Galaxy S24 | S24+

Galaxy AI is here

Mirë se vini në epokën e celularëve me AI. Me Galaxy S24 | S24+ në duart tuaja mund të shkyçni nivele tërësisht të reja të krijimtarisë, produktivitetit dhe të mundësive, duke filluar me pajisjen më të rëndësishme në jetën tuaj. Smartfonin tuaj.

Circle to Search
Live Translate
Photo Assist
Chat Assist
Try Galaxy nё telefonin tuaj Skanoni kёtё QR code ose vizitoni trygalaxy.com
QR code pёr tё mundësuar përdorimin Try Galaxy

Shijoni çdo detaj

Pamje nga shumë afër e cepave të Galaxy S24 Plus. Pajisja kthehet me ngadalë. Më pas, një regjistrim nga afër fillon me butonat anësorë dhe rrotullohet në panelin e pasmë. Pastaj, pajisja shihet e plotë nga pjesa e pasme.

I thjeshtë për t'u kapur. Komod në dorë. Me dizajnin e tyre të unifikuar dhe me finicionin prej sateni, Galaxy S24 dhe S24+ janë po aq të lëmuar sa duken.

Më të mëdhenj dhe më të shpejtë.

Këto pajisje janë përmirësimet për të cilat keni pritur. Më shumë ekran. Më shumë bateri. Më shumë fuqi përpunuese. Ka shumë gjëra për t'u pëlqyer rreth Galaxy S24 dhe S24+. Veçanërisht tani që Galaxy S24+ vjen me rezolucionin më të lartë të ekranit në një pajisje Galaxy: QHD+.

Galaxy S24 në ngjyrë të verdhë qelibari dhe Galaxy S24 Plus në ngjyrë vjollcë kobalti shihen nga pjesa e përparme.

Ngjyra të frymëzuara nga mineralet

Dy pajisje të serisë Galaxy S24 në ngjyrë vjollcë kobalti. Njëra pajisje qëndron drejt dhe shihet nga pjesa e pasme. Telefoni tjetër shihet nga pjesa anësore për të treguar skajet e kornizës.

Të mbrojtur me Armor Aluminum

Përfshihuni në historinë tonë të bazuar te mineralet

Galaxy AI

I fuqizon detajet me motorin ProVisual

Një fotografi vibrante 50 megapiksel në orientim horizontal e një lugine.
Kapur me Galaxy S24+ #withGalaxy

50 MP. Mega mega pikselë

Një stacion i përsosur i pikselëve që nuk do t'ju zhgënjejë. Asnjëherë. Shkrepni fotografi me rezolucion të lartë që do të ruajnë detajet dhe cilësinë e tyre edhe me kalimin e viteve.

Shkrepni në largësi. Edhe në errësirë

Regjistroni fotografi të shndritshme, plot ngjyrë, të qarta edhe në errësirsë me AI ISP. Më në fund, portretet që keni ëndërruar. Zmadhoni në 2x ose edhe 3x — nuk bën dallim me të vërtetë., Secila largësi mund të jetë aq e qartë sa ditën edhe pse teknikisht është natë.

Afrohuni me çdo prekje

Një fotografi me ngjyra të gjalla e dy personave që janë ulur përballë një kafeneje e shkrepur me zmadhim 1x. Një fotografi me ngjyra të gjalla e dy personave që janë ulur përballë një kafeneje e shkrepur me zmadhim 2x. Një fotografi me ngjyra të gjalla e dy personave që janë ulur përballë një kafeneje e shkrepur me zmadhim 3x.

Prekni për të zmadhuar

Kapur me Galaxy S24+ #withGalaxy

Thjesht vazhdoni të ndukni. Kaloni nga 1x në 2x ose edhe 3x., AI i mban fotografitë me cilësi të lartë: vibrante, të qarta dhe super të mprehta — pa humbur mjaft detaje.,

Lini hapësirë për zmadhimin spektakolar me AI

Pamori i aplikacionit të kamerës tregon një grua që po pozon përballë një sfondi skenik. Kamera zmadhohet nga 1x te 2x e më pas 3x. Më pas, shfaqet një fotografi e qartë e një subjekti me një sfond skenik në zmadhim 2,5x.

