Rrit produktivitetin, puno në mënyrë më inteligjente me AI
AI për biznes
Fuqizo biznesin tënd me Galaxy AI, duke kombinuar fuqinë e resë kompjuterike dhe AI në pajisje për të kryer detyrat në mënyrë të shpejtë, të lehtë dhe të sigurt.
Produktivitet më i lartë
Rrit produktivitetin me Galaxy AI që i bën detyrat e përditshmërisë të lehta, nga kërkimet dhe takimet deri te raportet.
Takime pa mundim
Thjeshto procesin tënd të kërkimit ndërkohë që merr rezultate më të shpejta dhe më cilësore me kërkimin intuitiv.
Now Brief
Ofron një përmbledhje të gjeneruar nga AI të personalizuar sipas preferencave të tua dhe kontekstit për të të ndihmuar të qëndrosh i përditësuar, nga lajmet te moti deri te programet dhe më shumë.1
Statistika të menjëhershme me Google
Thjeshto kërkimin tënd me Circle to Search ose duke folur me Google Gemini, dhe merr rezultate më të shpejta me cilësi më të lartë.
Biseda pa barriera
Të kuptosh dhe të kuptohesh. Edhe kur personi tjetër flet një gjuhë të ndryshme.
Call Assist
Komuniko lirisht me klientët dhe kolegët përreth botës.
Live Translate i konverton menjëherë bisedat gjatë telefonatave, nga rezervimet deri te diskutimet e biznesit.6
AI me siguri të besueshme
Përdor Galaxy AI me vetëbesim falë veçorive fleksible dhe të sigurta të menaxhimit me AI
dhe pajisjeve Samsung më të mira në industri të mbështetura nga siguria e nivelit qeveritar.
Mbrojtje e sigurt
Samsung Knox siguron të dhënat e tua të biznesit me harduerë dhe softuerë me shumë nivele, pa ruajtur apo mbajtur asnjë të dhënë.
Menaxhim i sigurt me AI
Siguria e përparuar mundëson kontroll më të përparuar për Galaxy AI për mbrojtjen e të dhënave.
Pajisjet Galaxy për biznese
Zbulo pajisjet e duhura Galaxy për rritjen e biznesit me Samsung.
- Identifikimi në Samsung Account mund të kërkohet për disa veçori të caktuara të Samsung AI.
- Samsung nuk bën premtime dhe nuk jep siguri apo garanci për saktësinë, plotësinë ose besueshmërinë e rezultateve të dhëna nga veçoritë AI.
- Imazhe të simuluara. Sekuencat janë shkurtuar. Ndërfaqja aktuale e përdoruesit mund të jetë e ndryshme.
- Disponueshmëria e veçorive të Galaxy AI mund të variojë sipas rajonit/shtetit, versionit të OS/One UI, modelit të pajisjes dhe operatorit celular. Disponueshmëria e disa funksioneve mund të variojë sipas modelit të pajisjes. (*Disponueshmëria e veçorive të Galaxy AI mund të variojë sipas modelit të pajisjes.)
- Shërbimi i Galaxy AI mund të jetë i kufizuar për të miturit në rajone të caktuara ku ka kufizime moshe në lidhje me përdorimin e AI.
- Veçoritë bazë të Galaxy AI të ofruara nga Samsung janë falas. Publikimet e ardhshme mund të përfshijnë veçori të përmirësuara ose shërbime të reja që ofrohen me pagesë. Mund të zbatohen kushte të ndryshme për veçoritë AI që ofrohen nga palët e treta. Veçoritë bazë të Galaxy AI janë shërbimet e listuara në seksionin "Inteligjencë e përparuar" në Kushtet aktuale të përgjithshme të shërbimeve Samsung.
- Që nga 11 korriku i vitit 2025, Call Assist (p.sh. Live Translate), Note Assist, Browsing Assist, Interpreter dhe Transcript Assist të Galaxy AI mbështesin aktualisht 20 gjuhë dhe Writing Assist mbështet 39 gjuhët e mëposhtme
- Gjuhët e mbështetura të Call Assist (p.sh. Live Translate), Note Assist, Browsing Assist, Interpreter dhe Transcript Assist: Koreanisht, anglisht, spanjisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, portugalisht, kinezisht, japonisht, polonisht, hindisht, tajlandisht, vietnamisht, arabisht, indonezisht, rusisht, turqisht, holandisht, suedisht dhe rumanisht.
