Politikat e Cookies të Samsung

Përditësuar 3 qershor 2021

Këto Politika të Cookies përshkruajnë llojet e ndryshme të cookies që mund të përdoren në lidhjen me faqen web të zotëruar apo të kontrolluar nga Samsung Electronics Co., Ltd (Kore) dhe Samsung Electronics UK Limited (bashkërisht “Samsung Electronics”). Këto Politika përshkruajnë gjithashtu se si mund të menaxhoni cookies.

Është e rëndësishme që ju të kontrolloni shpesh për përditësime të Politikave, meqenëse mund të ndryshohen herë pas here për të pasqyruar ndryshimet në përdorimin tonë të cookies. Ju lutemi të kontrolloni datën në fillim të kësaj faqeje për të parë kur janë ndryshuar për herë të fundit këto Politika. Çdo ndryshim në këto Politika do të hyjë në fuqi në momentin që ne publikojmë në faqen tonë web Politikat e ndryshuara.

Samsung Electronics ka zyra të shpërndara në Europë me qëllim që të sigurojmë që kërkesa ose pyetja juaj të menaxhohet nga stafi i mbrojtës së të dhënave bazuar në rajonin tuaj. Nëse keni pyetje, rruga më e lehtë për të na kontaktuar është nëpërmjet Faqes e Suportit të Privacisë në https://www.samsung.com/request-desk .

Ju mund të na kontaktoni gjithashtu në:

Oficeri Europian i Mbrojtjes së të Dhënave
Samsung Electronics (UK) Limited
Samsung House, 2000 Hillswood Drive, Chertsey, Surrey KT16 0RS, UK


Ju mund të ushtroni të drejtat tuaja të privatësisë siç parashtrohen në Politikat e Privatësisë. Për më tepër informacion mbi privatësinë, ju lutem referojuni Politikave të Privatësisë.

Cookies

Cookies janë skedarë të vegjël që ruajnë informacion në kompjuterin, TV, celularin apo pajisje të tjera tuajat. Ato mundësojnë që personi që ka vendosur cookie në pajisjen tuaj t’ju njohë në faqe web, shërbime, pajisje dhe/ose seanca lundrimi të ndryshme në internet. Cookies shërbejnë për mjaft qëllime të dobishme.

Për shembull:
o    Cookies mund të mbajnë mend të dhënat tuaja të regjistrimit në mënyrë që mos t’ju nevojitet të vendosni këto të dhëna çdo herë që regjistroheni në një shërbim.
o    Cookies na ndihmojnë ne së bashku me palë të treta që të kuptojmë cilat pjesë të Shërbimeve tona janë më populloret sepse na ndihmojnë të shohim cilat faqe dhe shërbime aksesojnë vizitorët dhe se sa kohë shpenzojnë në këto faqe. Duke studiuar këtë lloj informacioni, ne kemi më tepër mundësi që të përshtatim shërbimet në faqen tonë web dhe t’ju mundësojmë një eksperiencë më të mirë.
o    Cookies na ndihmojnë ne së bashku me palë të treta që të kuptojmë cilat reklama keni parë, në mënyre që të përshtatim një komunikim dhe shërbim më të përshtatshëm për ju..
o    Cookies na ndihmojnë ne së bashku me palë të treta që t’ju paraqesim përmbajtje dhe reklama të përshtatshme duke mbledhur informacion lidhur me përdorimin tuaj të Shërbimeve tona si dhe faqeve e aplikacioneve të tjera..

