65" Crystal UHD Signage QHC

65" Crystal UHD Signage QHC

LH65QHCEBGCXEN

  • Thellësi ultra e hollë
  • Kornizë e njëtrajtshme
  • Vrima VESA në qendër

Zgjidhni madhësinë tuaj

Performancë mahnitëse.

Ju prezantojmë QMC, ekranin më të hollë në Sinjalistikën UHD të Samsung. Sjell elegancën në biznes dhe në të njëjtën kohë rrit hapësirën. Zgjidhjet e tij të integruara dhe të përmirësuara, si dhe ekrani kryesor UX intuitiv e bëjnë të thjeshtë për t'u përdorur. Bizneset e fushave të ndryshme mund të arrijnë sukses me risinë në efikasitet dhe në dizajn të QMC.

Ndikim maksimal në hapësirë minimale

Trashësi shumë e hollë

Trashësia shumë e hollë dhe e pashoqe prej 28,5 mm e QMC e bën atë opsionin më të hollë të serisë UHD të Samsung. Përshtatet me një Slim Fit Wall Mount*, i cili ju lejon ta instaloni me saktësi dhe lehtësi në çdo vend. QMC rrit hapësirën me dizajnin e tij elegant, i cili përshtatet në mënyrë të përkryer me mjedisin e biznesit tuaj.

* Slim Filt Wall Mount duhet të blihet veç.

Pamje të qarta në modalitetin peizazh ose portret

Kornizë e njëtrajtshme

Kornizat janë të qëndrueshme dhe të njëtrajtshme në të katërta anët e ekranit, me të njëjtën trashësi dhe të njëjtat përmasa. Dizajni i ri i kornizave të njëtrajtshme parandalon shfaqjen e çdo problemi të pamjes që mund të ndodhë kur ekrani kalon në modalitetin portret.

* Kur krahasohet me modelet e mëparshme të sinjalistikës UHD të Samsung.

I sigurt dhe me montim të rregullt

Vrima VESA në qendër

Pozicionimi qendror i vrimave VESA në pjesën e pasme të ekranit, shpërndajnë në mënyrë të barabartë peshën e tij për montim të sigurt. Me vrimat VESA, tanimë të vendosura në qendër, përdoruesit mund të përshtatin ekranin në modalitetin portret pa e rrotulluar padashur ekranin.

* Pozicioni i vrimave VESA mund të ndryshojë paksa sipas modelit.

Ngjyra si në jetën reale, të krijuara në gjendje të pastër me kristal të kulluar

Dynamic Crystal Color

Çdo figurë është më gjithëpërfshirëse me një miliard nuanca ngjyrash. Dynamic Crystal Color ofron variacione të vërteta, duke i lejuar klientët të shohin më qartë.

Shihni nuancat e ngjyrave si në jetën reale në cilësi 4K të fuqishme

Procesor Quantum Lite 4K

Teknologjia lider në industri e Samsung për përpunimin e videove përmirëson çdo pjesë të përmbajtjes për qartësi dhe konsistencë. Teknologjia inteligjente dhe e përmirësuar UHD, e mundësuar nga procesori Quantum Lite 4K i Samsung, përmirëson videon me rezolucion më të ulët në cilësi të nivelit UHD, duke ofruar cilësi profesionale të figurës.

* Kur krahasohet me modelin FHD të Samsung* Përvoja e shikimit mund të variojë sipas llojeve të përmbajtjes dhe formatit

Sigurohuni që informacioni kritik të jetë gjithmonë i dukshëm

Pa shkëlqim

Ekranet e serisë QMC kanë panele të qëndrueshme dhe pa shkëlqim që ofrojnë shikueshmëri më të mirë nga të gjitha këndet, në çdo kohë të ditës. Ekrani pa shkëlqim u mundëson bizneseve të ofrojnë informacion të saktë në vendndodhje kritike, si aeroportet dhe stacionet e trenit.

Lidhuni me lehtësi

UI e faqes kryesore

QMC ka përdorim më të gjerë me një UI të përmirësuar të ekranit kryesor. Kategori të njohura, si "Të preferuarat", "Burimet" dhe "Cilësimet" shfaqen në të njëjtin ekran për disponueshmëri praktike. Dosja "Të preferuarat" i ofron përdoruesve akses të shpejtë dhe të thjeshtë në veçoritë më të përdorura, me një klikim të vetëm.

