Lidhja e pajisjeve të lidhura me shërbime të tjera (Google Home, Alexa) me aplikacionin SmartThings

Një grua që përdor aplikacionin SmartThings në telefonin e saj për tu lidhur me shërbime të tjera (Google, Home, Alexa).

Pajisjet e Google Assistant me SmartThings

SmartThings funksionon me pajisjet e certifikuara të "Google Assistant" dhe mund të përdoret për të kontrolluar ndriçimin, prizat dhe skenat e konfiguruara me SmartThings. Google mund të kontrollojë gjithashtu statusin e sensorëve të lëvizjes dhe kontaktit.

Ju lutem vini re: Shtimi i Google assistant në SmartThings do ta aftësojë atë për të gjitha vendndodhjet në llogarinë tuaj.

1 Nga aplikacioni SmartThings, zgjidhni Menu (☰).
2 Zgjidhni Voice assistant dhe pastaj zgjidhni Google Assistant.
3 Lexoni udhëzimet e shfaqura dhe pastaj klikoni Open Google Assistant.
  • Ju do të orientoheni automatikisht nga aplikacioni Google Assistant
4 Zgjidhni Set up.
5 Klikoni  Add (+)  në fund djathtas.
6 Zgjidhni SmartThings nga lista (Përdorni zmadhuesin për të kërkuar shpejt në listë).
7 Klikoni Authorise.
  • Kështu autorizohen të gjitha pajisjet dhe Skenat nga vendndodhjet tuaja.
8 Ju mund ti caktoni pajisjet tuaja në dhoma ose të klikoni Done dhe Got it.

Amazon Alexa me SmartThings

SmartThings funksionon me pajisje të çertifikuara Alexa dhe mund të përdoret për të kontrolluar llambat, çelsat ndezëse/fikëse, çelsat e errësimit, termostatet, bravat dhe skenat e konfiguruara me SmartThings. Alexa mund të kontrollojë gjithashtu statusin e sensorëve të lëvizjes dhe kontaktit.

Ju lutem vini re: Shtimi i Amazon Alexa në SmartThings do ta aftësojë atë për të gjitha vendndodhjet brenda llogarisë suaj.

1 Nga aplikacioni SmartThings, zgjidhni Menu (☰).
2 Zgjidhni Voice assistant dhe zgjidhni Amazon Alexa.
  • Ju do të orientoheni automatikisht nga aplikacioni Amazon.
3 Klikoni Enable to use for SmartThings.
4 Zgjidhni Authorise.
  • Pasi të jeni autorizuar, shfaqet mesazhi i mëposhtëm: “Alexa është lidhur me sukses me SmartThings.”
5 Klikoni X për të mbyllur dritaren dhe filluar zbulimin e pajisjes.

Faleminderit për komentin tuaj

Code to Open Chat Window