Marka

Bota bashkohet me Samsung Galaxy

*Imazh i simuluar.

Ndërsa bëhemi gati për të festuar Lojërat Olimpike dhe Paralimpike Paris 2024, Samsung mezi pret të marrë pjesë edhe një herë në trashëgiminë më të madhe atletike përmes inovacionit dhe krijimtarisë. Organizuar në qytetin e dashurisë, Paris 2024 dhe Samsung bashkëndajnë besimin se mendja e hapur mund të vendosë themelin e përvojave dhe perspektivave të reja që mund të krijojnë arritje domethënëse dhe mundësi të pafundme.

Paris 2024 premton që të bëhen lojërat më të hapura, gjithëpërfshirëse dhe më të qëndrueshme se ndonjëherë. Duke qenë një partner global për Lojërat Olimpike dhe Paralimpike prej shumë kohësh, Samsung është i përkushtuar të përmbushë premtimin e tij për të kontribuar në Lojërat Olimpike duke ofruar teknologji të avancuara dhe është krenar të mbështesë organizimin e Lojërave, me besim se ajo do të ketë një ndikim pozitiv në shoqërinë dhe planetin tonë. Duke bashkuar atletët tanë më të mëdhenj dhe tifozët në mbarë botën, teknologjia e Samsung do të lidhë globin dhe do të përhapë frymëzim përmes pasionit të atletikës.

Me mesazhin e fushatës “Open always wins,” Samsung përcjell mesazhin se si çiltërsia është në thelb të shpirtit fitues. Inovacioni i Samsung dhe vizioni i Paris 2024 janë të ngjashëm sepse bashkëndajnë të njëjtin burim çiltërsie. Pas çdo gjëje të re dhe befasuese ka një mënyrë të ndryshme për të parë një ide, një rrugë të re drejt një zgjidhjeje. Samsung është i nderuar të jetë partner i Lojërave Olimpike dhe Paralimpike të Parisit 2024, duke përqafuar të njëjtën temë, Samsung dhe Paris 2024 së bashku do të bëjnë hapa të rinj të rëndësishëm drejt fitores, si në sport ashtu edhe në inovacion.

Sponsor krenar i
Lojërave gjithëpërfshirëse

Team Samsung Galaxy

Team Samsung Galaxy është më i fortë se kurrë. Gati për të dhënë më të mirën e tyre në Paris 2024 është një ekip atletësh dhe premtimesh Olimpike dhe Paralimpike, të cilët, ashtu si Samsung, besojnë në "Open always wins" dhe që po lënë gjurmë si në fushën e lojës ashtu edhe jashtë saj. Ata jo vetëm që janë gati të përballen me sfidat, por janë të vetëdijshëm se me një mendje të hapur dhe falë teknologjive inovative, çdo përvojë e re mund të bëhet një sukses dhe një mundësi për të kapërcyer kufijtë tanë dhe për të ndjekur rrugë të reja.

Jemi të nderuar të mbështesim këtë ekip të jashtëzakonshëm atletësh dhe të bashkëndajmë historitë, perspektivat dhe pasionet e tyre me tifozë në mbarë botën, me shpresa për t’i inkurajuar të gjithë në hapjen e mundësive të reja në jetën e tyre të përditshme. Përshëndesim ‘Lojërave gjithëpërfshirëse’, dhe Team Samsung Galaxy më të çiltër se ndonjëherë. Ju falënderojmë që na ndihmoni t'i inkurajojmë!

Ngjitje sportive

Janja Garnbret

Janja Garnbret konsiderohet si garuesja më e suksesshme e të gjitha kohërave në ngjitje sportive, vetëm 25 vjeç. Pasi arriti në Kampionatin Botëror në moshën gati 16-vjeçare, Janja ka nisur serinë e sukseseve që vazhdojnë edhe sot e kësaj dite.
Me medaljen e artë olimpike nga Tokio 2021, Janja është 8 herë kampione e botës me 10 kupa botërore dhe regjistron 43 fitore në ndeshjet e Kupës së Botës.

Janja Garnbret, të cilën shumë e konsiderojnë fuqinë udhëheqëse në ngjitjen sportive të femrave, po punon për ta rritur këtë sport në nivel global. Ndërsa entuziazmi për këtë sport është në rritje prej vitesh, ajo do të arrijë lartësi të reja me performancën e dytë në Lojërat Olimpike në Paris 2024, ku ajo synon një tjetër medalje të artë.

Instagram

Badminton

An Se-young

Vlerësuar si Lojtarja më premtuese e vitit më 2019 nga Badminton World Federation (BWF), An fitoi medaljen e artë në Kampionatin Botëror 2023 dhe udhëhoqiKorenë në një medalje të artë mahnitëse të ekipit në Asian Games të 2023.

Instagram

Skateboarding

Aurélien Giraud

Aurélien është dy herë kampion kombëtar francez dhe kampion aktual i botës, që përfundoi i gjashti në garën e rrugës për meshkuj në Tokio 2020. Ai synon tani Paris 2024 – si një nga shpresat më të mira të vendit pritës në këtë sport.

