Marka

Dhuroni Galaxy

Dhurata e përkryer e Krishtlindjeve për të gjithë personat në listën tuaj

Sezoni i festave është zyrtarisht pas portës. Nga tringëllimat e Krishtlindjeve që luhen 24/7 në radio e deri te kurorat, pemët dhe dritat kudo nëpër lagje - shtëpitë tona dikur të qeta janë mbushur papritur me ngazëllimin e festave dhe shoqërinë e familjes dhe miqve nga afër e larg. Kjo është periudha më magjike e vitit, e cila bëhet edhe më magjike nga dhuratat e ndjera që shkëmbejmë me njëri-tjetrin në atmosferën e Krishtlindjeve, veçanërisht kur arrijmë të gjejmë dhuratën e duhur për personin e duhur. Sigurisht që pjesa e fundit është ndonjëherë më e thjeshtë në teori sesa në praktikë.

Fatmirësisht, ndërsa e Premtja e Zezë pothuajse ka mbërritur, është koha më e mirë për të nisur gjetjen e dhuratave për listën e dhuratave të Krishtlindjeve të këtij viti. Në fakt, këtu kemi diçka të vogël për secilin prej jush.

Admiruesi i muzikës

Dihet paraprakisht se 2022 do të jetë një vit tepër i suksesshëm për publikimet muzikore, teksa artistët më të mëdhenj botërorë vazhdojnë të zbulojnë projektet me të cilat kanë punuar gjatë dy viteve të fundit. Kështu që, përse të mos u dhuroni të njohurve tuaj që janë admirues të muzikës një dhuratë që do të përmirësonte audion e çdo kënge të mundshme, me bllokimin e plotë të zhurmave të jashtme të Galaxy Buds2. Me audion e kristaltë e të pastër dhe me funksionin e anulimit të zhurmave aktiv (ANC), kufjet Buds2 ju lejojnë të kridheni në këngët tuaja të preferuara, pavarësisht nga ku ndodheni, ndërkohë që dizajni i tyre tejet komod nënkupton se mund t'i mbani çdo ditë pa pushim pa ju shkaktuar lodhje të veshëve. Gjithashtu, me një kohë maksimale luajtjeje prej 5 orësh, plus 15 orë ekstra me një kasë plotësisht të karikuar, ato janë me të vërtetë një dhuratë që mund të përdoren vazhdimisht.1,2

Atleti i familjes

Nga produktet festive të pjekura e deri te darka gjithëpërfshirëse e Krishtlindjeve, shumica prej nesh e konsiderojnë sezonin e festave si një gosti për t'u shijuar në maksimum; në fund të fundit, përpjekjet për ta risjellë trupin në formë mund të fillojnë me vitin e ri. Megjithatë, pavarësisht tundimit për t'i marrë gjërat lehtë, të gjithë njohim një person që nuk ndalet në asnjë moment - i cili vrapon çdo mëngjes, në shi, në ngricë e në dëborë dhe që, në njëfarë mënyre, ia del të duket herë pas here nga palestra në periudhën midis Krishtlindjeve dhe natës së Vitit të Ri, ndërkohë që gjithë të tjerët rimarrin veten. Mirëpo, çfarë mund t'i blini dikujt që nuk i intereson asgjë tjetër përveçse të kontrollojë të rrahurat e zemrës në përfundim të çdo stërvitjeje intensive? Me një Galaxy Watch4 ata mund të kontrollojnë shumë më tepër sesa thjesht rrahjet e zemrës. Me çipin tonë më të shpejtë dhe sensorin BioActive të Samsung, ata do të kenë mundësi të kontrollojnë përqindjen dhjamore në trup, muskujt skeletorë, sasinë e ujit në trup e të tjera, në mënyrë që të mund të vijojnë rrugëtimin drejt realizimit të ëndrrave të tyre të fitnesit 3,4,5,6,7,8,9,10,11

Ndjekësi i modës me stil festiv

Po përpiqeni të gjeni diçka shik për vëllanë tuaj të vogël plot stil? Po përpiqeni të gjeni diçka elegante për gardërobën e punës së mamasë suaj? Apo po kërkoni të blini një dhuratë për veten? Pra, thjesht diçka në shenjë falënderimi për të gjithë punën e palodhur që keni bërë gjatë këtij viti. Nuk ka rëndësi se për kë po e blini dhuratën - me dizajnin e mahnitshëm të Galaxy Z Flip 5G është e pamundur të gaboni. Z Flip, një smartfon me palosje i konceptuar për të tërhequr vëmendjen, është kombinimi më i fundit i prakticitetit dhe së bukurës - dhe me versionin e ri Bespoke, mund ta personalizoni atë për t'iu përshtatur stilit tuaj unik me një përzgjedhje ngjyrash për çdo estetikë, qoftë kjo e shndritshme dhe e guximshme apo e rafinuar dhe e pavdekshme.