Kur hyni në faqen tonë web, juve do t’ju kërkohet të pranoni të gjitha cookies në Mjetin e Menaxhimit të Cookies tonë i cili është kategorizuar në “lloje” të shpjeguara në mënyrë më të detajuar në vijim. Ky mjet do t’ju lejojë gjithashtu të konfiguroni preferencat për të pranuar cookies të caktuara, nëse nuk dëshironi të pranoni të gjitha cookies. Ju mund gjithashtu të konfiguroni preferencat tuaja në parametrat e shfletuesit tuaj të cilat do të ndikojnë cookies që ju do të shihni në Mjetin e Menaxhimit të Cookies tonë (për shembull, ju mund të mos keni mundësi të shihni cookies të palëve të treta). Secili shfletues është i ndryshëm, prandaj kontrolloni menunë “Ndihmë” të shfletuesit tuaj për të mësuar se si të ndryshoni preferencat tuaja të cookies. Sistemi operativ i pajisjes tuaj mund të përmbajë kontrolle shtesë për cookies. Megjithatë, ju lutem vini re se disa aspekte të faqes tonë web janë të projektuara për të punuar duke përdorur cookies dhe se çaktivizimi i cookies mund të ndikojë përdorimin e disa aspekteve të faqes tonë web ose pjesëve të caktuara të saj. Për më tepër informacion lidhur me ndikimin e preferencave tuaja në funksionalitetin e faqes tonë web, ju lutem të referoheni në Mjetin e Menaxhimit të Cookies Preferencat e Cookies.

Ne përdorim në faqen tonë web cookies e mëposhtme

Cookie-t thelbësorë: ju lejojnë të merrni shërbimet që kërkoni nëpërmjet faqes tonë web. Pa këto cookies, shërbimet që ju keni kërkuar nuk mund t’ju ofrohen. Për shembull, cookies thelbësore na lejojnë të mbajmë mend artikujt që ju vendosni në shportë në mënyrë që ju të porosisni produkte. Këto cookies janë të aktivizuara automatikisht dhe nuk mund të çaktivizohen për arsye se janë thelbësore për t’ju lejuar që të shfletoni faqen tonë web. Pa këto cookies, faqja jonë web dhe shërbimet e dyqanit elektronik nuk mund të ofrohen.


Ne do të përdorim këtë lloj cookies për një periudhë prej 13 muajsh.

Cookies të Performancës: na lejojnë të analizojmë performancën dhe projektimin e faqes tonë web dhe të zbulojmë gabime. Për shembull, ky lloj cookie na lejon të mbajmë mend që ju keni vizituar faqen tonë web më parë dhe tregon cilat seksione të faqes tonë web janë më të vizituarat, duke na lejuar të shohim cilat faqe aksesohen më shpesh nga vizitorët dhe sa kohë shpenzojnë vizitorët në secilën faqe. Ne përdorim pa kufizim Google Analytics, Adobe dhe cookies analitike të ngjashme për të arritur këtë.
Për shembull, informacioni i gjeneruar nga cookies lidhur me përdorimin e faqes web do të ruhet normalisht në një server Google në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe adresa juaj IP do të shkurtohet nga Google paraprakisht. Vetëm në raste përjashtimore, adresa juaj e plotë IP do të transmetohet në një server Google në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe do të shkurtohet aty. Për llogari tonën, Google do të përdorë këtë informacion me qëllim përgatitjen e raporteve lidhur me aktivitetin në faqen tonë web dhe për ofrimin e shërbimeve të tjera lidhur me aktivitetin në faqen web dhe përdorimin e internetit. Adresa IP transmetohet nga shfletuesi juaj si pjesë e Google Analytics dhe nuk do të ketë lidhje me asnjë të dhënë tjetër të mbajtur nga Google.


Për më tepër informacion lidhur me ofruesit e tjerë të shërbimeve, ju lutem na kontaktoni duke vizituar Faqen e Suportit të Privacisë në https://www.samsung.com/request-desk.


Ky cookie çaktivizohet automatikisht dhe mund të konfigurohet për preferencat tuaja të veçanta.


Ne do të përdorim këtë lloj cookies për një periudhë prej 13 muajsh.