Kapur me Galaxy S24+ #withGalaxy

Shkrepni fotografi të mrekullueshme me detaje të gjalla në distanca që zmadhohen më shumë se më parë. Zmadhoni te veprimi dhe kapni detaje të përmirësuara falë zgjidhjes së re të Zmadhimit me AI.,

Ndryshojani përmasat, modifikojeni. Fare e thjeshtë!

Shkyçni magjinë e modifikimit të fotografive me AI. Tani mund të perfeksiononi fotografitë tuaja pa shumë mund, duke u siguruar që çdo imazh të shkëlqejë. Por kjo nuk është e gjitha, edhe nëse nuk e keni shkrepur dot fotografinë që dëshironit, Generative Edit mund të mbushë sfondet dhe të heqë objektet e padëshiruara në çast.

Një fotografi po modifikohet në aplikacionin Galeria. Për ta drejtuar, fotografia rrotullohet dhe cepat e zbrazët shfaqen në kornizë. Më pas, mbushen zonat që mungojnë dhe sfondi.

Rrotullojeni fotografinë dhe lejoni që mbushja e sfondit të plotësojë cepat që mungojnë për t'iu përshtatur kornizës.

Një fotografi po modifikohet në aplikacionin Galeria. Është prekur një buton i modifikimit dhe subjekti është zgjedhur. Subjektit i ndryshohet përmasa dhe zhvendoset në një vendndodhje tjetër në fotografi. Më pas, zonat që mungojnë mbushen.

Zgjidhni dhe zhvendosni një objekt në fotografinë tuaj dhe AI do të plotësojë hapësirën që do të lërë heqja e objektit si të mos ketë qenë kurrë aty.

Prekni dhe mbani për Lëvizje të ngadaltë

Prekni dhe mbani për Lëvizje të ngadaltë

Rregjistroni veprimet, shtoni efekte epike me lëvizje të ngadalta më vonë. Lëvizja e ngadaltë në çast vendos imazhe të krijuara nga AI ndërmjet kuadrove të videove të rregullta nga Gallery juaj ose shkarkimet tuaja. Gjithçka që duhet është një prekje dhe mbajtje e thjeshtë.

Një video e një vrapuesi luhet me shpejtësi normale në ekranin e Galaxy S24 plus. Ndërsa kamera i afrohet vrapuesit nga pas, videoja kalon në lëvizje të ngadaltë.

Pamje paraprake në Super HDR. Të përmirësuara nga AI përpara se të shkrepni

Në dritaren e pamjes paraprake të aplikacionit të kamerës, është shkrepur një fotografi. Më pas, preket butoni Galeria për të hapur fotografinë më të fundit në Galeri. Preket butoni i ndarjes. Një fotografi zgjidhet për t'u ndarë. Më pas, zgjidhet një aplikacion i medias sociale. Fotografia shfaqet në aplikacionin e medias sociale gati për t'u ngarkuar si një postim i ri. Më pas, fotografia shihet si një postim i ngarkuar në furnizimin e aplikacionit.

Kapur me Galaxy S24+ #withGalaxy

Me përmirësimin tonë të fundit të Super HDR, mund të shkrepni fotografi të gjalla ashtu siç i shikoni në realitet, nga pamja paraprake te postimi. Kjo funksionon edhe kur bëni fotografi nga kamera e Instagram.

Shihni një pamje paraprake në Super HDR përpara se të shtypni obturatorin. Mbajeni te Galeria ose ngarkojeni te feed- i juaj, cilado qoftë zgjedhja juaj cilësia HDR do të mbetet e pandryshuar.

Live Translate. Mënyra më e lehtë për të komunikuar

Merrni përkthim të shpejtë të gjuhës në telefonatën tuaj të radhës. Kjo është e vërtetë, AI ju ndihmon të komunikoni jashtë gjuhës suaj mëmë teksa flisni në telefon. Dhe përfitoni këtë, funksionon edhe në shkëmbimin e mesazheve.

Një telefonatë po interpretohet në kohë reale. Dialogu shfaqet në ekran si bisedë me tekst në dy gjuhë.

Elementët thelbësorë janë dispozicionin tuaj

Personalizoni përvojën tuaj ditore me miniaplikacione në ekranin e kyçur dhe në stilin Ekrani gjithnjë ndezur. Nga alarmet rikujtuese të rëndësishme e deri te cilësia e ajrit të qytetit, merrni menjëherë informacionin që ju nevojitet.

