Mjedis

Mjedis

Ndryshimet fillojnë me
hapa të vegjël

Ndryshimet fillojnë me hapa të vegjël

Hapat tanë drejt një të ardhmeje më të mirë

E konsiderojmë efikasitetin e energjisë dhe qarkullimin e burimeve për produktet tona gjatë gjithë ciklit jetësor. Kjo përfshin zbatimin e masave të ndryshme gjatë fazave të burimeve, prodhimit, shpërndarjes, përdorimit dhe riciklimit për të pakësuar ndikimin tonë në mjedis.

Përpjekjet tona për energjinë

Kemi zhvilluar teknologji të ndryshme për të pakësuar përdorimin e energjisë përmes pajisjeve me efikasitet të energjisë. Me zgjidhjet tona, mund të ndikoni te faturat ë energjisë dhe në mjedis.

SmartThings Energy
në jetën tuaj

Menaxhoni energjinë me SmartThings Energy.1 Lidhni aplikacionin SmartThings Energy me matësin tuaj inteligjent për zgjedhje më të mira të energjisë. Menaxhoni pa mundim përdorimin e energjisë, vendosni objektiva për energjinë dhe merrni alarme kur tejkaloni përdorimin.

Rregulloni automatikisht
ndriçimin e televizorit tuaj

Disa nga modelet tona të televizorit të nxjerrë në shitje nga 2023 kursejnë energji përmes ndjeshmërisë inteligjente të ndriçimit.2 Shikoni shfaqjet tuaja të preferuara me kursime energjie3 në Neo QLED.

Përpjekjet tona për burimet

Marrim parasysh kursimin e burimeve për të siguruar që materialet të ripërdoren dhe mbetjet të pakësohen. Përpiqemi të bëjmë një ndryshim për mjedisin përmes hapave të vegjël.

Udhëtimi ynë drejt
një të ardhmeje më të mirë

Kemi zbuluar strategjinë tonë të re mjedisore, një iniciativë gjithëpërfshirëse që përputhet me përpjekjet botërore për të trajtuar ndryshimet klimatike dhe mungesën e burimeve. Kjo strategji përfshin disa angazhime, duke përfshirë arritjen e emetimeve neto zero të karbonit nëpërmjet rritjes së përdorimit të burimeve të rinovueshme energjitike. Për më tepër, përpiqemi të përmirësojmë qarkullimin e burimeve brenda produkteve tona, duke u përqëndruar në rritjen e ripërdorimit të ujit dhe avancimin e teknologjisë së kapjes së karbonit.

Të dhënat mjedisore

Shkarkoni dhe mësoni rreth politikave dhe udhëzimeve mjedisore të Samsung Electronics.

