LYNK™ REACH 4.0

SMART Hospitality Display Solutions

LYNK™ REACH 4.0

Thjeshtoni menaxhimin dhe ofrimin e përmbajtjeve të hotelerisë me anë të LYNK REACH 4.0

LYNK™ REACH 4.0
KENI PYETJE?
KENI PYETJE?
  • none
SISTEM/ARKITEKTURË PËRCAKTIMI

SISTEM/ARKITEKTURË PËRCAKTIMI

    Hotelet mund të përdorin fjalën e fundit të teknologjisë në hoteleri për të ofruar një përjetim të diferencuar për vizitorët. LYNK REACH 4.0 nga "Samsung" shkrin përfitimet e teknologjive të saj SINC dhe REACH për të ofruar një zgjidhje tërësore për menaxhimin e përmbajtjeve. LYNK REACH 4.0 përmirëson përjetimin e vizitorëve me anë të teknologjisë dhe të mirave që nga ofrimi i më shumë kanaleve për dërgimin e informacionit, opsionet më komode të komunikimit deri te menaxhimi më efikas i dhomave.

    Si një zgjidhje e njësuar menaxhimi përmbajtjesh, LYNK REACH 4.0 vjen me infrastruktura LAN, WIFI dhe koaksiale për të amplifikuar funksionet e menaxhimit, monitorimit dhe shërbimit të vizitorëve në hotele. Nëpërmjet transferimeve në serverin e patentuar të menaxhimit (PMS) dhe shablloneve të personalizuara, përdoruesit e “Hospitality” mund të krijojnë dhe të ofrojnë shërbim të personalizuar për një përjetim edhe më mbresëlënës. Kjo përfshin aksesin në një sërë kanalesh IP dhe RF, aplikacionesh dhe shërbimesh që pasqyrojnë atë që pritet nga vizitorët në shtëpi dhe në pajisjet e tyre celulare. 

    LYNK REACH 4.0 mundëson gjithashtu komunikim të ndërsjellë midis menaxhmentit të hotelit dhe vizitorëve. Kapaciteti efikas i telekomandimit të kësaj zgjidhjeje për ekranet në dhoma garanton ofrim cilësor të shërbimit në kohë reale pa punë dhe mirëmbajtje në dhomë.

Rrisni vizibilitetin e markës dhe të ofertave të hotelit me anë të një videokanali mirëseardhjeje

Rrisni vizibilitetin e markës dhe të ofertave të hotelit me anë të një videokanali mirëseardhjeje

    LYNK REACH 4.0 u mundëson hoteleve të përdorin videokanalet e mirëseardhjes për t’u ofruar vizitorëve informacione të dobishme në forma më angazhuese për ta. Përmes një ngarkimi të thjeshtë videoje apo vendosje lidhjeje për te videoja, menaxherët e hotelit mund të personalizojnë një listë kanalesh me fragmente ku shfaqen ambientet e hotelit ose ku reklamohen ofertat speciale, ngjarjet në vend ose atraksionet. Menaxherët e hotelit mund të modifikojnë zonën e videoklipit në varësi të nevojave të tyre, duke zgjedhur ose madhësinë në ekran të plotë ose përmasa të personalizuara. Mundësia për t’i transmetuar këto promocione në disa kanale njëherësh ofron një burim të mëtejshëm të ardhurash për hotelet dhe përmirëson njohjen e markës.

Njësoni fluksin e punës me monitorim në kohë reale dhe një platformë qëndrore menaxhimi

Njësoni fluksin e punës me monitorim në kohë reale dhe një platformë qëndrore menaxhimi

    Zgjidhja  LYNK REACH 4.0 nga "Samsung" redukton koston totale të pronësisë për përdoruesit e “Hospitality” me funksione inteligjente që ofrojnë raporte monitorimi në kohë reale dhe një platformë qëndrore nga e cila menaxherët e IT mund të menaxhojnë proceset në distancë. Hotelet mund të zgjedhin televizorë individualë ose grupe televizorësh dhe të monitorojnë cilësimet televizive dhe të rrjetit, dhomave dhe ekraneve informuese të vizitorëve, si dhe regjistrimin dhe çregjistrimin e vizitorëve. Këto kapacitete mundësojnë një mënyrë më efikase që hotelet të mund të kursejnë kohë dhe përpjekje në kosto pune dhe mirëmbajtjeje, pasi personeli i hotelit nuk ka pse të vizitojë çdo dhomë të hotelit sa herë që ka nevojë për ndonjë ndryshim.

Maksimizoni mundësitë e vizitorëve për argëtim dhe informim

Maksimizoni mundësitë e vizitorëve për argëtim dhe informim

    Zgjidhja  LYNK REACH 4.0 nga "Samsung" u ofron menaxherëve të hoteleve akses në një sërë kanalesh IP dhe RF, duke krijuar një hartë hibride kanalesh që mund t’u ofrojë vizitorëve më shumë opsione argëtimi dhe informimi sesa është e mundur në ekranet standarte “Hospitality”. Përmes një aksesi të tillë të përmirësuar, menaxherët e hoteleve mund të krijojnë dhe aktivizojnë me lehtësi një listë databaze kanalesh për t’iu përgjigjur kërkesave unike të vizitorëve. Databaza voluminoze e kanaleve e LYNK REACH 4.0 u lejon për më tej hoteleve t’u ofrojnë vizitorëve të caktuar përmbajtje cilësore dhe të specializuara me pagesë, ndërsa krijojnë një burim të mundshëm të ardhurash duke u ofruar vizitorëve opsione edhe më të personalizuara shikimi.

