Marka

Bespoke: i përshtatshëm për çdo mënyrë jetese

Projektuar për ju, nga ju.

Jeta është plot ndryshime, nga ndryshimet e mëdha dhe ekstreme, si p.sh. lëvizja me shtëpi, deri te ndryshimet e vogla, si p.sh. blerja e një pajisje të re. Me Bespoke, frigoriferët tanë tani mund të ndryshojnë së bashku me klientët tanë për t'iu përshtatur çdo drejtimi nga na shpie jeta.

Përmes personalizimit, modularitetit dhe rendimentit, një frigorifer Bespoke në kuzhinën tuaj bën pikërisht atë që doni të bëjë, kur të keni nevojë. Shkurtimisht, Bespoke është projektuar për ju, nga ju.

Personalizim
që ju shpreh më së miri

Të gjithëve na pëlqen larmia dhe opsionet e ngjyrave të Bespoke i përshtaten gjithkujt.

Çfarëdo ngjyre që të preferoni, do të zgjidhni një dizajn që jo vetëm i përshtatet kuzhinës suaj, por edhe juve. Po nëse ndryshoni mendim? Nuk ka problem - thjesht keni mundësinë të ndryshoni ngjyrën e panelit më vonë pa qenë nevoja të blini një frigorifer të ri!

Po përse të mbeteni vetëm në një paletë? Me mundësinë për të shtuar më shumë panele në frigorifer mund edhe t'i kombinoni.

Modularitet që zhvillohet
me ju

E kemi kaluar të gjithë. Ndonjëherë rrethanat ndryshojnë dhe duhet të hidhni ca gjëra. Lëvizja me shtëpi është shembulli më tipik i kësaj. Të gjithë prindërit e dinë gjithashtu se sa mund të mbushet një frigorifer me rritjen e familjes.
Bespoke e eliminon këtë shqetësim dhe modulet shtesë mund të ofrojnë të gjithë hapësirën për të cilën do të keni nevojë, pavarësisht se në çfarë etape të jetës ndodheni.

Performancë
që ju bën punë

A keni futur ndonjëherë diçka në frigorifer dhe keni dëshiruar të kishit dhe më shumë hapësirë? Projektuar për të qenë fleksibël brenda dhe jashtë, mund të personalizoni edhe pjesën e brendshme njësoj si e jashtmja në frigoriferin tuaj Bespoke.

Projektuar për ju, nga ju
Zbuloni mënyrat se si Bespoke mund të përshtatet me stilin tuaj të jetesës.

Ju duhet hapësirë e mëtejshme për një festë gjatë kësaj fundjave? Bespoke ju mundëson shndërrimin e hapësirës së ngrirjes në frigorifer me prekjen e një butoni, pra mund ta përdorni hapësirën sido që të dëshironi.

Pavarësisht se çfarë shijesh keni, Bespoke mund të bëhet më së miri pjesë e shtëpisë suaj.

Dëshironi të shikoni sa unike mund të bëhen dizajnet e Bespoke?

Këtë vere zhvilluam një konkurs mbarevropian për të parë se si i kanë zbatuar konsumatorët tanë dizajnet e tyre origjinale të Bespoke në kuzhinat e tyre.

Kemi marrë më se 1,500 paraqitje dhe kanë votuar mbi 30,000 njerëz.
Këto paraqitje janë vlerësuar në vijim nga paneli yni i ekspertëve të sektorit.

Ja disa nga kandidimet që morëm:

4

Gati për të krijuar Bespoke tuaj?

Hidhini një sy gamës së plotë të Bespoke për të zbuluar,
zgjedhur dhe personalizuar një për shtëpinë tuaj.

Lexoni këta artikuj në vijim