Një ekran i kyçur zbehet në stilin Ekrani gjithnjë ndezur me miniaplikacionet e motit, orës dhe alarmit dhe me një panel kontrolli të luajtësit të muzikës.

Një stil i personalizuar i Ekranit gjithnjë ndezur me miniaplikacionet e fazës së hënës, motit dhe të cilësisë së ajrit.
Një stil i personalizuar i Ekranit gjithnjë ndezur me miniaplikacionet e motit dhe të alarmit rikujtues.
Një stil i personalizuar i Ekranit gjithnjë ndezur me miniaplikacionet e motit dhe të statusit të baterisë së pajisjes së lidhur.
Një stil i personalizuar i Ekranit gjithnjë ndezur me miniaplikacionet e fazës së hënës, cilësisë së ajrit dhe të alarmit.

    Zgjidhni tonin e duhur për tekstin tuaj me Chat Assist

    Shtojini një shtresë tërësisht të re shprehie mesazheve tuaja përmes Chat Assist. Ai funksionon në email dhe në median sociale për ta bërë bisedën të shpejtë dhe të thjeshtë!

    Një variant i parë i mesazhit tekst është shkuar në shiritin e dërgimit. 'Si thua për pica?' Chat Assist sugjeron formulimin alternativ në tone të ndryshme. Toni social thotë, 'Si thua për hashtag pica të shijshme. Emoji i yum. Hashtag parajsa e admiruesve të ushqimit.' Toni i sjellshëm thotë, 'A jeni të interesuar që të keni pica?'

    Dhomëz më e fuqishme avulli. Le të fillojë loja

    Skena e lojës nga Gameloft përshkruhet në ekranin e Galaxy S24 Plus. Detajet janë të qarta dhe përmbajtja është e mirë.

    Ky sistem i ri dhe i përmirësuar i shpërhapjes së nxehtësisë ju ndihmon që të luani me performancë optimale. Dhomëza më e fundit e avullit është më e madhe se më parë, me një material të integruar në trajtë lëngu të ndërfaqes termike.

    Dhomëza e avullit

    mbi 1,5 herë më e madhe

    Ekrani i telefonit me përshtatje në nivelin më të lartë të ndriçimit nën rrezet e diellit

    Përmirësoni lojën tuaj me këta dy ekrane të mëdhenj. Falë madhësisë së rritur të ekraneve dhe kornizave shumë të holla, ekrani FHD+ 6,2” i Galaxy S24 dhe ekrani QHD+ 6,7” i Galaxy S24+ ofrojnë më shumë hapësirë ekrani se asnjëherë më parë, duke ofruar përvojën më gjithëpërfshirëse të shikimit., Për më tepër, mund të shijoni ngjyra dhe kontrast optimal me veçorinë Përforcuesi i shikimit në të dyja ekranet.

    Galaxy S24 Plus po mbahet në ambient të jashtëm nën rrezet e diellit. Një video me ngjyra të pasura dhe me kontrast të lartë luhet në ekran.

    Bateria inteligjente për një kohëzgjatje edhe më të madhe.,

    Vazhdoni ta përdorni. Vazhdoni. Vazhdoni. Galaxy S24 dhe S24+ kanë një bateri inteligjente që ju jep më shumë kohë luajtjeje, kohë për shikimin e videove dhe kohë për veten tuaj.,,,

    • Shihni video deri në

      29 orë Galaxy S24

      31 orë Galaxy S24+

    • Dëgjoni muzikë deri në

      78 orë Galaxy S24

      92 orë Galaxy S24+

    Pse të kaloni nga iOS në Galaxy?

    Kaloni lehtësisht nga iOS

    Mbani fotografitë, videot, kontaktet, kalendarin dhe app-et tuaja me Smart Switch — edhe nëse po kaloni nga iOS.,,

    Hapni rrugën për kufirin e AI

    Kaloni në Galaxy për ta kaluar ditën sa më thjeshtë përmes epokës së re të AI të telefonit.

