Si mund ta përdor funksionin e ngrohjes të kondicionerit të ajrit?

Pajisjet e kondicionerëve të ajrit Samsung mund të bëjnë ngrohje të mjedisit në çast. Mund të përdoren në dy mënyra: si kondicioner ajri në verë dhe si ngrohëse në dimër. Nuk është nevoja të blini një ngrohëse tjetër, pra do të thotë se është një pajisje ekonomike. Funksioni i ngrohjes i kondicionerit mund të krijojë një atmosferë të shpejtë të ngrohtë pa pritur gjatë.

Mbajeni në kontroll temperaturën e dhomës me kondicionerin e ajrit

Nëpërmjet funksionit të ngrohjes, kondicioneri i ajrit mund t’jua bëjë të ngrohtë hapësirën. Nëse ndizni funksionin e ngrohjes, 3 deri 5 minutat e para ventilatori i fryrjes së ajrit mund të mos punojë, për të mos fryrë ajër të ftohtë gjersa të ngrohet kondicioneri. Nëse kondicioneri nuk ju ngroh mjaftueshëm, përdorni një pajisje tjetër ngrohëse krahas kondicionerit. 

mban në kontroll temperaturën me funksionin e ngrohjes të kondicionerit të ajrit

Shënim : Kondicioneri i ajrit e merr energjinë ngrohëse nga ajri i jashtëm dhe me këtë ngroh dhomën. Prandaj, nëse temperatura e ajrit përjashta është tepër e ulët, atëherë mund të bjerë edhe kapaciteti ngrohës.

Si ta komandoni temperaturën nëpërmjet pultit të telekomandimit

Hapi 1. Për ta ndezur kondicionerin, shtypni butonin e ndezje/fikjes në pultin e telekomandimit. 

shtypni butonin Power (ndezja)

Hapi 2. Shtypni butonin “Mode” (Funksioni) për të vendosur mënyrën e funksionimit. Sa herë që e shtypni butonin “Mode” (Funksioni), regjimi i funksionimit ndryshon nga Auto → Ftohje → Tharje → Ventilator → Ngrohje

shtyp butonin e mënyrës së funksionimit dhe ndrysho regjimin e funksionimin për ta çuar në ngrohje

Hapi 3. Pasi e keni përzgjedhur regjimin e ngrohjes, caktoni temperaturën e dëshiruar.

cakto temperaturën pas përzgjedhjes së regjimit të punës

Hapi 4. Nëse është e nevojshme, caktoni shpejtësinë e fryrësit të ajrit me butonat e pultit të telekomandimit.

cakto shpejtësinë e ventilatorit sipas nevojës

Shënim:

  • Pamja faktike e pultit të telekomandimit mund të ndryshojë në varësi të modelit që keni.
  • Kjo pamje është thjesht një shembull në gjuhën angleze por ekziston edhe në gjuhën e vendit tuaj.

Kur temperatura përjashta është e ulët dhe lagështia është e lartë, shkëmbyesi i jashtëm i energjisë mund të zërë ngricë, çka mund ta ulë rendimentin e ngrohjes. Kur ekzistojnë kushte të tilla ndërkohë që pajisja punon në regjimin e ngrohjes, kondicioneri vë në punë funksionin e mbrojtjes nga ngrica për 5 deri në 12 minuta për të shkrirë ngricën që mund të ketë zënë shkëmbyesi i jashtëm i energjisë.

Paneli i indikatorëve në pajisjen e brendshme tregon indikatorin df

Kur është në punë funksioni i mbrojtjes nga ngrica, në panelin e indikatorëve të pajisjes së brendshme ndizet indikatori df, ndërsa nga pajisja e jashtme del avull. Atëherë, kondicioneri del nga funksionimi në mënyrë që të mos fryjë ajër të ftohtë nga pajisja e brendshme.

indikatori df në panelin e indikatorëve të pajisjes së brendshme

Shënim: Nuk mund të përzgjidhni opsione të tjera me telekomandën pa përfunduar punë funksioni i mbrojtjes nga ngrica.

Faleminderit për komentin tuaj