VS6000 POWERstick me Cyclone Force, 120W

VS6000 POWERstick me Cyclone Force, 120W

VS60M6010KG/GE

Zgjidhni ngjyrën tuaj

Ngjyra :
  • Jashtëzakonisht i fuqishëm, pastrim i plotë
    Fuqi e jashtëzakonshme në thithje
  • Hiqni dhe pastroni me lehtë qimet e ngecura
    EZClean Dustbin & Brush
  • Rrotullim super i shpejtë, lëvizje super e lehtë
    Manovrim i lehtë

Jashtëzakonisht i fuqishëm, pastrim i plotë

Fuqi e jashtëzakonshme në thithje (2x më e fuqishme)

Ofron fuqi thithjeje prej 20 vat-ajër që është 2 herë më e fortë se modelet tradicionale*, prandaj i mbledh në mënyrë të fuqishme papastërtitë dhe qimet. Bateria e tij e fuqishme 18 V me jone litiumi gjithashtu siguron që të funksionojë për deri në 80 minuta** pa rikarikim, në mënyrë që të pastroni me lehtësi në të gjithë shtëpinë tuaj.

* Bazuar në testimin e brendshëm krahasuar me modelin tradicional Samsung VC-LSS94 në përputhje me metodën e testimit IEC. ** Duke përdorur 2 bateri, që janë karikuar plotësisht për X orë.

Hiqni dhe pastroni me lehtë qimet e ngecura

Kosh dhe furçë EZClean (Teknologjia EZClean)

Teknologjia EZClean ju lejon të hiqni me lehtësi dhe në mënyrë higjienike pluhurin ose mbetjet, duke përfshirë qimet e gjata, që mund të kenë ngecur në kosh ose në furçën rrotulluese. Për të zbrazur koshin EZClean thjesht tërhiqni një levë dhe derdhni përmbajtjen e tij. Dhe furça EZClean mund të nxirret me shpejtësi për të hequr papastërtitë.

Rrotullim super i shpejtë, lëvizje super e lehtë

Manovrim i lehtë

Një dizajn për manovrim të lehtë ju lejon të lëvizni dhe të pastroni me më shumë lehtësi dhe me pak lodhje. Furça rrotulluese 180 gradë mund të rrotullohet shpejt dhe lehtësisht rreth qosheve dhe pengesave, dhe rrotat e saj të mëdha sigurojnë një lëvizje më të butë dhe më të qëndrueshme pa u përmbysur, sepse ato rrotullohen në mënyrë të qëndrueshme dhe me përpjekje minimale.

Pastrim 2 në 1

2 fshesa në 1

Funksionon si 2 fshesa në 1 për të pastruar saktësisht si doni dhe ku doni. Si “shkop”mund të bëhet “portativ” prandaj është shumë më i lehtë për t’u transportuar, duke e bërë të shkëlqyer për pastrimin e zonave që janë të vështira.

Energji baterie që zgjat, me një prekje

Paketë baterie e lëvizshme 18 V

Një paketë baterie e fuqishme e heqshme 18 V me jone litiumi siguron fuqi që zgjat duke ofruar deri në 40 minuta kohë pastrimi*, dhe është shumë e lehtë në peshë për manovrim të lehtë. Ajo gjithashtu mund të zëvendësohet me një prekje, prandaj mund të kaloni shpejt te një bateri tjetër dhe nuk do t’ju nevojitet të ndaloni pastrimin.

* Bazuar në testimet e brendshme. Rezultatet mund të variojnë sipas përdorimit individual.

* Bazuar në testimet e brendshme. Rezultatet mund të variojnë sipas përdorimit individual.

Lëreni në këmbë kudo

Me vetëqëndrim

Një dizajn praktik me vetëqëndrim do të thotë se ajo mund të qëndrojë në këmbë vetë, pa qenë nevoja të vendoset në një bazament apo të mbështetet pas murit ose mobilieve. Prandaj, nëse ju ndodh diçka urgjente ose dëshironi të bëni një pushim, mund ta lini në këmbë kudo. Dhe kjo e bën gjithashtu vërtet të lehtë të magazinohet kur përfundoni punën.

Aksesorë të integruar të lehtë për t’u gjetur dhe për t’u përdorur

Aksesorët e integruar

Aksesorët e fshirjes së pluhurit dhe pastrimit në hapësira të ngushta janë të integruar në dorezë, prandaj asnjëherë nuk do t’i humbisni dhe janë të lehtë për t’u përdorur. Çfarëdo ose kudo që t’ju nevojitet të pastroni, ju mund të kaloni me shpejtësi te mjeti më i mirë pa harxhuar kohën për ta kërkuar apo për ta bashkuar – prandaj mund të kryeni pastrim të shpejtë dhe pa ndaluar.

Filtër që lahet dhe rezistent. I lehtë për t'u pastruar

Filtër që lahet dhe rezistent

Një filtër me sfungjer prej shkume rezistent dhe që lahet, kap pluhurin dhe mund të pastrohet me lehtësi me dorë me ujë. Prandaj, është e lehtë të ruhet performanca optimale e tij në pastrim, sepse mjafton një shpëlarje e shpejtë për të mos lejuar bllokimin e filtrit, që siguron thithje të fuqishme që zgjat - dhe rezultate të shkëlqyera*.

* Bazuar në testimet e brendshme. Nevojitet larja e rregullt e filtrit për performancë optimale. Referojuni manualit të përdorimit për detaje.

I hollë, me peshë të lehtë dhe i lehtë për t’u transportuar dhe magazinuar

Dizajn i hollë dhe me peshë të lehtë

Një dizajn i hollë dhe me peshë të lehtë nënkupton se është i thjeshtë për t’u kontrolluar dhe lëvizur kur pastroni dhe mund të ruhet me lehtësi, edhe në një hapësirë të ngushtë. Me peshë vetëm 2,7 kg nevojitet shumë më pak përpjekje për ta tërhequr dhe manovruar atë nëpër shtëpi. Dhe trupi i hollë i tij siguron që ai të mund të vendoset në zona magazinimi shumë më të vogla.

Specifikimet

  • Kapaciteti i pluhurit 0.25 ℓ
  • Fuqia maks. e konsumit 120 W
  • Pesha 2.7 kg

{{family.currentModel.displayName}}

{{family.currentModel.modelCode}}

Ngjyra : {{chip.displayName}}
{{model.prices.currentPriceDisplay}}
Nga {{model.prices.monthlyPrice}} / muaj për {{model.prices.months}} muaj
ose {{model.prices.currentPriceDisplay}}
Price without VAT: {{model.prices.vatFreePriceFormatted}}

Price with discount: {{model.prices.currentPriceDisplay}}

Price before: {{model.prices.priceDisplay}}

{{model.prices.priceDisplay}} {{model.prices.savePrice}}
  • {{summary.title}}

    {{summary.value}}{{summary.unit}}

  • {{summary.title}}

Krahasoni modelet

Krahasoni me sende të ngjashme

Shikuar së fundmi

Karakteristikat, specifikimet dhe paraqitjet vizive të produkteve mund të ndryshojnë.