Gear S3 Classic

SM-R770NZSASEE
Ngjyra SILVERSILVER

The item is in the cart.

Po

NFC

Bluetooth v4.2

Versioni Bluetooth

1,3" (32,9 mm)

Madhësia (Ekrani kryesor)

1 GHz

Shpejtësia e CPU

 Gear S3

 Gear S3 ka pamjen e një ore cilësore të vërtetë dhe punon si një e tillë. Rrotulloni kornizën dhe ai shndërrohet në një orë inteligjente e cila ndryshon jetën tuaj me funksionet e saj të avancuara, nga GPS i instaluar dhe altoparlantët, deri te qasja direkte e të gjitha aplikacioneve që ju nevojiten. Gjithashtu është projektuar për ju që të mund të duroni me ditë pa telefon ose karikim. Me orën Gear S3 Classic do të ndiheni të lirë.

*Modeli me Bluetooth kërkon lidhje me një smartphone për kryerjen e bisedave.

Autenticitet i dizajnit dhe i funksioneve

Gear S3 ka pamjen e një ore premium dhe punon si një e tillë. Vetëm se shumë më e fuqishme. Me pamjen e tij minimaliste, të rafinuar, modeli Classic është zgjedhja e duhur për ato që mendojnë në mënyrë bashkëkohore. Funksionet e avancuara janë tashmë të instaluara në dizajn, që nga korniza dhe kristali deri te butonat, dhe për këtë është i lehtë dhe i thjeshtë për t’u përdorur.

Autenticitet i dizajnit dhe i funksioneve

Aktivizoni paraqitjen e pandërprerë në ekranin e orës

Ekrani Gear S3 Classic Super AMOLED me 1,3 inç me funksionin Always on ju ofron pamjen e një ore të vërtetë. Që të ndryshoni pamjen e Gear S3 tuaj mjafton të ndryshoni paraqitjen e orës. Me 15 dizajne të instaluara të pamjes dhe me një numër shumë të madh të tyre në dispozicion në Gear App, kjo është vetëm çështje selektimi. Çdo pamje e orës vjen me versionin e përshtatshëm të ekranit Always on.

Aktivizoni paraqitjen e pandërprerë në ekranin e orës

Rrotulloni kornizën

Pranoni ose refuzoni thirrjet telefonike, fikni alarmin, kontrolloni fuqinë e zërit dhe nivelin e ndriçimit të ekranit. Shikoni aplikacionet dhe shfletoni postën. Nevojitet vetëm të rrotulloni kornizën.

Rrotulloni kornizën

Zëvendësoni rripat për të ndryshuar pamjen

Vishuni në mënyrë ceremoniale, joformale ose dilni me rripin e orës sipas dëshirës tuaj. Dhe meqë Gear S3 është i përputhshëm me rripat standardë prej 22 mm, variantet janë të panumërta.

Zëvendësoni rripat për të ndryshuar pamjen

Thirrjet nga kyçi i dorës suaj

Me altoparlantin e integruar në orën Gear S3 mund të kryeni ose të merrni thirrje direkt përmes aparatit. Gjithashtu mund të kontrolloni mesazhet me zë dhe të dëgjoni alarmin që keni vendosur.

Thirrjet nga kyçi i dorës suaj

*Modeli me Bluetooth kërkon lidhje me një smartphone për kryerjen e bisedave.

Liria me GPS të instaluar

Nisuni dhe lëreni pas telefonin tuaj. Me GPS të instaluar në orën Gear S3 Classic gjithmonë mund të dini ku ndodheni dhe sa afër terrenit jeni. Gjeni drejtimet tuaja të lëvizjes dhe ndiqni veprimtaritë tuaja. Fokusohuni te loja pa patur merak për telefonin tuaj.

Liria me GPS të instaluar

Këngët me vete

Vini kufjet tuaja Bluetooth dhe dëgjoni këngë ose transmetoni listën tuaj të këngëve. Mos e ndërpritni stërvitjen, bëjeni interesant udhëtimin. Gear S3 ka 4 GB memorie të brendshme kështu që mund të mbani me vete muzikën tuaj, pa ngarkesë shtesë të telefonit tuaj.

Këngët me vete

*Transmetimi i muzikës me modelin Bluetooth është i mundshëm nëpërmjet rrjetit Wi-Fi.

Lidhja aktive

Nga vrapimi te alpinizmi, Gear S3 regjistron të dhënat e aktiviteteve dhe ju ndihmon të qëndroni në rrugën e duhur. Gjithashtu ju paralajmëron lidhur me ndryshimet e presionit atmosferik, në mënyrë që të mund të ndiqni ndryshimet e motit.

Lidhja aktive

Kaloni ditët pa karikim

Me Gear S3 nuk nevojitet të mendoni për karikimin e baterisë deri në katër ditë. Bateria e tij punon kaq gjatë.

Kaloni ditët pa karikim

*Kohëzgjatja reale e baterisë mund të ndryshojë në varësi të përdorimit dhe parametrave.

Lajmëroni kontaktet tuaja për situatat urgjente

Shtypni tre herë butonin e ekranit fillestar. Mund t’ia dërgoni menjëherë pozicionin tuaj një grupi personash të caktuar paraprakisht sipas zgjedhjes tuaj të cilët do të kenë mundësi të ndjekin lëvizjen tuaj në kohën reale. Paralajmërimi gjithashtu i dërgohet kompanisë që keni angazhuar për siguri.

Lajmëroni kontaktet tuaja për situatat urgjente

*Shërbimin e ofron platforma e pozicionimit Glympse. Shërbimet në dispozicion mund të ndryshojnë në varësi të shtetit dhe rajonit.

Rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

Mbajeni Gear S3 në të gjitha kushtet e motit, në të gjitha vendet. Niveli i tij i mbrojtjes i përshtatet standardit IP68 kështu që mund t’i rezistojë pluhurit dhe ndotjes, sikurse dhe të përballojë 30 minuta nën ujë në një thellësi prej 1,5 metra.

Rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

*Nuk është i përshtatshëm për notim dhe zhytje.

Mbi 10 000 aplikacione

Aplikacionet në të cilat mbështeteni, aplikacionet pa të cilat nuk mundeni dhe aplikacionet që dëshironi t’i provoni. Tani mund t’i keni nëpërmjet orës Gear S3 dhe ta bëni jetën më të lehtë.

Mbi 10 000 aplikacione

Përputhshmëria

Gear S3 Classic mund të lidhet me shumë smartfonë Samsung dhe smartfonë të prodhuesve të tjerë, të cilët kanë të paktën 1.5 GB RAM dhe platformën Android 4.4 ose më të lartë.

  • Po NFC
  • Bluetooth v4.2 Versioni Bluetooth
  • 1,3" (32,9 mm) Madhësia (Ekrani kryesor)
  • 1 GHz Shpejtësia e CPU
  • Madhësia e ROM (GB)
  • Matës shpejtësie, barometër, xhiroskop, matës pulsi, ndriçim ambiental Sensorët

Manuali i përdorimit dhe shkarkimet

Si mund të stivoset

Memoria përdoruese e disponueshme është më e vogël se memoria përdoruese totale e aparatit për shkak të pjesës së saj të zënë nga sistemi operativ dhe programet e nevojshme për funksionimin normal të aparatit.

Sasia e memories së disponueshme për konsumatorin mund të ndryshojë në varësi të operatorit celular dhe mund të ndryshojë pas përditësimit të softuerit.