Diferenconi përjetimin e vizitorëve me aksesin në aplikacione

Diferenconi përjetimin e vizitorëve me aksesin në aplikacione

    Me LYNK REACH 4.0, pikat e hotelerisë mund të argëtojnë vizitorët e tyre me njëjtat forma argëtimi që përjetojnë me pajisjet e tyre personale në ekranet e dhomave. “Smart Hub” nga "Samsung” ofron një portal drejt një sërë aplikacionesh, duke hapur kështu një dritare përtej televizionit të zakonshëm për vizitorët që e përfitojnë si shërbim. Me anë të “Smart Hub” vizitorët mund të hapin me lehtësi aplikacionet e rrjeteve sociale, të shijojnë transmetime muzikore dhe të hapin lajmet përmes rrjetit IP të hotelit, për përmbajtje të përmirësuara televizive sipas nevojave të tyre personale. 

    Hotelet kanë në dorë aktivizimin ose çaktivizimin e aksesit në aplikacione, për të ofruar shërbime të diferencuara midis grupeve të vizitorëve.

Ofroni më lehtë përmbajtje të personalizuara përmes një ndërfaqeje të personalizuar përdorimi

Ofroni më lehtë përmbajtje të personalizuara përmes një ndërfaqeje të personalizuar përdorimi

    Ndërfaqja e personalizueshme e përdorimit e LYNK REACH 4.0 u mundëson përdoruesve të “Hospitality” të ofrojnë një përjetim më të pasur, më të personalizuar në dhomë për vizitorët. Përdorimi i mjetit përmbajtjekrijues mbështetet nga ndërfaqja e përmirësuar, zhvillimi i përmbajtjeve është më i thjeshtë dhe më i lehtë.

    Përmes një përzgjedhjeje shabllonesh tërësisht të personalizueshme dhe të lehta në përdorim, LYNK REACH 4.0 ndihmon menaxherët e përmbajtjeve të konfigurojnë një portal të hotelit me mesazhe dhe figura të modifikueshme sfondi. Zgjidhja vjen gjithashtu me shabllone të gatshme ndërfaqeje intuitive që thjeshtojnë menaxhimin, zhvillimin dhe konfigurimin e përmbajtjeve. Ndërfaqja përmban një menu të thjeshtuar me një hierarki në formë peme të cilësimeve që ngjan me sistemet e dosjeve në desktop për të përshpejtuar gjetjen e artikujve. Ndërfaqja u mundëson gjithashtu menaxherëve të hoteleve të fusin figura, video ose tekst dhe të zhvendosin apo ndryshojnë artikujt.

Ofroni më lehtë përmbajtje të personalizuara përmes një ndërfaqeje të personalizuar përdorimi

Ofroni shërbim të personalizuar që nga regjistrimi në recepsion deri në çregjistrimin përfundimtar

    Platforma  LYNK REACH 4.0 nga "Samsung" siguron që vizitorët të marrin kujdes të personalizuar dhe akses të lehtë në të gjitha komoditetet dhe shërbimet e aktivitetit gjatë gjithë qëndrimit të tyre.

• Në çastin e regjistrimit: Serveri LYNK REACH 4.0 përdor serverin e patentuar të menaxhimit (PMS) të hotelit për të transferuar informacionin unik të vizitorëve dhe i përshëndet me mesazhe të personalizuara mirëseardhjeje.

• Gjatë qëndrimit të vizitorëve: Pasi të dhënat kalojnë në serverin e “LYNK REACH 4.0”, menaxherët e hotelit mund t’u dërgojnë vizitorëve mesazhe të personalizuara në lidhje me qëndrimin e tyre, që nga listat e rezervimit të restorantit deri te orari i shërbimeve të tjera në ambientet e hotelit. 

• Çregjistrim ekspres: LYNK REACH 4.0 thekson dhe organizon të gjitha faturimet e vizitorëve nga një ekran i dhomës duke aktivizuar një proces më të shpejtë për vizitorët, pa qenë nevoja të shkosh në recepsion

Përmirësoni përjetimin e vizitorëve me akses të lehtë në informacionet e vlefshme dhe në kohë reale

Përmirësoni përjetimin e vizitorëve me akses të lehtë në informacionet e vlefshme dhe në kohë reale

    Me LYNK REACH 4.0, hotelet mund t’u ofrojnë vizitorëve një përjetim të specializuar, që u përshtatet orareve të tyre apo arsyeve tyre të qëndrimit. Vizitorët mund të hapin me lehtësi internetin, videot dhe përmbajtjet e aplikacioneve, duke përfshirë shërbimet e hotelit, informacionin e turistëve, raportet e motit, informacionin e fluturimit dhe të tjera me mbështetje për disa gjuhë, në televizorët e dhomave. Për shembull, televizorët në dhomat e pjesëmarrësve në konferenca mund të shfaqin një meny të personalizuar dhe një meny specifike për konferencën, duke përfshirë vendndodhjet e takimeve, sinjalizime për takimet dhe mundësitë për argëtim. Për më tej, videot dhe fotot që promovojnë evenimentet lokale dhe informacionin turistik, uljet e çmimeve dhe të tjera mund të shfaqen për akses të lehtë dhe të thjeshtë nga vizitorët.