    Harrojini pengesat midis pajisjeve

    Kaloni në Galaxy për të hapur mënyra pa ndërprerje në pajisjet tuaja për të punuar, luajtur dhe për të qëndruar të shëndetshëm.

    Ndani skedarë në çast

    Dërgoni lehtësisht fotografi, video dhe një larmi skedarësh me përdorues jashtë ekosistemit të Galaxy përmes Ndarjes së shpejtë. Edhe pse më parë ka punuar vetëm me pajisjet Galaxy, tani punon edhe me pajisjet Android në afërsi.

    Try Galaxy nё telefonin tuaj

    A e keni pёrjetuar ende pajisjen mё tё re tё Galaxy? Po sikur ta provoni tani? Nё telefonin tuaj! Filloni pёrvojёn me kёtё shkarkim.

    A e keni pёrjetuar ende pajisjen mё tё re tё Galaxy? Po sikur ta provoni tani? Nё telefonin tuaj! Thjesht skanoni QR code dhe shkarkoni pёr tё filluar.

    QR code pёr tё mundësuar përdorimin Try Galaxy

    Ndani shpejt me përdorues jashtë ekosistemit tuaj

    Nuk jeni të kufizuar vetëm në telefonat Galaxy. Përdorni kodet QR dhe kontaktet e ruajtura për të ndarë me përdoruesit e iOS ose me miqtë dhe familjen që ndodhen larg.,

    Siguruar nga Samsung Knox

    Qëndroni të qetë me mbrojtjen tonë të pakrahasueshme për celularë, të fortifikuar nga Knox Vault i papenetrueshëm, si dhe Knox Matrix, vizioni i Samsung për sigurinë për shumë pajisje.

    Ndryshimet fillojnë nga hapat e vegjël

    Po ecim drejt një të ardhmeje të qëndrueshme, hap pas hapi. Ne besojmë në krijimin e një rrugëtimi të qëndrueshëm përmes ndryshimeve të vogla që mund të bëjnë një ndryshim të madh. Ndjesia është e mirë kur bëni gjënë e duhur.

    Deri në 512 GB hapësirë ruajtëse

    Ruajini të gjitha gjërat tuaja me opsionet 256 GB dhe 512 GB. Ose zgjidhni opsionin 128 GB në Galaxy S24.

    Aksesorët që do të shoqërojnë në epokën tjetër.

    Katër pajisje Galaxy S24 Plus me kapakë të vendosur: Kapak silikoni në ngjyrë të verdhë, kapak Clear Gadget, kapak Standing Grip në ngjyrë blu të çelët dhe kapak Flipsuit në ngjyrë të verdhë.

