Transformoni ditën tuaj me DeX

Punoni në telefonin tuaj. Shfaqni në monitorin ose ekranin tuaj. Samsung DeX lejon një përvojë të pandërprerë ndërmjet pajisjeve që transformon mënyrën se si punoni.

*kablloja USB-C në HDMI dhe aksesorët shiten veç

Gjithmonë ndezur, kudo

Me paketën Microsoft Office në Samsung DeX, të gjitha veglat tuaja të punës janë me ju kudo që të jeni. Përfundoni prezantimin në monitorin e zyrës. Shtoni prekjet e fundit nga telefoni gjatë rrugës për të shkuar në mbledhje. Lidheni me një ekran dhe pajisja juaj do të kthehet në një desktop, gati për të prezantuar në format të madh. Me DeX e aktivizuar në pajisjen tuaj Galaxy, ne të ofrojmë gjithçka dhe kudo.

Niveli tjetër i të bërit të disa punëve njëkohësisht

Çojeni të bërit e disa punëve njëkohësisht në një nivel tjetër. Në regjimin Samsung DeX, mund të shikoni më nga afër një prezantim në një ekran të madh ndërsa kontrolloni kalendarin në telefonin tuaj. Bëni një telefonat gjatë rishikimit të dokumenteve pa humbur përqendrimin. Me Samsung DeX, ke dy e krane për të performuar dy herë më shumë.

Optimizoni burimet
dhe buxhetet

Kur pajisja juaj celulare mund të dyfishohet si një PC, nuk rritet vetëm efikasiteti. Kalimi në celular vetëm lehtëson ngarkesën buxhetore të mbështetjes së infrastrukturave të lëvizshme dhe të desktopit. Produktivitet i plotë si PC në një tabletë të hollë me Samsung DeX. Thjesht duke shtypur butonin DeX në panelin e Shpejtë për veçoritë që ju lejojnë të përdorni tabletin tuaj ashtu si një kompjuter.

* Mbështetet vetëm në disa modele të Galaxy Tab siç janë Galaxy Tab S4, S5e, S6, S7, etj.

Samsung DeX e realizon këtë

Shmangni rrezikun e panevojshëm

Sa herë që skedarët ndahen ndërmjet pajisjeve, ato nuk janë të ekspozuara ndaj rreziqeve. Me Samsung DeX, ju mund të përdorni vetëm një pajisje, prandaj të dhënat tuaj të rëndësishme qëndrojnë në një vend të vetëm. Kur të keni nevojë, thjesht kaloni një ekran më të madh.

Një smartphone dhe një monitor secili shfaq një telefonatë në hyrje dhe aplikacione biznesi, siç është power point Një smartphone dhe një monitor secili shfaq një telefonatë në hyrje dhe aplikacione biznesi, siç është power point

Aplikacione të optimizuara në mënyrë të përkryer

Përdorni aplikacionet e rekomanduara të partnerëve tanë; Microsoft Office 365, Webex për videokonferenca, mjetet e Adobe dhe aplikacionet tuaja bazë të biznesit, të gjitha të optimizuara për DeX. Microsoft Office 365 është i ngarkuar paraprakisht dhe është gati për të punuar menjëherë.*

*Licencat e Microsoft Office 365 shiten veç

Shfaqet një ekran monitori Samsung me një sfond në ngjyrë vjollcë të lehtë. Dritaret e Microsoft Excel dhe Microsoft PowerPoint janë të hapura Shfaqet një ekran monitori Samsung me një sfond në ngjyrë vjollcë të lehtë. Dritaret e Microsoft Excel dhe Microsoft PowerPoint janë të hapura

Gati për biznes

Me Samsung Knox ju mund të shpërndani, menaxhoni dhe personalizoni përvojën tuaj të DeX në mënyrë që të gjithë përdoruesit tuaj të jenë në përputhje me politikat tuaja të TI-së.

Ilustrim i telefonit inteligjent Samsung në ajër i drejtuar për lart, me pesë drejtkëndorë blu që dalin nga ekrani. Ilustrim i telefonit inteligjent Samsung në ajër i drejtuar për lart, me pesë drejtkëndorë blu që dalin nga ekrani.

Krijojmë mënyra të reja për të punuar

Mësoni se si Samsung DeX po ndihmon Bentley & Bentley të qëndrojë produktiv dhe të kursej para
"Duke qenë se më duhet vetëm një pajisje, nuk është nevoja të paguaj për tabletin dhe laptopin më të fundit,"
Dan, Drejtor i Bentley & Bentley

Ecim përpara me Samsung DeX

Mësoni se si Samsung Dex ndihmoi ScotRail të kalonte nga zyra në "smart working" shpejt, thjesht dhe në mënyrë të suksesshme.
"Menxherët tanë përdornin laptop dhe në momentin që morën kutinë e mjeteve DeX, i lanë laptopët mbi tavolinë"
Alan Manclark, Drejtori i IT-së në ScotRail

Partnerët e bëjnë këtë të mundur

Microsoft

Ne i sjellim aplikacionet e fuqishme të biznesit të Microsoft në pajisjet tuaja përmes Windows Virtual Desktop, mundësuar nga teknologjia e resë kompjuterike e Microsoft Azure. Aksesoni në distancë desktopin tuaj nga kudo me lidhjen 5G. Rritni produktivitetin tuaj me Paketat MS Office* në DeX.

* MS Office kërkon që përdoruesit të blejnë licencat.

Një burrë qëndron i ulur para tavolinës gjatë një videotelefonate në një monitor biznesi Samsung. Në të djathtën e tij, ndodhet një grua e cilat zgjatet për të parë ekranin. Një burrë qëndron i ulur para tavolinës gjatë një videotelefonate në një monitor biznesi Samsung. Në të djathtën e tij, ndodhet një grua e cilat zgjatet për të parë ekranin.

Cisco

Me takimet në Cisco Webex në ofrojmë një përvojë të optimizuar bashkëpunimi dhe produktiviteti në Samsung DeX*. Duke ekzekutuar çdo gjë nga pajisja juaj Samsung Galaxy, ju mund të organizoni videokonferenca të sigurta, të ndani ekrane dhe përmbajtje dhe të kryeni disa punë njëkohësisht me aplikacione të tjera si email-i, për t’u siguruar që jeni gjithmonë një hap përpara.

* Zgjidhjet e biznesit kërkojnë që përdoruesit të blejnë licencat.

Shfaqet një monitor i ri biznesi i zi Samsung me një tastierë të zezë me valë, një maus të zi me valë dhe një telefon i zi inteligjent. Shfaqet një monitor i ri biznesi i zi Samsung me një tastierë të zezë me valë, një maus të zi me valë dhe një telefon i zi inteligjent.

Fuqizoni forcën punëtore të lëvizshme

Zgjidhni pajisjet tuaja. Zgjidhni aksesorët. Kapni mundësi të reja dhe punoni në mënyrë më të zgjuar me Samsung DeX.