Marka

Fillon udhëtimi

Bashkojuni tingullit të ri të markës Samsung.

Një tingull mund të arrijë në tru në vetëm 0.05 sekonda, shumë më shpejt sesa 0.2 sekonda që duhen për shikimin ose prekjen. Por më e rëndësishme, ka këtë fuqi të mahnitshme që menjëherë ju çon në vende dhe kujtime të veçanta; këngët gazmore na kujtojnë se festat kanë ardhur dhe një këngë e vetme mund t’ju lejojë të rijetoni momentet e vallëzimit tuaj të parë në mbrëmjen e maturës.

Po ashtu, tingujt e markës kanë mundësinë t’a çojnë përvojën e konsumatorit në nivelin tjetër, duke e bërë përvojën më të ndjeshme dhe më përfshirëse. Duke qenë se e kuptojmë këtë fuqi, ekipi ynë i projektuesve të tingujve gjithnjë ka kërkuar mënyra për të shprehur me zë markën Samsung përmes përvojës së produkteve tona. Gjatë viteve, kemi krijuar tinguj të famshëm të markës si ‘Mbi horizontin’ dhe ‘Përtej horizontit’ për të shoqëruar dhe për të shprehur novacionin më të fundit të pajisjeve celulare tona dhe komoditetin e rehatshëm dhe të besueshëm të elektroshtëpiakeve tona.

Sot, prezantojmë një tingull të ri të markës që i përket të gjithë familjes Samsung: ‘Udhëtimi’. Krijuar përmes një përpjekje të ekipit duke integruar dhe thjeshtëzuar meloditë e ‘Mbi horizontin’ dhe ‘Përtej horizontit’, ‘Udhëtimi’ do të jetë himni i përpjekjeve papushim të novacionit të Samsung anembanë të gjitha pikave të prekjes për të përmirësuar përvojën tuaj të markës përmes gjuhës sonë universale të preferuar – muzikës.

Ai tingulli Samsung!

Melodia minimaliste me katër nota e ‘Udhëtimit’ është krijuar për të përfaqësuar frymën e Samsung të pionierit papushim që kapërcen pengesa dhe hap shtegje për të tjerët që t’i ndjekin. Thjeshtësia e bukur e tij lejon që notat muzikore të ri-interpretohen dhe të ri-imagjinohen në mënyra të panumërta për kontekste dhe tregime të ndryshme, duke ruajtur qëllimin e krijimit të “atij tingullit Samsung” për audiencën botërore.

Shkronjat e bardha të Samsung me hije rreth tyre shfaqen në një sfond të bardhë. Pasi zhduket shenja dalluese, notat muzikore të ilustruara të do, sol, sol, mi, dhe re shfaqen ndërsa interpreton muzika. Notat shfaqen për të treguar melodinë e tingullit të markës, 'Udhëtimi'. Shkronjat e bardha të Samsung me hije rreth tyre shfaqen në një sfond të bardhë. Pasi zhduket shenja dalluese, notat muzikore të ilustruara të do, sol, sol, mi, dhe re shfaqen ndërsa interpreton muzika. Notat shfaqen për të treguar melodinë e tingullit të markës, 'Udhëtimi'.

Mos u mjaftoni, edhe në rast të përsosmërisë

Çdo notë e ‘Udhëtimit’ është e vendosur me kujdes për të dhënë një tregim të rëndësishëm: premtimin tonë të sigurisë dhe besueshmërisë së produkteve tona dhe shpresën optimiste për novacionet tona të ardhshme.

Melodia fillon me një ndjenjë të rehatisë dhe stabilitetit.

Vetë nota e parë, ‘Do’(C), përfaqëson fillimin e fortë që hapi rrugën për tonë ndaj mundësive të reja.
Pastaj vjen ndryshimi i vogël i tonit në mes të melodisë, duke filluar me një ‘Sol’(G) dhe duke zbritur në ‘Mi’(E), duke shprehur përgatitjen tonë për kërcimin tjetër të madh.

Më në fund, nota e fundit ‘Re’(D) na lë me një ndjenjë të hapur të pritjes dhe ngazëllimit drejt një të ardhme pafundësisht të hapur.

Përmes këtyre notave, ‘Udhëtimi’ fton audiencën në udhëtimin pafund të Samsung drejt përsosmërisë më të madhe.

Një melodi, stile të ndryshëm

Si gjithmonë, dëshirojmë të japim mesazhin tonë në tonin më të përshtatshëm kurdoherë ku na takoni, ‘Udhëtimi’ do të jetë i disponueshëm në versione të ndryshme bazuar në 4 tonalitetet e markës Samsung – I guximshëm për përvojën sensoriale të konsumtorëve tanë, I vërtetë për momente tërheqëse dhe magjepsëse, Bashkëkohor për fuqizimin për të provuar mënyra të reja të të menduarit dhe Lozonjar për ngrohtësi dhe humanizëm të historive tona. Secila pjesë do të përfaqësojë gjendje të ndryshme shpirtërore, me qëllime për kontekte dhe mjedise të ndryshme. Le të shohim disa prej versioneve më poshtë!

Pika blu t\u00EB hapura dhe jeshile, t\u00EB formuara n\u00EB trajt\u00EBn v\u00EBrtit\u00EBse duke ardhur rrotull. Dhe vija blu t\u00EB hapura dhe jeshile q\u00EB l\u00EBvizin nga qendra tek skaji nd\u00EBrsa l\u00EBvizin pikat.
Pika vjollc\u00EB dhe blu t\u00EB formuara n\u00EB trajta v\u00EBrtit\u00EBse, duke ardhur rrotull n\u00EB hap\u00EBsir\u00EBn e sfondit.
Ideja e videos \u00EBsht\u00EB q\u00EB audiencat t\u00EB d\u00EBgjojn\u00EB versionin e variantit t\u00EB 'Udh\u00EBtimit', Trendy
Video \u00EBsht\u00EB q\u00EB audiencat t\u00EB d\u00EBgjojn\u00EB versionin e variantit t\u00EB 'Udh\u00EBtimit', i l\u00EBshuar
4

‘Udhëtimi’ do të dëgjohet në dyqane, veprimtari jo në internet, produkte, përmbajtje dixhitale dhe në më shumë vende të tjera si tingulli nënshkrues i markës Samsung, duke ju çuar në vende që nuk e prisnit kurrë.

Dëgjoni nga afër ndërsa vazhdon ‘Udhëtimi’!

Një falënderim për të gjithë pionierët

Gjithnjë kemi ndjekur dhe do të vazhdojmë të ndjekim rrugën tonë për një të ardhme më të mirë me inovacione ngazëlluese. Dhe po kërkojmë vazhdimisht për mënyra se si të përhapim mesazhin tonë në mënyrë që të mund të dëgjohet, të ndjehet dhe të mbahet mend.

Prandaj kemi krijuar tingullin e markës; për t’ju kujtuar juve për shpirtin tonë të pionierit përmes një përvoje të gjallë të zërit, e cila shkon përtej fjalëve dhe imazheve. Për të frymëzuar çdo pionier atje.

Kudo dhe kurdoherë që mund të dëgjoni ‘Udhëtimin,’ shpresojmë që t’ju inkurajojë t’i bashkoheni udhëtimit tonë për t’a bërë botën një vend më të mirë.

Lexoni këto histori në vijim