Instagram

Futboll

Son Heung-min

Një ikonë sportive globale, Son Heung-min luan si sulmues për Premier League në klubin Tottenham Hotspur dhe është kapiten i ekipit kombëtar të Koresë së Jugut. Fitues i çmimit FIFA Puskas më 2020 dhe fitues i këpucës së artë të Premier League më 2022, ai është një personazh i famshëm jo vetëm në sport dhe u bë kryefjalë gjatë Kupës së Botës FIFA 2022.

Instagram

Kërcim break

Kim Ye-ri

Një nga kërcimtaret më të mira të break në Korenë e Jugut, Yeri – a.k.a. B-girl Yell – po ndihmon të shpalosë sportin e saj në botë, ndërsa do të bëjë debutimin e saj Olimpik. Fitoi medaljen e bronztë në 2018 në Lojërat Olipmpike për të rinj në Buenos Aires.

Instagram

Ngjitje sportive

Seo Chae-hyun

Seo është një nga alpinistet e reja më të forta të Koresë së Jugut – dhe tashmë një kampione bote dhe finaliste Olimpike. Ishte e vetmja grua nga Koreja e Jugut që konkurroi në Ngjitje Sportive në Tokio 2020, kur ky sport bëri debutimin e tij Olimpik dhe ishte gjithashtu një nga më të rejat.

Instagram

Ping pong

Shin Yu-bin

E njohur si “mrekullia e ping pongut” Shin është një pingpongiste e shquar - dhe lojtarja më e re koreane e ping pongut që ka konkurruar ndonjëherë në Lojërat Olimpike.

Instagram

Kërcim break

Sarah Bee

Me banim në Dijon, Francë, Sarah është një anëtare e ekipit të femrave të Zamounda-s. Me një stil të shpejtë, dinamik dhe të patrembur, përzien gjithçka që praktikon duke krijuar “stilin e saj të bletës”, që shpreson ta shfaqë teksa kërcimi break bën debutimin e tij në Lojërat Olimpike në Paris.

Instagram

Sërfi

Johanne Defay

Defay është një sërfiste profesioniste franceze që konkurroi në Tokio 2020 dhe përfundoi në vendin e nëntë në garën e femrave. Arritjet e karrierës përfshijnë gjithashtu pesë fitore në turneun e kampionatit WSL dhe vendin e parë në US Open të sërfit më 2015. Do të përfaqësojë vendin e saj në Paris 2024 pas kualifikimit për Lojërat Olimpike në Kampionatin Botëror në Bells Beach, Australi më 2023.

Instagram

Ngjitje sportive

Mejdi Schalk

Schalck është një alpinist francez dhe yll në rritje në ngjitjen sportive, që bëri debutimin e tij Olimpik në Tokio 2020. Fitoi një medalje bronzi në garën kryesore për meshkuj në Lojërat Botërore 2022 dhe medalje argjendi në Kampionatin Botëror të Ngjitjes së Shkëmbit IFSC 2023.

Instagram

Basketboll

Marine Johannes

E njohur si ‘Magjistare’ për aftësitë e saj në trajtimin e topit, Marine është një yll basketbolli që luan për New York Liberty të Shoqatës Kombëtare të Basketbollit të Femrave (WNBA), në Shtetet e Bashkuara. Synon të përfaqësojë Francën në Paris 2024, para turmës së vendit të saj.

Instagram

Sërfi

Jack Robinson

Jack Robinson do të përfaqësojë Australinë në garën e sërfit në Paris 2024. Konsideruar si një nga kalëruesit më të mirë të dallgëve i epokës moderne, Robinson u kurorëzua sërfisti i vitit në Çmimet australiane të sërfit në 2020 dhe 2021.

Instagram

Skateboarding

Sky Brown

Ka praktikuar skateboarding që në moshën tre vjeçare, Brown u bë skateboardistja e parë britanike që u kualifikua për Lojërat Olimpike dhe fitoi një medalje bronzi në moshën 13 vjeçare në Tokio 2020. Tani, do të përfaqësojë Britaninë e Madhe në skateboarding në Paris 2024 dhe vetëm 15 vjeç, tashmë është një ikonë në sportin e saj.

Instagram

Sërfi

John John Florence

John John njihet si “një nga sërfistët dominues të epokës së tij”. Lindur në Hawaii, filloi të bënte sërf i vetëm në moshën pesë vjeçare dhe u bë sërfisti më i ri që konkurroi në Kurorën e trefishtë të sërfit ndërsa ishte vetëm 13 vjeç. Nëse shohim pas në kohë deri më sot, John John është dy herë Kampion Botëror, pesë herë kampion i Kurorës së trefishtë të sërfit dhe tetë herë kampion i Ligës botërore të sërfit.

