Marka

Si mund të ndihmojnë materialet e telefonit tuaj në mbrojtjen e oqeaneve tona

Po evoluojmë në materialet në pajisjet Samsung Galaxy për një të ardhme më të qëndrueshme.

Ndotja plastike është një kërcënim për oqeanet tona dhe jetën detare. Mund të mendoni për shishet me një përdorim të ujit ose qeset e ushqimeve që pluskojnë në sipërfaqen e oqeanit, por shumica e plastikës në oqean janë rrjetat dhe pajisjet e hedhura të peshkimit. Sipas FAO-s, plot 640,000 tonë pajisje peshkimi braktisen në oqean çdo vit.

Një numër tronditës prej 640,000 tonë rrjeta peshkimi braktisen çdo vit në oqean

-FAO

Të njohura si “rrjeta fantazmë”, rrjetat plastike të peshkimit përbëjnë një kërcënim serioz për planetin tonë

Nëse nuk marrim masa për rrjetat e hedhura të peshkimit, do të shkaktojnë dëm të pakthyeshëm për jetën detare dhe ekosistemin tonë natyror. Do të pengojnë jetën detare dhe do të dëmtojnë shkëmbinjtë koralorë. Fragmente plastike mikroskopike madje hyjnë edhe në ushqimin dhe ujin tonë.

Gjetja e një përdorimi të ri për rrjetat e vjetra të peshkimit

Si pjesë e vizionit tonë të qëndrueshmërisë, Galaxy for the Planet, Samsung po parandalon hyrjen në oqeanet tona të rrjetave të hedhura të peshkimit, duke i ricikluar dhe përdorur në produktet tona. Sipas rezultateve të Life Cycle Assessment (LCA) të kryer nga Underwriters Laboratories (UL), një organizëm botëror për certifikimin e sigurisë, riciklimi i plastikës në lidhje me oqeanin në pajisjet Samsung Galaxy pakëson emetimin e dioksidit të karbonit (CO2) me afërsisht 25%, krahasuar me plastikën e zakonshme.1 Planifikojmë të parandalojmë hyrjen e më shumë se 50 tonë rrjetave të hedhura peshkimi në oqeanet tona më 2022. Në bashkëpunim me ekspertë të sektorit, kemi zhvilluar një mënyrë për të ripërdorur rrjetat në materiale të besueshme për smartfonët Samsung Galaxy.

Ricikluar si pjesë të Galaxy S22 series

Galaxy S22 series është smartfoni ynë i parë që përfshin plastikë të ricikluar në lidhje me oqeanin. Ai përfshin një material prej 20% rrjetash peshkimi të ripërdorura në kllapën kryesore dhe kapakun e brendshëm të S Pen.

Ndërtimi i një të ardhmeje më të gjelbër së bashku

Pavarësisht nëse sapo keni filluar të bëni ndryshime të qëndrueshme të përditshme ose jeni duke vepruar tashmë me një mënyrë jetese ekologjike, mund të jeni të sigurtë se po punojmë drejt këtij misioni kolektiv së bashku. Integrimi i rrjetave të peshkimit të ricikluara në pajisjet Samsung Galaxy është një hap tjetër i rëndësishëm që po bëjmë për të pakësuar ndikimin tonë mjedisor. Jemi të parët në industri që ripërdorim rrjetat e hedhura të peshkimit dhe në të ardhmen, do të përfshijmë plastikë të ripërdorur në lidhje me oqeanin në të gjitha pajisjet tona Samsung Galaxy.

Ndryshime të përditshme.
Ndikim kuptimplotë.

Është e rëndësishme të bëjmë zgjedhje ekologjike në jetën tonë të përditshme, duke përfshirë produktet që blejmë. Duke përdorur një telefon që përfshin plastikë prej rrjetave të rikuperuara të peshkimit, pakësoni prodhimin e plastikës së re për të ulur ndikimin mjedisor të stilit tuaj të jetesës së teknologjisë së lartë. Kur të gjithë bëjmë ndryshime të përditshme, mund të kemi një ndikim domethënës në mbarë botën dhe të ruajmë burimet natyrore të planetit tonë.

¹ Ky vlerësim u krye nga Hanwha Compound, një kompani partnere e Samsung Electronics, e cila prodhon dhe furnizon plastikë të ricikluar të përdorur në pajisjet Samsung Galaxy.

Bëni zgjedhje ekologjike.
Ruani stilin tuaj të jetës së teknologjisë së lartë.

Këto zgjedhje ju ndihmojnë të ndërtoni një të ardhme më të gjelbër.

Lexo këta artikuj në vijim