SAMSUNG Knox

Siguri e shkallës ushtarake duke filluar
nga çipi
  • Një burrë është duke parë smartfonin e tij që është i mbrojtur nga Samsung Knox
Njihuni me Samsung Knox

Knox është garancia e Samsung për sigurinë dhe një pajisje e sigurtë ju jep lirinë për të punuar dhe luajtur si, ku dhe kur dëshironi. Samsung Knox përbëhet nga një platformë mjaft e sigurtë e përfshirë në pajisjet Samsung dhe një komplet zgjidhjesh që shfrytëzojnë këtë platformë.

Pavarësisht nëse dëshironi të ruani fotografitë tuaja personale private ose nga larg të menaxhoni një grup smartfonësh biznesi, Knox jua ofron këtë.

Platforma Knox

Një pajisje e sigurtë është një pajisje e besueshme

Platforma Samsung Knox është e përfshirë në smartfonë, tableta dhe pajisje wear të Samsung në fazën e prodhimit, kështu që e keni atë që në momentin që shpaketoni pajisjen tuaj. Platforma Knox përbëhet nga mbivendosja e mekanizmave të mbrojtjes dhe sigurisë që mbrojnë nga ndërhyrës, malware dhe kërcënimet me qëllim të keq.

Për të mbrojtur më tej këto pajisje për rastet e përdorimit me siguri të lartë, Samsung krijoi zgjidhjet Knox të qëndrueshme dhe të thjeshta për përdoruesin.

Siguria Knox
Siguria Knox
Siguria Knox
Zgjidhjet Knox

Të mbrojtur hap pas hapi

Pavarësisht nëse menaxhoni një biznes të vogël ose një organizatë të madhe qeveritare, Samsung Knox mund t’ju ndihmojë të kurseni kohë dhe të mos keni probleme

  • ᠎ Konfigurimi

    Konfiguroni nga distanca një numër të madh pajisjesh Samsung dhe përshtatini ato ndaj nevojave të caktuara

  • ᠎ Regjistrimi

    Shtoni mijëra pajisje në EMM-në tuaj në të njëjtën kohë, pa pasur nevojë t'i regjistroni manualisht

  • ᠎ Menaxhimi

    Menaxhoni me thjeshtësi një flotë të pajisjeve me një zgjidhje EMM të mbështetur në re

  • ᠎ SIguria

    Përdorni tiparet e përgjithshme të sigurisë dhe menaxhimit në pajisjet e korporatës

  • ᠎ Mirëmbajtja

    Kontrolloni versionet e OS në pajisjet celulare të Samsung për të maksimizuar efektshmërinë e kostos

Rast Studimor

Shihni se pse klientët e tjerë i besojnë Samsung Knox dhe ri-imagjinoni biznesin tuaj.

Audienca

Çfarë do të thotë Samsung Knox për ju?

Qëndroni të lidhur me Samsung Knox
Samsung Knox SNS