Si mund të ri-përftoj fotot e fshira?

Do të ishte shumë shqetësuese të humbisnit fotot tuaja të çmuara. Nëse i humbisni aksidentalisht, ekziston një mënyrë për të rivendosur fotot e fshira si më poshtë. Për më tepër, mësoni paraprakisht se si të transferoni, ruani dhe menaxhoni fotot që përmbajnë kujtimet tuaja.

Para se të provoni rekomandimet e mëposhtme në lidhje me zgjidhjen tuaj, sigurohuni që të verifikoni nëse programi i pajisjes suaj është i përditësuar me versionin më të fundit. Ju lutemi shikoni si të përditësoni programin e pajisjes tuaj celulare sipas rendit të mëposhtëm. 

Hapi 1. Shkoni tek Settings > Software update.

Hapi 2. Klikoni Download and install

Hapi 3. Ndiqni udhëzimet në ekran.

Opsioni 1: Përdorimi i aplikacionit Gallery

Kontrolloni koshin e riciklimit

Mbajini imazhet dhe videot e fshira në koshin e riciklimit për 30 ditë përpara se të fshihen përgjithmonë.

Hapi 1. 
Hapni Gallery app > klikoni Menu.

Hapi 2. Zgjidhni Recycle bin > klikoni Edit.

Hapi 3. Zgjidhni fotot që ju doni të rivendosni > klikoni Restore.

 

Aktivizoni Koshin e riciklimit

Për të përdorur koshin e riciklimit, duhet të keni të aktivizuar koshin e riciklimit përpara se të fshini fotot.

Hapi 1. Hapni Gallery app > klikoni Menu.

Hapi 2. Zgjidhni Settings > Zgjidhni Recycle bin to turn on.

Opsioni 2: Përdorimi i aplikacionit Google Photos

Kontrolloni koshin tuaj të riciklimit

Artikujt do të fshihen përgjithmonë pas 60 ditësh në koshin e riciklimit.

Hapi 1. Hapni Google Photos app > klikoni Library.

Hapi 2. Zgjidhni Bin > klikoni Select.

Hapi 3. Zgjidhni fotot që ju doni të rivendosni > klikoni Restore.

Hapi 4. Klikoni dritaren që shfaqet për to rivendosur artikujt.

 

Kontrolloni llogarinë tuaj

Disa foto mund të duken sikur janë zhdukur sepse jeni në një llogari tjetër.
Kontrolloni llogarinë ku jeni futur. A është kjo llogaria ku keni bërë kopje rezervë të fotove tuaja? Nëse jo, dilni dhe futuni në llogarinë e duhur.

Opsioni 3: Samsung Cloud

Sinkronizimi i galerisë duke përdorur Samsung Cloud ka kaluar për lehtësi në MS OneDrive. Kërkohen kopje rezervë periodike për të parandaluar humbjen e padëshiruar të të dhënave, duke përfshirë fotot dhe videot. Ju mund të gjeni më shumë informacion tek ‘Si mund të krijoj automatikisht kopje rezervë tek pajisja time Galaxy?’. 

Hapi 1. Shkoni tek Gallery > klikoni More options (tre pika vertikale) > Settings.

Hapi 2. Klikoni Cloud sync > Connect llogaritatë Samsung dhe Microsoft nëse është e nevojshme.

Hapi 3. Ndiqni udhëzimet në ekran derisa të fillojë sinkronizimit. 

Shënim: Cilësimet dhe pamjet e disponueshme mund të ndryshojnë sipas ofruesit të shërbimit me valë, versionit të softuerit dhe pajisjes.

Nëse po përjetoni fenomene të pazakonta me celularët, tabletët ose pajisjet Samsung, mund të na dërgoni një pyetje në aplikacionin Samsung Members.

Kjo na lejon të shohim nga afër atë që po ndodh. Të dhënat anonimizohen dhe mbahen vetëm për sa kohë zgjat hetimi. Shihni më shumë në lidhje me dërgimin e një raporti gabimesh tek 'Si të përdoret aplikacioni Samsung Members'.

Faleminderit për komentin tuaj

Code to Open Chat Window