori i Sky Battle? Epo, s'ka gjë më të lehtë se të pyesni Bixby. Jua gjen ai përgjigjen e saktë.

Një shembull komande të asistentit zanor në praktikë, që tregon se si televizori "2019 Samsung QLED" përdor modalitetin "Bixby" për të gjetur përgjigje ndaj pyetjeve të shikuesit për regjisorin e "Sky Battle".

Thoni
"Përshëndetje
Bixby"

Një tregues me pamje udhëzuese që shfaq "Bixby" në televizor.  Një përdorues i thotë "Bixby": "Më rekomando emisione", pas së cilës televizori kalon në ekran të plotë dhe kërkesa shfaqet në ekran. Shfaqet "Ja çfarë gjeta" si përgjigje nga "Bixby" dhe shfaqen mundësitë "Shikoje" dhe "Më trego të tjera". Përdoruesi zgjedh "Shikoje" dhe fillon të shohë përzgjedhjen, një material në lidhje me UFO-t.

Shihni se si QLED krijon
një shtëpi vërtet inteligjente.

"Një televizor ""2019 Samsung QLED"" që shfaq një panel ""SmartThings"" në një televizor inteligjent të montuar në një mur, të rrethuar nga shembuj pajisjesh të lidhura shtëpiake: një frigorifer, një celular inteligjent dhe një fshesë me korrent.  "

* Pajisjet e përputhshme me SmartThings mund të ndryshojnë sipas rajonit.
* Përdoruesit me modele të mëparshme se Galaxy S6 ose marka të tjera të celularëve duhet të shkarkojnë aplikacionin SmartThings përmes dyqanit të aplikacioneve.
* Pajisjet me iOS dhe jo modele Galaxy me Android duhet të shkarkojnë aplikacionin SmartThings.
* Pajisjet e lidhura mund të ndryshojnë sipas shtetit.
* Shërbimi smart dhe GUI (Ndërfaqja Grafike e Përdoruesit) mund të ndryshojnë sipas modelit dhe rajonit.

Shtëpia juaj
inteligjente fillon këtu.

SmartThings

Jeta lëviz shpejt dhe nuk doni t'ju ndërpresin kur jeni duke parë televizor. QLED ju vë në kontroll, duke ju bërë të mundur menaxhimin e të gjitha pajisjeve të lidhura dhe njoftimeve në një ekran pa lëvizur nga televizori.

* Pajisjet e lidhura mund të ndryshojnë sipas shtetit.

Një televizor "2019 QLED" i ndezur me panelin "smartthings" që tregon të gjitha hapësirat e shtëpisë me pajisjet e lidhura, si p.sh. llambat në dhomën e ndenjjes, një fshesë me korrent dhe një kondicioner në dhomën e gjumit, kamerë shtëpie dhe llamba në dhomën e foshnjës dhe një frigorifer në kuzhinë.

Menyja "SmartHub" ndodhet në funt të ekranit të televizorit "2019 QLED".
Menyja "SmartHub" ndodhet në funt të ekranit të televizorit "2019 QLED". Kur klikoni menynë "SmartThings" kalon te paneli "SmartThings". Kur zgjidhni "Dhoma e foshnjës", në panel shfaqet një video e drejtpërdrejtë nga dhoma përmes televizorit. Përdoruesi kthehet te menyja për të fikur dritat e dhomës së foshnjës dhe pasi kryen zgjedhjen, videoja e drejtpërdrejtë tregon dhomën që bie në errësirë.

Ngrini shtëpinë tuaj inteligjente

Punon me

Modeli i ri QLED 2019 sjell përputhje të zgjeruar me pajisjet e tjera. Dhe tani me më shumë përputhje se kurrë më parë, mund t'i lidhni me lehtësi pajisjet tuaja me QLED për të vijuar përdorimin.

* Mbështetja për ndezjen e televizorit mund të ndryshojë sipas modelit

Pikat kryesore
të QLED 2019

Një shirit reklame me pikat kryesore të "2019 QLED"

Zbuloni
teknologjinë e re

Një procesor "2019 Quantum"

Shikoni bukurinë
e QLED

Një televizor "2019 QLED" në modalitet ambienti

* Shërbimi inteligjent dhe nga ndërfaqja e televizorit mund të ndryshojnë sipas modelit dhe rajonit.
* Marrëveshja e Afateve dhe Kushteve të Lidhësit Smart dhe Praktika e Konfidencialitetit është e nevojshme para përdorimit.
* OS (Sistemi Operativ) ose aplikacioni i përputhshëm është i nevojshëm.
* Një llogari Samsung kërkohet për të lidhur TV përmes celularit.
* Produkti aktual dhe telekomanda mund të ndryshojnë nga imazhi i treguar.
* Pajisjet e përputhshme me SmartThings mund të ndryshojnë sipas rajonit.
* Imazhet janë të simuluara dhe vetëm për qëllime ilustruese. Paraqitja dhe specifikimet e dizajnit që nuk ndikojnë në rendimentin e produktit mund të ndryshohen pa njoftim
* Kontrolloni faqen e detajeve të produktit për çdo model.
* Për funksionet inteligjente, nevojiten pajisjet apo celularë të përputhshëm.