65" 4K SUHD Curved Smart TV KS7500 Seria 7

UE65KS7502UXXH
Madhësi 65

The item is in the cart.

7

Seria

3,840 × 2,160

Rezolucioni

4200R

Harkimi i ekranit

Po

Ngjyra e Quantum Dot

Realja, e ridefinuar

Ekran Quantum dot

SUHD TV me ekranin Quantum dot i kundërvihet së zakonshmes dhe vendos një standard të ri kur bëhet fjalë për kënaqësinë e shikimit. Me ngjyrat që përfshijnë një miliardë nuanca, pamjet marrin jetë në ekran. Kontrasti i mahnitshëm midis skenave të errëta dhe atyre të ndriçuara thekson detaje që deri tani nuk e keni ditur që nuk i vinit re. Ekrani është i ndërtuar që të ketë jetëgjatësi dhe të jetë ekologjik, sepse nuk përmban kadmium.

Bright and lively whale's tale image is on Samsung SUHD TV screen.
Ekran konvencional
a conventional display shows narrow color spectrum bar and bad quality of fish images
Ngjyrat e Quantum dot
a Quantum dot colour display shows wider color spectrum bar and good and clear of fish images

Ngjyrat e Quantum dot

Mbyllini sytë dhe imagjinoni skenën më shumëngjyrëshe ndonjëherë. Hapini sytë dhe shikojeni atë në televizorin SUHD. Teknologjia unike Qunatum dot jua tregon botën ashtu siç duhet të jetë nëpërmjet gamës së ngjyrave që është 64 herë më e madhe se në televizorin standard.

A Right perspective angle of  Samsung TV with light detailed canyon onscreen image.

HDR 1000

Kur Gama e lartë dinamike ofron ndriçim maksimal prej 1000 nit, mund të shikoni detajet. Secilin prej tyre. Teksturat e natës, shtresat e dritës. Atë që mund ta shikoni në jetën reale ndodhet pikërisht në ekranin Quantum dot me famën e tij për detaje të imëta.

Icon for ultra black

Ultra Black

Duke absorbuar dritën që vjen në televizor nga ana e jashtme, nuk do të keni më reflektime të padëshirueshme në ekran. Në të njëjtën kohë, teknologjia ekskluzive e Samsung e quajtur Ultra Black mundëson kalimin e dritës së figurës televizive në mënyrë të tillë që të shikoni vetëm dritën që duhet të shikoni.

Icon for Remastering Engine

Mekanizëm për përpunim të mëtejshëm

Këto ditë ekziston një numër i madh formatesh të datotekave me specifikime të ndryshme. Le të jemi realë - disa formate ofrojnë cilësi më të ulët se disa të tjerë. Por, mekanizmi për përpunim shtesë te televizori SUHD do të analizojë automatikisht dhe do të përpunojë shtesë çdo përmbajtje që nuk është SUHD, duke përmirësuar cilësinë deri në nivelin më të lartë të mundshëm. Shijojini imazhet ashtu siç i ka imagjinuar vetë regjisori i filmit.

Kërkoni më pak, kënaquni më shumë

Smart Hub

Ndizni televizorin dhe gjithçka që ju nevojitet ndodhet në ekran. Qoftë kur bëhet fjalë për filma të transmetuar, lojëra apo emisione live, kalimi nga njëra tek tjetra është i thjeshtë si ndryshimi i kanaleve. Është e lehtë, është intuitive. Dhe natyrisht, ju nevojitet vetëm një telekomandë për të gjitha.

Smart hub UI called Eden is on Samsung TV onscreen.
Icon for Smart Hub
Smart Hub

Ka aq shumë për t’u parë, shumë burime. Me Smart Hub do t’i gjeni të gjitha në një vend të vetëm menjëherë pas ndezjes së televizorit. Kalimi nga një burim në tjetrin është i lehtë, kurse sistemimi i komandave të televizorit është shumë i thjeshtë.

Icon for Smart View
Smart View

Instaloni aplikacionin Smart View në smartphone dhe kompjuterin tuaj dhe mund ta kaloni përmbajtjen nga aparati në televizorin tuaj Samsung. Nga fotografitë dhe materialet video deri te muzika, të gjitha këto janë më të mira kur shikohen në një ekran më të madh.

One Remote-fjärrkontroll
One Remote Control

Drejtimi i të gjitha aparateve nëpërmjet televizorit s'ka qenë asnjëherë më i lehtë. Një telekomandë është gjithçka që ju nevojitet. Me një dorë komandoni me çdo aparat të lidhur.

