34" Monitor i harkuar H89

34" Monitor i harkuar H89

LC34H890WGRXEN

  • Qartësi vizive dhe detaje të përmirësuara
    Qartësi vizive dhe detaje të përmirësuara
  • Shfaqja PIP nën-ekran
    Shfaqja PIP nën-ekran
  • Për rehatinë tuaj të shikimit
    Për rehatinë tuaj të shikimit
  • USB e Tipit C – Është nyja përfundimtare
    USB e Tipit C – Është nyja përfundimtare

Qartësi vizive dhe detaje të përmirësuara

Ultra WQHD

CH89 ka një rezolucion të ekranit prej 3440x1440—afërsisht 2.5 herë dendësinë e pikselave të Full HD—që jep imazhe mjaft të mprehta. Mund të shihni më shumë detaje me një shikim dhe të keni një shikim të plotë të faqeve të mëdha në internet dhe dokumentave me më pak kalim dhe zmadhim.

Hiqni parehatinë e dy monitorëve

Monitori CH89 i lakuar ultra i gjërë 34’’ është ideal për ata që kryejnë shumë detyra në të njëjtën kohë, të cilët kanë nevojë për më shumë hapësirë në ekran për idetë e tyre të mëdha, por që dëshirojnë të heqin bezdinë e vendosjes së dy monitorëve. Me ekranin e tij ultra të gjërë mund të përjetoni me të vërtetë kryerjen e shumë detyrave në të njëjtën kohë në një monitor të vetëm pa probleme.

Funksioni PBP ekrani i dyfishtë

Aftësitë e Picture-by- Picture (Imazh dhe imazh) të Samsung ju lejojnë të lidhni dy pajisje të ndryshme në të njëjtën kohë ndërsa ruani ende cilësinë e imazhit origjinal.

Shfaqja PIP nën-ekran

Veçoria Imazhi në imazh ju lejon të mos keni nevojë për një monitor të dytë edhe kur jeni duke kryer shumë detyra në të njëjtën kohë. Mund t’a ricaktoni madhësinë e imazhit të dytë deri në 25% të ekranit dhe t’a poziciononi atë kudo që dëshironi.

Për rehatinë tuaj të shikimit

Kurbatura 1800R

I krijuar për t’u përputhur me kurbaturën e natyrshme të syrit të njeriut, CH89 ju jep një shikim të rehatshëm dhe tërheqës të përmbajtjes në ekran. Plus, teknologjia Pa dridhje e Samsung dhe Regjimi i ruajtjes së syve që pakëson dritën blu shtojnë rehatin tuaj viziv me pakësimin e lodhjes së syve.

USB e Tipit C – Është nyja përfundimtare

Lidhja përfundimtare me një kabëll të vetëm

Priza USB e tipit C ju lejon të karikoni, të dërgoni të dhëna dhe madje të shfaqni sinjale ndërmjet pajisjeve me vetëm një lidhje. Arkitektura e tij me një lidhje të vetme ju lejon të gëzoni një mjedis pune që është pa rrëmujë si dhe pa stres.

* Mohimi: Në varësi të monitorit dhe kërkesave tuaja të energjisë, mund të mos lejojë karikimin: SH85 dhe CH80 lejojnë karikimin vetëm për pajisje deri në 45W. CH89 lejon karikimin për pajisje deri në 65W.

Çlironi prizat USB 3.0 për përdorime të tjera

Përveç një prize të përkushtuar USB të tipit C për çdo kompjuter, përfshirë MacBook ose pajisjen tuaj celulare, mund të përdorni gjithashtu prizat tuaja USB 3.0 për pajisje të shumta periferike pa patur nevojë për nyje të tjera.

Zgjeroni pajisjen tuaj celulare

Përjetoni Samsung S8 dhe Note 8 tuaj në një mënyrë krejtësisht të re duke u lidhur me një monitor USB të Tipit C të Samsung pa patur nevojë për ndonjë nyje ose aplikacione.  Ekrani më i madh do të shtojë gëzimin dhe prodhueshmërinë tuaj, sidomos kur ndani me të tjerët në shtëpi ose punë.

Kalimi pa ndërprerje i pajisjes

Nuk ka më ndërrime. Me Automatic Source Switch, monitori juaj zbulon pajisjet e lidhura rishtas sapo t'i lidhni dhe përdor sinjalin e duhur. Nuk ka nevojë të shkoni te menyja për të zgjedhur burimin e duhur të hyrjes.

Rrisni efektshmërinë tuaj ergonomike

Rrotullohet, anohet dhe është me lartësi të rregullueshme. Lejon përdorimin e VESA dhe mund të instalohet në një mur ose krahë të veçantë me lehtësi. Me këto funksione në dispozicionin tuaj, mund të poziciononi pa mundim ekranin tuaj në çfarëdo lartësi dhe kënd që dëshironi dhe të ndani përmbajtjen në ekran me miqtë aty pranë.

Performanca takohet me bukurinë

Me trup të hollë dhe pa korniza nga tre anë, duke ardhur i plotë me një mbajtëse Y elegante, megjithatë të qëndrueshme dhe me lartësi të rregullueshme, CH89 është një përzierje e përsosur e performancës dhe bukurisë. Dizajn i saj i pastër i pasmë përfshin një hapësirë për t’i mbajtur kabllot të fshehura me kujdes larg syve.

Një mënyrë më e mirë për të kryer detyra të shumta në të njëjtën kohë

Kutia e konfigurmit të thjeshtë S/W

Me Kutinë e konfigurimit të thjeshtë, mund të ndani me lehtësi ekranin tuaj ose të vendosni ekrane të shumtë të madhësive të ndryshme në pozicione të ndryshme‡ Funksioni imazh-pas-imazhi ju lejon të shfaqni informacion nga dy pajisje. Me CH89, mund të trajtoni më mirë sfidat e efektshmërisë të mjedisit tuaj të kryerjes së shumë detyrave në të njëjtën kohë.

Specifikimet

  • Rezolucioni 3,440 x 1,440
  • Raporti i pamjes 21:9
  • Koha e reagimit 4(GTG)
  • Shpejtësia e rifreskimit Maks 100Hz

{{family.currentModel.displayName}}

{{family.currentModel.modelCode}}

Ngjyra : {{chip.displayName}}
{{model.prices.currentPriceDisplay}}
Nga {{model.prices.monthlyPrice}} / muaj për {{model.prices.months}} muaj
ose {{model.prices.currentPriceDisplay}}
Price without VAT: {{model.prices.vatFreePriceFormatted}}

Price with discount: {{model.prices.currentPriceDisplay}}

Price before: {{model.prices.priceDisplay}}

{{model.prices.priceDisplay}} {{model.prices.savePrice}}
  • {{summary.title}}

    {{summary.value}}{{summary.unit}}

  • {{summary.title}}

Krahasoni modelet

Krahasoni me sende të ngjashme

Shikuar së fundmi