Çfarë janë Galaxy Themes?

Galaxy Themes janë një shërbim përmbajtjesh dekorative që ju mundëson të përdorni lehtësisht një dizajn, të shkarkuar nga Galaxy Themes ose Galaxy Store, në pajisjen tuaj. Nga letrat e murit dhe ikonat te ndërfaqet e thirrjeve dhe mesazheve, elementët e dizajnit të Galaxy Themes janë të integruara në një mënyrë që duket si natyrale dhe organike. Përdorini Galaxy Themes për të zbukuruar lehtësisht dhe me stil telefonin duke shprehur personalitetin tuaj.

Pamja e telefonit S22 me një temë të shfaqur.

Pajisjet e përputhshme për Galaxy Themes

Galaxy Themes mundësohet në pajisjet celulare Samsung, Galaxy S6 ose version më të fundit, me HD ose rezolucion të lartë.

Si të përdor një temë të Galaxy Theme në celularin tim Samsung?

Për të shkarkuar dhe për të përdorur një temë nga dyqani i Galaxy Themes:

Hapi 1. Shtypni gjatë ekranin bazë. Hapi 1. Shtypni gjatë ekranin bazë.

Hapi 1. Shtypni gjatë ekranin bazë të pajisjes suaj Galaxy.

Hapi 2. Prekni ikonën “Temat”, e dyta majtas në ekranin bazë. Hapi 2. Prekni ikonën “Temat”, e dyta majtas në ekranin bazë.

Hapi 2. Prekni ikonën “Temat”.

Hapi 3. Zgjidhni një artikull nga lista. Hapi 3. Zgjidhni një artikull nga lista.

Hapi 3. Zgjidhni një artikull.

Hapi 4. Zgjidhni butonin "Shkarko" në pjesën e poshtme të ekranit. Hapi 4. Zgjidhni butonin "Shkarko" në pjesën e poshtme të ekranit.

Hapi 4. Prekni “Shkarko”.

Hapi 5. Zgjidhni butonin "Përdor" në pjesën e poshtme të ekranit. Hapi 5. Zgjidhni butonin "Përdor" në pjesën e poshtme të ekranit.

Hapi 5. Prekni “Përdor”.

Galaxy Themes janë të disponueshme edhe nga Galaxy Store

Për të përdorur një temë që është shkarkuar njëherë në pajisjen tuaj:

Hapi 1. Zgjidhni ikonën e cilësimeve të pajisjes. Hapi 1. Zgjidhni ikonën e cilësimeve të pajisjes.

Hapi 1. Zgjidhni ikonën cilësime të pajisjes.

Hapi 2. Zgjidhni “Temat”. Hapi 2. Zgjidhni “Temat”.

Hapi 2. Prekni “Temat”.

Hapi 3. Zgjidhni ikonën "Menyja" në pjesën e poshtme të ekranit. Hapi 3. Zgjidhni ikonën "Menyja" në pjesën e poshtme të ekranit.

Hapi 3. Prekni ikonën “Menyja”.

Hapi 4. Zgjidhni ikonën "Gjërat e mia" në pjesën e poshtme majtas të ekranit. Hapi 4. Zgjidhni ikonën "Gjërat e mia" në pjesën e poshtme majtas të ekranit.

Hapi 4. Prekni “Gjërat e mia”.

Hapi 5. Zgjidhni temën tuaj të preferuar. Hapi 5. Zgjidhni temën tuaj të preferuar.

Hapi 5. Prekni temën që doni të përdorni.

Hapi 6. Zgjidhni ikonën "Përdor" në pjesën e poshtme të ekranit. Hapi 6. Zgjidhni ikonën "Përdor" në pjesën e poshtme të ekranit.

Hapi 6. Prekni opsionin “Përdor”.

Faleminderit për komentin tuaj

Code to Open Chat Window