Kritiku i filmave të Krishtlindjeve

Kinemanë në shtëpi priremi ta konceptojmë si diçka që kërkon kabllo dhe lidhje pafund, por me teknologjinë më të fundit të argëtimit në ambientet e shtëpisë, është më e lehtë se kurrë t'i dhuroni familjarëve tuaj që janë admirues të filmave një përvojë të mirëfilltë kinemaje nga divani i dhomës së ndenjes. Mirëpo, kjo përvojë përfshin shumë më tepër se sa thjesht një ekran. Për një përvojë të vërtetë dhe të plotë argëtimi, cilësia e tingullit është po aq e rëndësishme sa edhe aspekti vizual, kështu që përse të mos u dhuroni filmdashësve në familjen tuaj një altoparlant shufër për t'i ndihmuar ta çojnë përvojën tërësisht në një nivel tjetër. Me altoparlantin shufër gjithëpërfshirës S60, ata do të përftojnë volumin dhe thellësinë maksimale që mund të kërkojnë nga një paketë e volitshme, kështu mund të kalojnë direkt te filmat e Krishtlindjeve pa pasur nevojë të konfigurojnë altoparlantë dhe kabllo të jashtme.

Artisti ambicioz

Të gjesh dhuratën e duhur për artistin e familjes mund të jetë e mundimshme, veçanërisht nëse nuk jeni edhe vetë një qejfli arti. Po sikur të mund t'i dhuronit një kanavacë që nuk konsumohet dhe që nuk harxhon asnjëherë letër? Si mendoni sikur t'i dhuronit çdo ngjyrë që nuk është parë ndonjëherë dhe çdo furçë të mundshme? Po një stilolaps për të vizatuar, për të shkruar, për të ngjyrosur dhe për të krijuar dritëhije - madje dhe për të fshirë gjithçka pa qenë nevoja për ta zëvendësuar? Me Galaxy Tab S7 FE, ju mund t'u dhuroni njerëzve tuaj që janë admirues të artit një pafundësi materialesh dhe frymëzimi, në mënyrë që ta çojnë aftësinë e tyre në një dimension krejt të ri. Me një ekran mahnitës AMOLED dhe me stilolapsin tonë S Pen, më të arrirë për nga shpejtësia e reagimit, Tab S7 FE është njësoj si të kesh një studio të pambarimtë artistike të cilën mund ta marrësh me vete në çantë (ose te çorapet).

1 Kufjet dhe kasa ofrojnë një jetëgjatësi të baterisë deri në 20 orë, kur janë të karikuara 100%. Bazuar në testime të brendshme. Koha e luajtjes së audios është testuar duke çiftuar një version paraprak të "Galaxy Buds2" me një version të fundit të smartfonit "Galaxy" me cilësime të paracaktuara, duke përfshirë ANC aktive. Jetëgjatësia reale e baterisë mund të variojë dhe varet nga kushtet e përdorimit, cilësimet, numri i cikleve të karikimit, fuqia e sinjalit të "Bluetooth" dhe faktorë të tjerë.
2 Koha e luajtjes mund të variojë nga cilësimet.
3 MOS kryeni matje të përbërjes suaj trupore nëse keni të implantuar një stimulues kardiak ose pajisje tjetër mjekësore.
4 MOS kryeni matje të përbërjes suaj trupore nëse jeni shtatzënë.
5 Rezultatet e matjes mund të jenë të pasakta nëse jeni nën 20 vjeç.
6 Synohet vetëm për mirëqenien e përgjithshme dhe për qëllime fitnesi. Nuk synohet të përdoret për zbulimin, diagnostikimin, trajtimin e gjendjeve shëndetësore apo sëmundjeve. Matjet shërbejnë vetëm për referencë personale. Këshillohuni me një profesionist mjekësor.
7 Disponueshmëria e BIA-s mund të variojë sipas shtetit ose rajonit.
8 Të gjitha veçoritë dhe ndërfaqja e përdoruesit janë objekt ndryshimi.
9E përputhshme me versionin Android 6.0 e lart dhe me RAM 1,5GB e lart.
10 Aktivizimi i pajisjes është i disponueshëm vetëm pas lidhjes me një smartfon që mbështet Shërbimet e Lëvizshme të Google (GMS). Referojuni prodhuesit të pajisjes suaj për të zbuluar nëse smarftoni juaj i mbështet ose jo Shërbimet e Lëvizshme të Google (GMS).
11 Smartfonët e përputhshëm dhe veçoritë e disponueshme mund të variojnë sipas rajonit, operatorit dhe pajisjes.

Bëni dhuratën Galaxy

Zgjidhuni njerëzve tuaj të dashur dhuratën e përkryer, të madhe ose të vogël, dhe bëjeni Krishtlindjen e tyre të paharrueshme!

Lexoni këta artikuj në vijim