    Pyetjet e shpeshta

    Galaxy S24 Ultra

    Hidhini një sy mënyrave tona inteligjente për të marrë Galaxy S24 | S24+

    Hapni një horizont të ri me Galaxy

    1. Sekuencat janë shkurtuar dhe simuluar. Vetëm rezultate për qëllime ilustruese. Rezultatet mund të ndryshojnë në varësi të përputhjes vizuale. Kërkon lidhje me internetin. Përdoruesit duhet të përditësohen me versionin më të fundit të Android. Funksionaliteti i produktit mund të varet në aplikacionin tuaj dhe cilësimet e pajisjes. Disa funksione mund të mos jenë të përputhshme me disa aplikacione të caktuara. Disponueshmëria e shërbimit ndryshon sipas shtetit dhe gjuhës. Saktësia e rezultateve nuk është e garantuar.
    2. Live Translate kërkon lidhje me rrjetin dhe identifikim në llogari Samsung. Live Translate është i disponueshëm vetëm në aplikacionin e instaluar paraprakisht Samsung Phone. Disa gjuhë mund të kërkojnë shkarkim të paketës së gjuhëve. Disponueshmëria e shërbimit mund të variojë sipas gjuhës. Saktësia e rezultateve nuk është e garantuar.
    3. Transcript Assist kërkon lidhje me rrjetin dhe identifikim në llogari Samsung. Transcript Assist disponohet vetëm në aplikacionin e instaluar paraprakisht Samsung Voice Recorder ose në skedarët e regjistruar me anë të aplikacionit të instaluar paraprakisht Samsung Phone. Veçoria e regjistrimit të zërit në aplikacionin e instaluar paraprakisht Samsung Phone mund të mos mbështetet në disa shtete. Skedarët audio duhet të jenë me kohëzgjatje më të vogël se 3 orë në mënyrë që të përpunohen. Veçoria e përmbledhjes tek Transcript Assist mund të aktivizohet kur të arrihet një numër i caktuar karakteresh. Disponueshmëria e shërbimit mund të variojë sipas gjuhës. Saktësia e rezultateve nuk është e garantuar.
    4. Generative Edit kërkon lidhje me rrjetin dhe identifikim në llogari Samsung. Modifikimi me Modifikimin gjenerues rezulton në një fotografi me përmasa të ndryshuara deri në 12 MP. Një shenjë e dukshme sigurie mbivendoset në imazhin e dalë pas ruajtjes në mënyrë që të tregojë se imazhi është krijuar nga AI. Saktësia dhe besueshmëria e produktit të gjeneruar nuk është e garantuar.
    5. Galaxy S24+ krahasuar me Galaxy S24.
    6. Krahasuar me Galaxy S23 dhe S23+.
    7. I matur diagonalisht, madhësia e ekranit të Galaxy S24 është 6,2 inç si drejtkëndësh i plotë dhe 6 inç kur llogarisim edhe këndet e rrumbullakëta, madhësia e ekranit të Galaxy S24+ është 6,7 inç si drejtkëndësh i plotë dhe 6,5 inç kur llogarisim edhe këndet e rrumbullakëta; pamja reale e shikueshme është më pak për shkak të këndeve të rrumbullakëta dhe vrimës së kamerës.
    8. Vlera tipike e testuar në kushtet laboratorike të palëve të treta. Vlera tipike është vlera mesatare e përllogaritur duke marrë parasysh devijimin e kapacitetit të baterisë mes kampioneve të baterive të testuara sipas standardit IEC 61960. Kapaciteti i vlerësuar është 3880 mAh për Galaxy S24, 4755 mAh për Galaxy S24+ dhe 4855 mAh për Galaxy S24 Ultra. Jetëgjatësia aktuale e baterisë mund të variojë sipas mjedisit të rrjetit, mënyrave të përdorimit dhe faktorëve të tjerë.
    9. Disponueshmëria e ngjyrave mund të variojë sipas shtetit ose operatorit celular.
    10. Korniza nuk përfshin butonat e volumit dhe anësorë ose folenë e kartës SIM.
    11. Zmadhimi i cilësisë optike mundësohet nga sensori i pikselëve adaptues.
    12. Zmadhimi 2x duhet të aktivizohet në cilësimet e app-it të Camera Assistant. Camera Assistant mund të shkarkohet nga Galaxy Store.
    13. Rezultatet mund të variojnë në varësi të kushteve të dritës dhe/ose të kushteve të fotografimit, duke përfshirë subjektet e shumta, daljen jashtë fokusit apo subjektet në lëvizje.
    14. 30X Space Zoom përfshin zmadhim optik 3x dhe zmadhim dixhital 30x me teknologjinë Super Resolution. Distancat e zmadhimit mbi 3x mund të shfaqin përkeqësim të imazhit.
