Galaxy Note8

Bëni gjëra më të mëdha

Imagjinoni oqeanin dhe një ishull në lindje të diellit
Pamja e përparme e një Galaxy Note8 gjysmëtransparent në regjimin horizontal dhe në sfond një imazh oqeani dhe një ishull në lindje të diellit me S Pen dhe majën e penës mbi Infinity Display të Galaxy Note8

Shikoni tablonë më të madhe dhe komunikoni në një mënyrë krejtësisht të re. Me Galaxy Note8 në dorën tuaj, gjëra më të mëdha presin të ndodhin.

DIZAJNI

Infinity Display që është më e madhe se jeta

  • Infinity Display
  • Ekran 6,3"
  • Raporti i pamjes 18,5:9

Më shumë ekran do të thotë më shumë hapësirë për të bërë më shumë gjëra. Bëni gjëra të mëdha me ekranin 6,3” të Galaxy Note8. Është ekrani më i madh se ndonjëherë më parë në një pajisje Note dhe ende mbahet lehtësisht në dorën tuaj.

*Infinity Display: një xham pothuajse pa kornizë, plotësisht frontal, nga cepi në cep.

*Matur diagonalisht, madhësia e ekranit është 6,3" në katror të plotë dhe 6,2" duke llogaritur këndet e rrumbullakosura.

Imazhi i një eklipsi të plotë diellor me hënën gati për eklips të plotë mbi diellin
Video e një eklipsi të plotë diellor
Galaxy Note8 in landscape mode

S PEN

S Pen. Një mënyrë krejtësisht e re për të komunikuar.

  • Mesazh Live
  • Samsung Notes
  • Ekran i fikur memo + pin për AOD

Përdorni S Pen për t’u shprehur në mënyra që sjellin ndryshimin. Vizatoni Emoji tuaj për të treguar se si ndiheni ose shkruani një mesazh në një foto dhe dërgojeni si shënim me shkrim dore. Bëni gjërat që kanë rëndësi me S Pen.

*Imazhi i simuluar vetëm për qëllim ilustrimi.

Imazhi i një vajze në një skejtbord me ilustrimin e valëve që krijojnë efektin e rrëshqitjes me skejtbord mbi ujë
S Pen me majën e penës në Infinity Display të Galaxy Note8
Pamja e përparme e një Galaxy Note8 gjysmëtransparent në regjimin horizontal dhe në sfond imazhi i një vajze në një skejtbord me ilustrimin e valëve që krijojnë efektin e rrëshqitjes me skejtbord mbi ujë

KAMERA

Fotot, të qarta dhe të palëvizshme edhe në ndriçim të ulët

  • Kamera e dyfishtë me OIS të dyfishtë
  • Zmadhimi optik
  • Dual Pixel Sensor
  • Lentja e ndritshme

Nxirrni fotografi të qarta kristal edhe kur është errësirë dhe është e vështirë të mbahet telefoni juaj pa lëvizur. Kamera e dyfishtë e Galaxy Note8 ka një kamera me kënd të gjerë që vjen me kapacitete të shkëlqyera për ndriçim të ulët që janë të pritshme nga telefonat Galaxy, ndërsa kamera për telefoto ju jep zmadhim optik 2x që të regjistroni pranë dhe larg. Të dyja kanë stabilizim optik të imazhit në mënyrë që të shkrepni fotografi të palëvizshme edhe kur zmadhoni.

*Dual Pixel Sensor dhe lentja F1.7 vetëm në kamerën me kënd të gjerë.

*Imazhe të shkrepura me Galaxy Note8.