  • 1 Disponueshmëria e shërbimit SmartThings Energy ndryshon sipas shtetit, rajonit ose pajisjes. I disponueshëm në pajisjet Android dhe iOS (Android OS 9↑, iOS 14↑). Kërkohet një lidhje Wi-Fi dhe një Samsung Account. Të gjitha pajisjet duhet të regjistrohen në aplikacionin SmartThings për të monitoruar konsumin e energjisë. Veçorita e AI Energy Mode mund të ndryshojë sipas shtetit, rajonit ose pajisjes. Ai mund t'i kalojë të gjitha elektroshtëpiaket tuaja inteligjente të përputhshme në Energy Saving mode automatikisht ose nëse fatura juaj e përllogaritur mujore e energjisë elektrike tejkalon objektivin tuaj të paracaktuar. (p.sh. Frigoriferi: optimizimi i shpejtësisë dhe funksionimit të kompresorit dhe rregullimi i cilësimit të temperaturës së ngrirësit) Përdorimi i energjisë dhe kostoja e vlerësuar e treguar në SmartThings Energy mund të ndryshojnë nga përdorimi dhe kostoja juaj aktuale.
  • 2 AI Energy Mode zbatuar te modeli CU7000↑ në 2023. Mëso më shumë në samsung.com.
  • 3 Normat e kursimit të energjisë mund të ndryshojnë sipas rajoneve, modeleve, madhësive, kushteve të shikimit apo llojeve të përmbajtjes. Për Amerikën e Veriut, Amerikën Qendrore dhe Jugore, Korenë/Azinë dhe Lindjen e Mesme (me përjashtim të Turqisë dhe Izraelit), funksioni i Ndriçimit Adaptiv nuk do të përdoret në mjedise që tejkalojnë 120 lux, gjë që mund të rezultojë në ulje të kursimeve të energjisë. Për Europën, CIS, Afrikën dhe Turqinë/Izraelin, funksioni i Ndriçimit Adaptiv nuk do të përdoret në mjedise që tejkalojnë 80 lux, gjë që mund të rezultojë gjithashtu në ulje të kursimeve të energjisë. Njësitë dërgohen në Eco Mode me disa funksione të AI Energy Mode të aktivizuara si parazgjedhje, kështu që kursimi i energjisë mund të duket më i ulët se në krahasim me Standard Mode. AI Energy Mode nuk funksionon me luajtjen e lojërave ose me mënyrat prioritare të shikimit si Game Mode dhe Intelligent Mode. Kursimet e energjisë bazohen në rezultatet e analizave të brendshme dhe mund të ndryshojnë në varësi të përmbajtjes që shfaqet dhe mjedisit rrethues.
  • 4 Samsung Galaxy S22 Ultra: 6 elementë përbërës të pajisjes që përmbajnë një minimum prej 20% material plastik të ricikluar pas konsumit. Këta elementë përbërës përfshijnë kapakun e brendshëm të S Pen dhe mbajtësen e tastit (RPA), çelësin anësor, çelësin e volumit, pjesën e sipërme të modulit të altoparlantit dhe modulin e poshtëm të altoparlantit (RPC). RPA (Recycled Polyamide) është bërë nga rrjetat e peshkimit të hedhura. RPC do të thotë Recycled Polycarbonate. Matur në bazë të peshës.
  • 5 Samsung Galaxy Z Fold5: 15 elementë përbërës pajisjesh që përmbajnë një minimum prej 10% material plastik të ricikluar pas konsumit, ose alumin të ricikluar para konsumit, ose një mesatare prej 22% xhami të ricikluar para konsumit. Këta elementë përbërës përfshijnë lidhësin e çelësit të volumit FPCB dhe lidhësin e ekranit të kapakut (RPA), modulin e altoparlantit të sipërm (sipër dhe poshtë) dhe modulin e altoparlantit të poshtëm (sipër dhe poshtë) (RPA dhe RPC), antenën (nën), antenën (kryesore), çelësin e volumit, lidhjen e çelësit të gishtit, sirtari i kartës SIM dhe lidhësi me mbajtësin e lidhësit, (RPC). RPA (Recycled Polyamide) është bërë nga rrjetat e peshkimit të hedhura. RPC do të thotë Recycled Polycarbonate. Matur në bazë të peshës.
  • 6 Samsung Galaxy Z Flip5: 15 elementë përbërës pajisjesh që përmbajnë një minimum prej 10% material plastik të ricikluar pas konsumit, ose alumin të ricikluar para konsumit, ose një mesatare prej 22% xhami të ricikluar para konsumit. Këta elementë përbërës përfshijnë mbajtësin e çelësave të volumit, kapakun e lidhësit të ekranit, mbajtësen e kabllit FPCB RF , dhe pjesën e pasme të mesit (RPA), modulin e altoparlantit (sipër dhe poshtë) dhe pjesën e sipërme të pasme (RPA dhe RPC), çelësat e volumit, mbajtësen e çelësit të gishtit, marrësin Deco, lidhësin me mbajtësin e lidhësit dhe sirtarin e kartës SIM (RPC). RPA (Recycled Polyamide) është bërë nga rrjetat e peshkimit të hedhura. RPC do të thotë Recycled Polycarbonate. Matur në bazë të peshës.
  • 7 Samsung Galaxy Buds2 Pro: 11 elementë përbërës të pajisjes që përmbajnë një minimum prej 20% material plastik të ricikluar pas konsumit. Këta elementë përbërës përfshijnë mbajtësin e baterisë, mbajtësin e kutisë PCB dhe Deko-mbajtësin e përparmë (RPA), kapakun e kutisë së sipërme, brendësinë e sipërme të kutisë, pjesën e përparme të kutisë-Deco, kutinë-poshtë, Buds të veshit përpara majtas, Buds të veshit përpara djathtas, Buds të veshit prapa majtas dhe Buds të veshit prapa djathtas (RPC). RPA (Recycled Polyamide) është bërë nga rrjetat e peshkimit të hedhura. RPC do të thotë Recycled Polycarbonate. Matur në bazë të peshës.
  • 8 Samsung Galaxy Tab S9 Ultra: 17 elementë përbërës pajisjesh që përmbajnë një minimum prej 10% material plastik të ricikluar pas konsumit, ose alumin të ricikluar para konsumit, ose një mesatare prej 10% xhami të ricikluar para konsumit. Këta elementë përbërës përfshijnë Mbajtësin e kabllit dhe karikuesin Deco Pen (RPA), Modulin e altoporlantit lart majtas, Modulin e altoporlantit lart djathtas, Modulin e altoporlantit poshtë majtas dhe Modulin e altoporlantit poshtë djathtas (RPA dhe RPC), mbajtësen e kapakut, mbajtësen e çelësave, PCB Mbështetësen lart, PCB Mbështetësen në mes, Mbajtësin e kabllos poshtë, sirtarin e kartës SIM, Butonat e volumit dhe Butonat anësorë (RPC). RPA (Recycled Polyamide) është bërë nga rrjetat e peshkimit të hedhura. RPC do të thotë Recycled Polycarbonate. Matur në bazë të peshës.
  • 9 Kapaku i telekomandës SolarCell përfshin një minimum prej 24% plastikë të ricikluar në modelin CU7700↑ në 2023. Matur në bazë të peshës. Mbajtësja e telekomadës SolarCell vetëm për modelin CU8510, 32” The Frame dhe The Freestyle gjenerata e 2-të përfshin një minimum prej 20% materialesh të ricikluara nga rrjetat e peshkimit të hedhura. Matur në bazë të peshës.
  • 10 Filtri i grilës së Clean Stationnë Bespoke Jet™ AI është bërë nga të paktën 30% Post Consumer Recycled material ( (PCM) dhe të paktën 10% material polyamide (PA) të ricikluar nga mbetjet detare. Matur në bazë të peshës. Për përmbajtjen e materialeve të ricikluara, ato materiale kanë marrë ECV (Environmental Claims Validations) nga UL (Underwriters Laboratories). (UL Numri i çertifikimit: 293089-4210)
  • 11 Analizuar me ngarkesë 2 kg bluzash me kapuç 100% poliester, krahasuar me ciklin Synthetics në modelin konvencional Samsung WW4000T dhe Less Microfiber™ Cycle në WW9000B. Rezultatet mund të jenë të ndryshme në varësi të rrobave dhe mjedisit. Analizuar në Ocean Wise Plastics Lab.
  • 12 Kap afërsisht 89-98%; testuar në laborator duke përdorur ngarkesë prej 2 kg pëlhure sintetike në WW90T734DWH, WF24A9500KW, lavatriçe.