    15. Zmadhimi me AI zbatohet në distanca mes gjatësive të zmadhimit dixhital. Saktësia e rezultateve nuk është e garantuar.
    16. Disa aplikacione të medias sociale mund të mos e mbështesin Super HDR. Saktësia e rezultateve nuk është e garantuar.
    17. Cilësia HDR mbështetet në fotografitë e ngarkuara si postime në furnizimin e Instagram dhe në videot e ngarkuara si reels.
    18. Veçoria e përkthimit tek Chat Assist mund të kërkojë identifikimin në llogarinë Samsung. Disa aplikacione të bisedës mund të mos e mbështetin këtë veçori. Disa gjuhë mund të kërkojnë shkarkim të paketës së gjuhëve. Disponueshmëria e shërbimit mund të variojë sipas gjuhës. Kjo veçori aktivizohet kur zbulohet një gjuhë e përkthyeshme. Saktësia e rezultateve nuk është e garantuar.
    19. Disa miniaplikacione funksionale mund të kërkojnë një lidhje me rrjetin dhe/ose identifikim në llogari Samsung. Disponueshmëria e funksioneve të mbështetura brenda aplikacioneve mund të ndryshojë sipas shtetit.
    20. Veçoria e sugjerimit të tonit tek Chat Assist kërkon lidhje me rrjetin dhe identifikim në llogari Samsung. Duhet të plotësohen kërkesat e gjatësisë që veçoria të aktivizohet. Disponueshmëria e shërbimit mund të variojë sipas gjuhës. Saktësia e rezultateve nuk është e garantuar.
    21. ©2024 Gameloft. Të gjitha të drejtat të rezervuara. Gameloft, logoja e Gameloft dhe Asphalt janë marka tregtare të Gameloft në SHBA dhe/ose shtete të tjera. Të gjithë prodhuesit, makinat, emrat, markat dhe imazhet shoqëruese janë marka tregtare dhe/ose materiale me të drejtë autori të zotëruesve të tyre përkatës.
    22. Ekrani Dynamic AMOLED 2X në Galaxy S24 dhe S24+ ka marrë certifikim nga VDE Germany për 100 për qind Mobile Color Volume në gamën e ngjyrave DCI-P3, që do të thotë se imazhet nuk lënë gjurmë dhe do të keni ngjyra të gjalla të pabesueshme pavarësisht niveleve të ndryshme të ndriçimit. Ekrani mund të arrijë ndriçimin maksimal deri në 2600 nit, duke përmirësuar kontrastin mes aspekteve të errëta dhe të ndritshme të përmbajtjes dixhitale për një cilësi figure më të shkëlqyer, me raport kontrasti 5 000 000:1 për ta bërë përvojën tuaj në celular më tërheqëse.
    23. Jetëgjatësia reale e baterisë varion sipas mjedisit të rrjetit, veçorive dhe aplikacioneve të përdorura, shpeshtësisë së telefonatave dhe mesazheve, numrit të karikimeve dhe shumë faktorëve të tjerë. Vlerësuar përkundrejt profilit të përdorimit mesatar të hartuar nga UX Connect Research. Vlerësuar në mënyrë të pavarur nga UX Connect Research mes datave 25.11.2023 dhe 15.12.2023 në SHBA dhe MB me versionet para hedhjes në treg të SM-S921, SM-S926 dhe SM-S928 sipas cilësimit të parazgjedhur duke përdorur rrjetet LTE dhe 5G Sub6. NUK është testuar nën rrjetin 5G mmWave.
    24. Bazuar në kushtet e testimeve të brendshme laboratorike të Samsung me versionin e hedhur në treg paraprakisht të modelit të dhënë të lidhur me kufjet nëpërmjet Bluetooth sipas cilësimeve të parazgjedhura përmes LTE. Vlerësuar kundrejt kapacitetit të baterisë dhe rrymës së matur për konsumin e energjisë së baterisë përkatësisht gjatë luajtjes së videos (rezolucioni i skedarit video 720 p, ruajtur në pajisje) dhe luajtjes së audios (skedar mp3, 192 kbps, ruajtur në pajisje me ekranin LCD të fikur). Koha reale e luajtjes së videos dhe audios ndryshon sipas lidhjes së rrjetit, cilësimeve, formatit të skedarit, ndriçimit të ekranit, gjendjes së baterisë dhe shumë faktorëve të tjerë.