Cookies të Funksionalitetit: na lejojnë t’ju ofrojmë një eksperiencë më të mirë. Për shembull, ky lloj cookie siguron që informacioni që do të shfaqet në vizitën tuaj të radhës në faqen tonë web të përkojë me preferencat tuaja ose me llogarinë tuaj Samsung nga e cila keni aksesuar faqen tonë web, ose faktin që ju keni aksesuar në faqen tonë web nëpërmjet një emaili që ju është dërguar nga Samsung apo një nga ofruesit e shërbimit palë të treta të besuara të cilat ju kontaktojnë për llogarinë tonë.
Ky cookie aktivizohet automatikisht dhe mund të konfigurohet sipas preferencave tuaja të veçanta.


Ky cookie çaktivizohet automatikisht dhe mund të konfigurohet për preferencat tuaja të veçanta.


Ne do të përdorim këtë lloj cookies për një periudhë prej 13 muajsh.

Cookies të Reklamave: na lejojnë ne dhe partnerët tanë të përzgjedhur me kujdes, që të personalizojmë faqen tonë web, t’ju paraqesim reklama ose t’ju kontaktojmë drejtpërdrejt nëse keni dhënë pëlqimin e veçantë për këto komunikime, në një mënyrë që të jetë e përshtatshme për ju dhe që përkon me interesat tuaja, për shembull duke përdorur informacionin lidhur me produktet që ju keni shfletuar apo porositur në faqen tonë web. Për shembull dhe pa u kufizuar, ne përdorim etiketat e rimarketimit të Google për të lejuar partnerët tanë të shitjes me pakicë që të reklamojnë produktet të cilat ju i keni shfletuar në faqen tonë web. Për informacion të mëtejshëm lidhur me mënyrën se si funksionojnë etiketat e rimarketimt të Google, ju lutemi të klikoni këtu.
Gjithashtu, për këtë qëllim, ne mund të lejojmë edhe palë të treta të përzgjedhura me kujdes që të vendosin në faqen tonë web cookies apo teknologji të ngjashme.

Ne mund të përdorim dhe kombinojmë të dhënat tuaja të cookies me informacionin që mbledhim lidhur me ju nga burime të tjera, me qëllim që t’ju shërbejmë një eksperiencë më të mirë, për shembull duke ju paraqitur reklama më të përshtatshme (me pëlqimin tuaj të veçantë).

Gjithashtu, ne mund të punojmë me partnerë biznesi të përzgjedhur me kujdes, për t’ju paraqitur bashkërisht reklama; kjo mund të përfshijë kombinimin e të dhënave të cookies të mbledhura nga faqja jonë web me të dhënat e mbledhura nga partneri jonë i biznesit.

Në varësi të cilat cookies ju aktivizoni, ne mund të përdorim informacionin e mbledhur për të kuptuar preferencat e klientëve tanë dhe për të ndikuar fushatat e ardhshme të marketingut, duke përfshirë mënyrën për të përzgjedhur kujt t’ia drejtojmë marketingun.
Ne dhe partnerë biznesi të përzgjedhur me kujdes, mund të vendosim cookies kur ju shfaqim reklama për produktet apo shërbimet tona në faqe web të palëve të treta dhe kur ju klikoni mbi këto reklama, në mënyrë që ne të kuptojmë se në cilat faqe klientët tanë shohin dhe klikojnë mbi reklamat tona. Ne dhe partnerët tanë të biznesit përdorim këto cookies vetëm nëse ju i jepni pëlqimin operuesit të faqes web të palës së tretë, dhe ju mund të rregulloni preferencat tuaja lidhur me këto cookies në faqet web të këtyre palëve të treta.
Ne do të përdorim këtë lloj cookies për një periudhë prej 13 muajsh.