Imazhi i plotë i një gruaje që mban një dërrasë sërfi dhe në sfond një qiell i purpurt muzgu
Galaxy Note8 në regjim horizontal me imazhin e plotë të një gruaje që mban një dërrasë sërfi dhe në sfond një qiell i purpurt muzgu
Një dorë që mban Galaxy Note8 në regjim horizontal

PERFORMANCA

Bëni më shumë me telefonin me performancë të lartë

  • 10 nm AP + 6 GB RAM
  • Memoria e zgjerueshme
  • Rezistencë ndaj ujit dhe pluhurit

Qoftë kur shkarkoni lojëra ose kryeni shumë detyra, është i shpejtë dhe i pandërprerë në Galaxy Note8 sepse procesori celular me performancë të lartë 10 nm dhe 6 GB RAM i bëjnë gjërat të funksionojnë siç duhet. Plus, me karikimin me valë, energjia është në anën tuaj.

*Karikimi me valë shitet veç.

imazhi i një makine gare në një pistë gare në shi
Pamja e përparme e një Galaxy Note8 në regjim horizontal me një imazh makine gare në një pistë gare në shi

PHONE+

Lidhuni me një botë më të madhe me Phone+

  • Samsung DeX
  • Bixby
  • Gear VR
  • Gear 360

Galaxy Note8 është portali juaj drejt një bote të re kur lidheni me këtë gamë pajisjesh dhe ndërfaqesh. Është një botë ku kufijtë shtyhen më tej dhe barrierat prishen në mënyrë që të shikoni më shumë, të ndani më shumë dhe të bëni shumë më shumë—pa u munduar.

*DeX Station, Gear VR me komandues dhe Gear 360 shiten veç. Disa veçori të Bixby mund të mos jenë të disponueshëm në varësi të vendit, rajonit ose gjuhës.

Pamje e përparme e Samsung DeX
Pamje e përparme e Gear VR me komandues
Pamja e përparme e Galaxy Note8 në regjim vertikal
Pamje e përparme e Gear 360 (2017)

Smart Switch

Kalimi te një telefon i projektuar për ju. Inteligjent

Ndryshimi mund të jetë një hap i madh, por nuk ka pse të jetë me kokëçarje. Smart Switch e bën jashtëzakonisht të lehtë transferimin e materialeve të rëndësishme nga telefoni i vjetër në telefonin e ri Galaxy Note8. Me kontaktet, cilësimet, mesazhet dhe fotot direkt aty ku ju nevojiten, thjesht mund të vazhdoni aty ku e kishit lënë.

*Disponueshmëria e shërbimeve mund të variojë sipas pajisjes. Konektori USB është i përfshirë në kuti.

Shkoni te Smart Switch
një burrë që i bie kitarës me një kordon në të majtë që çon te një telefon i ilustruar dhe një diçiturë “Telefoni juaj” dhe një kordon tjetër në të djathtë që çon te një Galaxy Note8 i ilustruar dhe diçiturën “drejt Galaxy”

AKSESORËT

Aksesorë të prodhuar për personat që zgjedhin Galaxy Note8

Zgjidhni nga një gamë e përzgjedhur me kujdes produktesh që janë projektuar për të përmirësuar mënyrën se si ju përdorni Galaxy Note8.

*Aksesorët shiten veç.

Kapaku Clear View për Galaxy Note8 i shfaqur në regjimin e pamjes
Video e Clear View e shfaqur në regjimin në këmbë.

Samsung DeX

Kthejeni telefonin tuaj në një përvojë kompjuterike

Disa gjëra thjesht bëhen më shpejt kur keni një tastierë të plotë dhe një monitor të madh. Me Galaxy Note8 dhe DeX Station, ju nevojitet vetëm të lidheni me një monitor, tastierë dhe maus dhe tani holli i hotelit apo lounge-i i aeroportit kthehet në zyrën tuaj të re.

*DeX Station dhe aksesorët duke përfshirë monitorin, tastierën, mausin dhe kabllon HDMI shiten veç.

Samsung DeX
Shkoni te Samsung DeX
Imazh i një personi që përdor Galaxy Note8 dhe DeX Station në tavolinë me një monitor Samsung, tastierë dhe maus

Nëse nuk mund të prisni, si mendoni për Galaxy S8 ose S8+?

BLI TANI