    25. Transferimet me tel nga pajisjet Android™ kërkojnë që pajisja marrëse të ketë Android™ 4.3 e lart dhe pajisja dërguese të ketë Android 4.3™ e lart. Transferimet mund të kryhen pa kabllo përmes një lidhje me valë. Për lidhjet me valë, pajisja marrëse duhet të ketë Android™ 4.0 e lart dhe pajisja dërguese duhet të ketë Android™ 4.0 e lart. Hapni Smart Switch te ”Cilësimet” në pajisjen marrëse Galaxy ose shkarkoni aplikacionin Smart Switch Mobile nga Galaxy Store. Të dhënat dhe përmbajtjet e disponueshme për transferim mund të variojnë sipas metodës së transferimit.
    26. Transferimet me tel nga pajisjet iOS kërkojnë që pajisja marrëse të ketë Android™ 4.3 e lart dhe pajisja dërguese të ketë iOS 5 e lart. Transferimet mund të kryhen pa kabllo përmes një lidhje me valë ose iCloud. Për lidhjet me valë, pajisja marrëse duhet të ketë Android™ 4.0 e lart dhe pajisja dërguese duhet të ketë iOS 12 e lart. Transferimet përmes iCloud kërkojnë që pajisja marrëse të ketë Android™ 4.0 e lart dhe pajisja dërguese të ketë iOS 5 e lart. Hapni Smart Switch te ”Cilësimet” në pajisjen marrëse Galaxy ose shkarkoni aplikacionin Smart Switch Mobile nga Galaxy Store. Për transferimet me valë, shkarkoni Smart Switch për iOS nga App Store në iPhone ose iPad tuaj. Të dhënat dhe përmbajtjet e disponueshme për transferim mund të variojnë sipas metodës së transferimit.
    27. Rekomandohet të përdorni një lidhje me tel kur transferoni grupe të ndryshme të dhënash njëherazi.
    28. Galaxy Buds2 Pro, Galaxy Watch6 dhe Galaxy Tab S9 shiten veç.
    29. Disponohet në pajisje me sistem operativ Android 10 (Q OS) e lart dhe One UI 2.1 e lart. Kompjuterët e mbështetur përfshijnë Samsung Notebooks dhe Galaxy Books, përfshirë këtu edhe kompjuterët me bazë Qualcomm të hedhur në treg në vitin 2020 e më të vonë dhe kompjuterët me Windows nga prodhues të tjerë që punojnë me versionin e vitit 2004 të Windows 10 e lart, të cilët kanë njësi Bluetooth 22.50.02 e lart të versionit Intel dhe njësi Wi-Fi 22.50.07 e lart të versionit Intel.
    30. Galaxy Tab S9 shitet veç.
    31. Kur ndani skedarë duke përdorur kodet QR dhe kontaktet, deri në 1000 skedarë mund të transferohen në një kohë. Skedarët individualë duhet të jenë më pak se 3 GB dhe deri në 5 GB kapacitet të dhënash në total mund të transferohet në ditë. Lidhja skadon pas dy ditësh. Pajisja e dërguesit kërkon një llogari Samsung dhe si pajisjet e dërguesit dhe të marrësit kërkojnë lidhje me internetin.
    32. Knox Matrix mbështetet në smartfonët dhe tabletët Galaxy me One UI 6.0 e sipër. Disponueshmëria mund të variojë sipas shtetit ose rajonit.
    33. Zbatohen kushtet e përgjithshme. Disponueshmëria mund të variojë sipas operatorit celular, shtetit ose rajonit. Kontrolloni kualifikimin e pajisjes për shkëmbim në faqen Shkëmbe.
    34. Opsionet e hapësirës ruajtëse dhe disponueshmëria mund të ndryshojnë sipas operatorit celular, shtetit ose rajonit. Disponueshmëria reale e hapësirës ruajtëse mund të ndryshojë në varësi të softuerit të instaluar paraprakisht.
    35. Të gjithë aksesorët shiten veç.
    36. Galaxy S24, S24+ dhe S24 Ultra janë të vlerësuar si IP68. Bazuar në kushtet e testit laboratorik për zhytje deri në 1,5 metra në ujë të ëmbël për deri në 30 minuta. Jo i këshillueshëm për përdorimin në plazh ose pishinë. Rezistenca e pajisjes ndaj ujit dhe pluhurit nuk është e përhershme dhe mund të zvogëlohet me kalimin e kohës për shkak të konsumimit normal.
    37. Lëvizja e ngadaltë në çast është e disponueshme vetëm në Samsung Video Player të instaluar paraprakisht dhe app-in Samsung Gallery. Shërbimi i disponueshëm mund të ndryshojë nga specifikimet e videos.
    38. Veçoria e përkthimit në Chat Assist kërkon një lidhje me rrjetin, hyrjen në Samsung Account dhe shkarkimin e paketës së gjuhës nga Galaxy store. Duhet të plotësojë kërkesat e gjatësisë për të aktivizuar veçorinë. Disponueshmëria e shërbimit mund të ndryshojë sipas vendit, rajonit ose gjuhës. Disa app-e të bisedave mund të mos lejojnë përdorimin e kësaj veçorie. Saktësia e rezultateve nuk garantohet.