Çfarë duhet të kem parasysh gjatë karikimit të baterive të smartphonit Galaxy?

Këshilla për karikimin e baterive të Smartphonit Galaxy

Gjatë procesit të karikimit, smartphoni dhe karikuesi mund të gjenerojnë nxehtësi.


Kjo gjë është normale.


Nëse telefoni nxehet tej normales gjatë karikimit, shkëputeni nga karikuesi dhe prisni që të ftohet. Pastaj mund të vazhdoni me karikimin. Nëse ju përsëri shihni që përsëri po krijohet nxehtësi e madhe, fikeni telefonin tuaj dhe kontaktoni linjën e përhershme tonën.


Smartphoni juaj mund të ulë automatikisht shpejtësinë e karikimit ose të ndërpresë procesin e karikimit tërësisht nëse temperatura e baterisë ngrihet në mënyrë jo-proporcionale. Për të ulur më tej temperaturën e baterisë, ndriçimi i ekranit dhe shpeshtësia e përpunimit do të ulet gjithashtu. Po ashtu mbyllet edhe operimi i aplikacioneve. Në këtë rast, vetëm një thirrje emergjence mund të realizohet derisa smartphoni juaj të ftohet.

Këto janë procese automatike të destinuara për të mbrojtur smartphonin dhe ju.

Nëse temperatura është shumë e lartë, procesi i karikimit ndërpritet dhe shfaqet një mesazh përkatës (i ngjashëm me sa vijon).

Mesazhi i shfaqur kur temperatura është tepër e lartë

Bateritë e smartphonit mund të nxehen në kusht të caktuara, veçanërisht kur përdoret smartphoni gjatë karikimit.

Karikimi i baterisë në makinë

Një shembull tipik është përdorimi i GPS-it në makinë ndërsa smartphoni është duke u karikuar.

Masat paraprake gjatë karikimit të baterive të smartphonit

  • Gjatë karikimit në stacionet e karikimit pa kabëll, nuk duhet të ketë objekte metalike ose magnetike, si monedha ose karta magnetike ndërmjet smartphonit dhe sipërfaqes karikuese. Kjo mund të ulë rendimentin e karikimit ose shkaktojë mbi korrent.
  • Përdorni vetëm karikues, bateri, kabllo, adaptues, stacione karikimi pa kabëll ose adaptues USB origjinalë të Samsungut. Nëse ju përdorni aksesorë të kopjuar ose të pa-certifikuar, mund të ketë risqe serioze sigurie dhe shkaktohet dëm.

  • Sigurohuni që në adoptuesin karikues nuk ka objekte të huaj (rërë, pluhur etj). Kjo mund të jetë shkak për tej-nxehje për shkak të ndryshkjes ose një qarku të shkurtër.
  • Për arsye sigurie, vendoseni smartphonin tuaj vetëm në sipërfaqe që nuk janë flamante gjatë karikimit (p.sh., pezulin e dritares prej guri, tullë, pllaka qeramike, etj. Mos e karikoni smartphonin tuaj nëse nuk jeni i pranishëm. Ndërpriteni procesin e karikimit nëse largoheni nga shtëpia. 

  • Lagështira në ose mbi prizën multi-funksionale mund të shkaktojë dëm në smartphone gjatë karikimit. Nëse priza multi-funksionale është me lagështirë, thajeni atë me kujdes para se të karikoni smartphonin tuaj.
  • Mos e karikoni telefonin tuaj në një mjedis me lagështirë si në banjo. Kjo mund të bëhet shkak për depozitime dhe dëmton pajisjen tuaj. 
     

Nëse smartphoni nxehet shumë pa asnjë faktor të dukshëm të jashtë, fikeni dhe kontaktoni linjën e tonë të përhershme.

Faleminderit për komentin tuaj