Icon for Automatisk Identifiering
Zbulim automatik

Aparatet e lidhura me kabllo HDMI do të zbulohen automatikisht dhe do të paraqiten në formën e figurave të kuptueshme dhe të emërtimeve në ekran. Për prakticitet shtesë funksioni One Remote Control i Samsung punon drejtpërdrejt pa sistemin shtesë.

*Funksioni Një Telekomandë e Vetme kërkon akses në internet dhe mund të mos jetë i disponueshëm në të gjitha gjuhët apo zonat gjeografike.
*Funksioni Një Telekomandë e Vetme dhe Auto Detection mund të mos jetë i disponueshëm për disa lloje të caktuara pajisjesh të lidhura me Samsung Smart TV.

Ekran i harkuar

Përjetim i gjithanshëm i shikimit

Dihet që harkimet kanë ndikim të këndshëm mbi syrin e njeriut, dhe kjo është plotësisht e vërtetë kur bëhet fjalë për televizorin SUHD. Më shumë se vetëm pamje, harkimi i tij sjell një botë të re të argëtimit tërheqës. Futuni në aksion dhe kënaqësinë e shikimit me harkim të pëlqyeshëm për sytë.

Two curved Samsung TV with beautiful aurora onscreen image

Dizajn i harkuar

Me dizajnin me harkim të lehtë, harkimi i veçantë i televizorit SUHD tërheq vëmendjen dhe nxit ndjenjat e këndshme. Me harkim të natyrshëm të cilën mund ta vëmë re edhe në natyrë edhe në arkitekturë, televizorin SUHD me harkim mund ta admirojmë, madje edhe kur është i fikur.

Ekran i sheshtë

Distancë e ndryshme në varësi të këndit të shikimit

a curved screen TV infographic shows uniform and wider viewing distance from any angle

Ekran i harkuar

E njëjta distancë pavarësisht këndit të shikimit

a curved screen TV infographic shows uniform and wider viewing distance from any angle

Përjetim i gjithanshëm

Edhe një hap drejt lidhjes suaj të mëtejshme me atë që ndodh në ekran. Televizori i harkuar SUHD përcakton nivelet e kontrastit në mënyrë të balancuar në ekran. Për ndjenjë më të madhe të thellësisë.

Më pak sforcim për sytë

Përjetoni shikim me më shumë komoditet në krahasim me ekranin e rrafshët. Te televizorët me ekran të harkuar, sytë tuaj kanë përparësinë e diferencës së njësuar të shikimit dhe kështu sforcohen më pak.

Bukuri nga çdo këndvështrim

Pa korniza në skaje

Televizori SUHD është rezultat i kërkimit të vazhdueshëm për përsosmëri të dizajnit. Çdo element i harduerit është përgatitur që të ndërtohet një televizor tërheqës që ka një rol të rëndësishëm në dizajnimin e hapësirës suaj të jetesës, qoftë ndezur apo jo. Gjithashtu kemi avancuar mjaft dhe kemi dizajnuar një kornizë minimaliste që të fitojmë një panel që nuk ju largon nga zbavitja juaj gjatë shikimit.

A back angle image of Samsung SUHD TV’s T-stand.

Dizajn prej 360°

Televizori UHD është dizenjuar për të impresionuar nga të gjitha këndvështrimet sepse ne e kemi kuptuar që televizori është pjesë përbërëse e enterierit. Kemi eliminuar të panevojshmet dhe kemi përpunuar më tej detajet duke fituar kështu një element të jashtëzakonshëm të dizajnit i cili duket bukur në çdo ambient jetese.


Dizajn pa korniza

Vëmendja juaj kurrë nuk duhet të endet nga ajo që ndodhet në ekran. Në përputhje me këtë filozofi kemi eliminuar çdo gjë që mund t'ju pengojë, që të krijojmë dizajn optimal pa korniza.

  • Logo Image of Ultra HD premium
  • Logo Image of digital Europe UHD display
  • Logo Image of digital Europe UHD display
  • 7 Seria
  • 3,840 × 2,160 Rezolucioni
  • 4200R Harkimi i ekranit
  • Po Ngjyra e Quantum Dot
  • 4 Lidhja
  • 3 USB

Manuali i përdorimit dhe shkarkimet

Si mund të stivoset

Karakteristikat, specifikimet dhe paraqitjet vizive të produkteve mund të ndryshojnë.