- Gjuhët e mbështetura të Writing Assist: Anglisht, portugalisht, spanjisht, frëngjisht, koreanisht, gjermanisht, italisht, kinezisht (e thjeshtuar, tradicionale), japonisht, hindisht, polonisht, tajlandisht, vietnamisht, arabisht, rusisht, indonezisht, turqisht, holandisht, suedisht, rumanisht, çekisht, danisht, finisht, hungarisht, ukrainisht, hebraisht, greqisht, serbisht, bullgarisht, kroatisht, norvegjisht, sllovakisht, lituanisht, sllovenisht, letonisht, estonisht, bengalisht, suahili.
- Now Brief: Veçoria Now Brief kërkon identifikim në Samsung Account. Disponueshmëria e shërbimit mund të variojë sipas shtetit, gjuhës, modelit të pajisjes ose aplikacioneve. Për disa veçori mund të nevojitet një lidhje me rrjetin e internetit. Njoftimi për ngjarjet e planifikuara mbështetet tek aplikacionet e kalendarit që përdorin bazën e të dhënave të kalendarit të Android dhe është i disponueshëm nëse Samsung Calendar është i instaluar.
- Note Assist: Shënimi duhet të përfshijë një minimum prej 200 karakteresh në mënyrë që funksioni Formatim automatik/Përmblidh të punojë. Disponueshmëria e shërbimit mund të variojë sipas gjuhës. Saktësia e rezultateve nuk është e garantuar.
- Transcript Assist: Veçoritë e Transkriptimit dhe Përmbledhjes për Transcript Assist kërkojnë lidhje me rrjetin dhe identifikim në Samsung Account. Veçoritë për Transcript Assist janë të disponueshme vetëm në aplikacionin e instaluar paraprakisht Samsung Voice Recorder ose në skedarët e regjistruar duke përdorur aplikacionet e instaluara paraprakisht Samsung Phone, Samsung Notes ose Samsung Interpreter. Veçoria e regjistrimit të zërit në aplikacionin e instaluar paraprakisht Samsung Phone mund të mos mbështetet në disa shtete. Skedarët audio duhet të jenë me kohëzgjatje më të vogël se 3 orë në mënyrë që të përpunohen. Veçoria e përmbledhjes për Transcript Assist mund të aktivizohet kur të arrihet një numër i caktuar karakteresh. Disponueshmëria e shërbimit mund të variojë sipas gjuhës. Saktësia e rezultateve nuk është e garantuar.
- Circle to Search: Google është markë tregtare e Google LLC. Disponohet në pajisjet e caktuara dhe nevojitet lidhja me internetin. Funksionon me aplikacione dhe sipërfaqe të përputhshme. Rezultati mund të ndryshojë në varësi të përputhjes vizuale. Kontrollo rezultatet për saktësi. Përmbledhjet AI dhe shumë të tjera ndryshojnë në varësi të shtetit dhe gjuhës. Mund të varet nga cilësimet e aplikacionit dhe pajisjes tënde. Imazhe të simuluara. Sekuencat janë shkurtuar. Ndërfaqja aktuale e përdoruesit mund të jetë e ndryshme. Disponueshmëria e shërbimit mund të ndryshojë sipas shtetit, gjuhës, modelit të pajisjes. Nevojitet lidhje me internetin. Përdoruesit mund të duhet të përditësojnë Android dhe aplikacionin Google në versionin më të fundit. Rezultatet mund të ndryshojnë në varësi të përputhjes vizuale ose të audios. Saktësia e rezultateve nuk është e garantuar. Funksionon me aplikacione dhe sipërfaqe të përputhshme dhe vetëm me muzikë ambienti. Nuk do ta identifikojë muzikën që vjen nga kufjet ose nëse volumi i telefonit është i çaktivizuar.