Instagram

Para atletiket

Madison de Rozario

Madison është një atlete Paralimpike dhe garuese me karrige me rrota nga Australia që specializohet në aktivitetet e distancave të mesme dhe të gjata. Madison ka marrë pjesë në katër Lojëra Paralimpike duke fituar dy medalje ari, tre argjendi dhe një bronzi.

Instagram

Atletikë

Sifan Hassan

Sifan është një vrapuese holandeze e distancave të mesme dhe të gjata, e lindur në Etiopi, përfundoi një treshe të paprecedentë në Tokio 2020, duke fituar medalje të artë si në 5,000 metra ashtu dhe 10,000 metra dhe një medalje bronzi për 1,500 metra.

Instagram

Kërcim break

Karam Singh

Duke filluar udhëtimin e tij në kërcimin break më 2006 në moshën 8-vjeçare, karriera e shkëlqyer e Karam pa kulmin e saj të parë më 2019 pasi u bë kampion i vetëm i finaleve botërore të Kampionatit B-Boy në Mbretërinë e Bashkuar.

Instagram

Kërcim break

Grace “Sunny” Choi

Grace “Sunny” Choi është një B-Girl nga Kentucky dhe tani nga New York City, e cila do të konkurrojë për Team USA në konkursin inaugurues të breakdancing në Paris 2024. Choi është aktualisht kampionia në fuqi B-Girl e SHBA-së dhe fitoi medaljen e parë të artë Pan American për këtë sport në nëntor 2023.

Instagram

Skateboarding

Jagger Eaton

Eaton është dy herë kampion bote, pesë herë fitues medaljesh i Lojërave X dhe një medaljeje bronzi Olimpike nga Shtetet e Bashkuara – përfundoi i treti, me një thyerje të kyçit të këmbës, në garën e rrugës për meshkuj gjatë debutimit Olimpik në Tokyo. Tani, synon dyfishin e medaljeve të arit në Paris 2024, pasi shpreson të konkurrojë si në aktivitetet e rrugës ashtu edhe në park në Lojërat e ardhshme

Instagram

Badminton

Carolina Marín

Marín është një lojtare profesioniste spanjolle e badmintonit, një kampione Olimpike, tre herë kampione bote, gjashtë herë kampione europiane dhe ish-numri 1 i botës në renditjen e BWF për disiplinën e femrave tek, ku mbajti titullin nr. 1 i botës për 66 javë.

Instagram

Skateboarding

Rayssa Leal

Rayssa u bë një nga medalistet më të reja Olimpike në histori, duke fituar medaljen e argjendtë në garën e grave në rrugë në Tokio 2020 kur ishte vetëm 13 vjeç. Sot, skateboardistja braziliane është gjithashtu dy herë kampione bote, dy herë medaliste e artë në Lojërat X dhe një mentore për vajza të tjera të reja në këtë sport.

Instagram

Zhytja

Alejandra Orozco

Orozco është tre herë kampione Olimpike dhe dy herë medaliste Olimpike nga Meksika. Zhytësja e dekoruar fitoi medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike Londër 2012 në aktivitetin e Platformës së Sinkronizuar 10 metra dhe medaljen e bronztë në Tokio 2020.

Instagram

Futboll për të verbërit

Yvan Wouandji

Yvan është një yll francez i futbollit për të verbërit që fitoi një medalje argjendi në Lojërat Paralimpike Londër 2012 dhe është tre herë kampion i Kupës europiane të futbollit për të verbër.

Instagram

Para noti

Ugo Didier

Ugo Didier është një notar Paralimpik francez, i cili garoi në Lojërat Paralimpike Tokio 2020 dhe fitoi medaljen e argjendtë në 400m stil i lirë S9 për meshkuj dhe të bronztë në 200m stil të përzier individual SM9 për meshkuj.

Instagram

Para atletiket

Johannes Floors

Johannes Floors është një atlet gjerman paralimpik me të dy gjymtyrët e poshtme të amputuara. Floors fitoi medaljen e artë si pjesë e stafetës 4x100 metra për meshkuj në Lojërat Paralimpike Rio 2016, dhe në Tokio fitoi medaljen e artë në 400m dhe të bronztë në 100m.

Instagram

Shënim golash

Heejin Kim

Heejin është një lojtare e verbër që është kapitene e ekipit kombëtar të shënimit të golave të Koresë dhe ka udhëhequr Korenë e Jugut që të kualifikohet për shënimin e golave për herë të parë në 28 vjet në Paris 2024.

Serial dokumentar
në Rrugën drejt Paris 2024

Lojërat Olimpike dhe Samsung

4

Galaxy AI është këtu

Po kapim të ardhmen. Galaxy AI është këtu për të hapur potencialin dhe për të shkyçur dyert drejt një bote të re të krijimtarisë, humanizmit dhe mundësish të pafundme.
Jeta hapet me Galaxy AI.

Më shumë histori me Lojërat Olimpike dhe Paralimpike

Lexo këta artikuj në vijim