Cookies të palëve të treta: Faqja jonë web mund të shfaqë përmbajtje nga faqe web apo shërbime nga palë të treta, gjë e cila mund të sjellë ruajtjen e cookies të palëve të treta në pajisjen apo shfletuesin tuaj. Këto palë të treta mund të shihen, dhe cookies e tyre mund të bllokohen në Mjetin e Menaxhimit të Cookies: Preferencat e Cookies
Ne nuk kontrollojmë ruajtjen dhe përdorimin e këtyre cookies nga palë të treta dhe ju duhet t’i referoheni politikave të cookies të palëve të treta përkatëse për më tepër informacion.


Ky lloj cookie çaktivizohet automatikisht dhe mund të konfigurohet sipas preferencave tuaja të veçanta.

Ruajtje Lokale të Tjera

Ne së bashku me palë të treta të caktuara, mund të përdorim teknologji të tjera ruajtjeje lokale të tilla si Local Shared Objects (referuar gjithashtu si “Flash cookies”) dhe ruajtje lokale HTML5, në lidhje me Shërbimet tona. Këto teknologji janë të ngjashme me cookies të përmendura më sipër lidhur me faktin që ruhen në pajisjen tuaj dhe mund të përdoren për të ruajtur informacion të caktuar lidhur me aktivitetin dhe preferencat tuaja. Megjithatë, këto teknologji mund të përdorin pjesë të ndryshme të pajisjes tuaj të ndryshme nga cookies standarde, dhe për këtë arsye, ju mund të mos keni mundësi t’i kontrolloni duke përdorur mjetet dhe personalizimet standarde të shfletuesit. Për informacion lidhur me çaktivizimin apo fshirjen e informacionit të përmbajtur në Flash cookies, ju lutem klikoni këtu

Skedarët Pixel

Gjithashtu, edhe skedarët pixel në faqen tonë web dërgojnë te Samsung.com dhe servera gjurmues të palëve të treta, informacion lidhur me përdorimin e faqes web, por nuk ruajnë informacionin në shfletuesin e përdoruesit sikurse bëjnë cookies. Skedarët pixel lejojnë Samsung të sigurohet që faqja web funksionon dhe faqet ngarkohen.

Skedarët pixel në faqen tonë web kategorizohen dhe menaxhohen në të njëjtën mënyrë si cookies. Skedarët pixel të performancës, funksionalitetit dhe reklamave çaktivizohen dhe mund të konfigurohen sipas preferencave tuaja duke përdorur Mjetin e Menaxhimit të Cookies.

Një pixel e-mail është një teknologji e ngjashme e përdorur nga Samsung në komunikimet dërguar nëpërmjet e-mail. Kur keni dhënë pëlqimin e veçantë për të marrë komunikime të cilat janë përzgjedhur me kujdes nga partnerët tanë për t’ju dërguar reklama, secili komunikim përmban një cookie dhe skedar pixel.

Menaxhimi i cookies dhe i teknologjive të tjera

Nëse ndodheni në Europë, ju mund gjithashtu të rregulloni preferencat tuaja të cookies duke rregulluar Parametrat e Cookies nëpërmjet Mjetit për Menaxhimin e Cookies, të cilin mund ta gjeni këtu:Preferencat e Cookies.

Ju mund gjithashtu të përditësoni parametrat e shfletuesit tuaj në çdo kohë nëse dëshironi të fshini ose bllokoni cookies nga aparati juaj (konsultohuni me menunë “ndihmë” të shfletuesit tuaj për të mësuar si të fshini apo bllokoni cookies). Samsung Electronics nuk mban përgjegjësi për parametrat e shfletuesit tuaj. Ju mund të gjeni instruksione të mira dhe të thjeshta se si të menaxhoni cookies në llojet e ndryshme të shfletuesve të internetit në http://www.allaboutcookies.org/manage-cookies/.

Ju lutem të keni parasysh se refuzimi i cookies mund të ndikojë në aftësinë tuaj për të kryer transaksione të caktuara në faqen web dhe aftësinë tonë për të njohur shfletuesin tuaj nga një vizitë në tjetrën.