- Google Gemini: Google dhe Gemini janë marka tregtare të Google LLC. Kontrollo rezultatet. Nevojitet konfigurimi. Pajtueshmëria dhe disponueshmëria variojnë. Mbi 18 vjeç. Rezultatet janë për qëllime ilustruese. Kërkohet abonim. Imazhe të simuluara. Ndërfaqja aktuale e përdoruesit mund të jetë e ndryshme. Për veçorinë Google Gemini nevojitet lidhja me internetin dhe identifikimi në llogarinë e Google. Disponueshmëria e shërbimit mund të variojë sipas shtetit, gjuhës dhe modelit të pajisjes. Funksionon me aplikacione të përputhshme. Veçoritë mund të ndryshojnë në varësi të abonimit dhe rezultatet mund të variojnë. Saktësia e rezultateve nuk është e garantuar. Aktualisht, mund të përdorësh një llogari personale të Google që e menaxhon vetë, ose një llogari pune apo shkolle për të cilën administratori yt ka aktivizuar aksesin në Gemini. Duhet të jesh 13 vjeç (ose mosha e lejueshme në shtetin tënd) ose më shumë për të përdorur Gemini me një llogari personale ose shkolle të Google dhe 18 vjeç ose më shumë për të përdorur Gemini me një llogari pune. Samsung nuk bën premtime dhe nuk jep siguri apo garanci për saktësinë, plotësinë ose besueshmërinë e rezultateve të dhëna nga veçoritë AI. Veçoritë bazë të Galaxy AI të ofruara nga Samsung janë falas. Publikimet e ardhshme mund të përfshijnë veçori të përmirësuara ose shërbime të reja që ofrohen me pagesë. Mund të zbatohen kushte të ndryshme për veçoritë AI që ofrohen nga palët e treta. Veçoritë bazë të Galaxy AI janë shërbimet e listuara në seksionin "Inteligjencë e përparuar" në Kushtet aktuale të përgjithshme të shërbimeve Samsung.
- Call Assist: Veçoria Live Translate kërkon lidhje me rrjetin për të marrë mesazhe të telefonatave. Mund të përktheje pa lidhje me rrjetin sapo t'i mbërrijnë mesazhet e telefonatave pajisjes. Kërkohet identifikimi në Samsung Account. Veçoria Live Translate është e disponueshme vetëm në aplikacionet e instaluara paraprakisht të Samsung Phone dhe në disa aplikacione të palëve të treta. Disponueshmëria e shërbimit mund të ndryshojë sipas gjuhës ose rajonit. Për disa gjuhë mund të nevojitet shkarkimi i paketës së gjuhës. Saktësia e rezultateve nuk është e garantuar. Samsung nuk bën premtime dhe nuk jep siguri apo garanci për saktësinë, plotësinë ose besueshmërinë e rezultateve të dhëna nga veçoritë AI.
- Interpreter: Veçoria Interpreter kërkon identifikim në Samsung Account. Për disa gjuhë mund të nevojitet shkarkimi i paketës së gjuhës. Disponueshmëria e shërbimit mund të variojë sipas gjuhës. Saktësia e rezultateve nuk është e garantuar. Disponueshmëria dhe veçoritë e mbështetura mund të variojnë sipas rajonit/shtetit, versionit të OS/One UI, modelit të pajisjes dhe operatorit celular. Disponueshmëria e gjuhëve të mbështetura mund të variojë.
- Call Transcript: Veçoria Call Transcript kërkon një lidhje me rrjetin për të marrë telefonata. Veçoria e përmbledhjes për Call Transcript ka aftësinë të transkriptojë automatikisht telefonatat e regjistruara kur plotësohet një numër i caktuar karakteresh dhe është nën kufirin e karaktereve. Veçoria e regjistrimit të telefonatës mund të mos mbështetet në disa shtete. Kërkohet identifikimi në Samsung Account. Disponohet aktualisht në aplikacionet e instaluara paraprakisht në telefonat Samsung dhe në aplikacionin Voice Record. Disponueshmëria e shërbimit mund të ndryshojë sipas gjuhës ose rajonit. Për disa gjuhë mund të nevojitet shkarkimi i paketës së gjuhës. Saktësia e rezultateve nuk është e garantuar. Samsung nuk bën premtime dhe nuk jep siguri apo garanci për saktësinë, plotësinë ose besueshmërinë e rezultateve të dhëna nga veçoritë AI.
- Shtojca e shërbimit Knox disponohet në UEM/EMM më të mëdha, duke përfshirë Microsoft Intune, VMware, Knox Suite dhe më shumë.