Bashkëpunoni ndërmjet ekraneve me shpejtësinë që të ofron mungesa e telave

SmartView+

SmartView+ mundëson ndarjen e ekranit me valë pa lidhje me kabllo, duke siguruar bashkëpunim të lehtë. Përdoruesit tani mund të aktivizojnë funksionin e ndarjes së ekranit në fillim të një takimi, duke lejuar administratorin e takimit të kalojë shpejt ndërmjet ekraneve me një klikim.

Kalibrim i thjeshtuar midis ekraneve me aplikacionin celular

Kalibrim inteligjent

Garantoni konsistencë të plotë të markës në çdo ekran në çdo vendndodhje. Duke përdorur aplikacionin celular të Samsung, Kalibrimi inteligjent mundëson që çdo ekran të kalibrohet siç duhet, duke shfaqur logot e markave dhe të tjera shtesë në ngjyrat e kërkuara.

Përmirësoni mjediset profesionale me mjete ekspertësh

Modalitete profesionale

Modalitetet profesionale të integruara ofrojnë më shumë mundësi në vertikale specifike. Modaliteti i regjisorit minimizon post-përpunimin, duke e përafruar përmbajtjen me qëllimin origjinal të regjisorit. Ekipet mjekësore mund të simulojnë imazhe mjekësore si rrezet X me modalitetin e simulimit DICOM, duke përmbushur standardet e plota të shkallës gri të DICOM.

Ndryshoni mënyrën se si menaxhoni ekranin tuaj

Samsung VXT

Samsung VXT CMS është një zgjidhje e bazuar në renë kompjuterike që kombinon menaxhimin e përmbajtjes dhe aftësitë e menaxhimit të pajisjes nga distanca, duke lejuar përdoruesit të menaxhojnë nga distanca cilësimet e hardware dhe zgjidhjet e problemeve, teksa krijojnë dhe shpërndajnë përmbajtje pa lodhje dhe pa nevojën e trajnimit të mëparshëm.

* VXT CMS duhet të blihet veç.

Qëndrueshmëri e përditshme

Energy Star / EPEAT* / Gjurma e karbonit e TÜV Rheinland*

Samsung po bën përpjekje të ndryshme për të reduktuar ndikimin tonë në mjedis për sinjalistikat inteligjente dhe po nxit përdoruesit të synojnë drejt një jete më të qëndrueshme. Si rezultat, seria QMC ka marrë një sërë certifikimesh për produkte të parapëlqyera për mjedisin nga institute të mirënjohura në Gjermani dhe SHBA.

*Seria QMC ka marrë një certifikim ENERGY STAR 8.0 nga Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit për efikasitetin në energji dhe certifikimin e Mjetit Elektronik të Vlerësimit Mjedisor të Produkteve (EPEAT) në njohje të përpjekjeve ekologjike, si përdorimi i plastikës së riciklueshme. Gjithashtu, seria QMC është modeli i parë i sinjalistikës që merr një certifikim për gjurmën e karbonit të produktit nga TÜV Rheinland, një organ botëror i testeve. *TÜV Rheinland është themeluar në vitin 1872 me zyra qendrore në Këln, Gjermani. TÜV Rheinland ofron shërbime certifikimi të cilësisë dhe të sigurisë për shumë industri. Organizata llogarit certifikimin e emetimit të karbonit duke vlerësuar sasinë e gazeve serrë të prodhuara gjatë gjithë ciklit jetësor të produktit, duke nisur nga prodhimi e deri tek asgjësimi i produktit, sipas standardeve të njohura ndërkombëtare.* Statusi i certifikimit të Gjurmës së karbonit të TÜV Rheinland mund të variojë sipas madhësive.

Specifikimet

{{family.currentModel.displayName}}

{{family.currentModel.modelCode}}

Ngjyra : {{chip.displayName}}
{{model.prices.currentPriceDisplay}}
Nga {{model.prices.monthlyPrice}} / muaj për {{model.prices.months}} muaj
ose {{model.prices.currentPriceDisplay}}
Price without VAT: {{model.prices.vatFreePriceFormatted}}

Price with discount: {{model.prices.currentPriceDisplay}}

Price before: {{model.prices.priceDisplay}}

{{model.prices.priceDisplay}} {{model.prices.savePrice}}
  • {{summary.title}}

    {{summary.value}}{{summary.unit}}

  • {{summary.title}}

Krahasoni modelet

Krahasoni me sende të ngjashme

Shikuar së fundmi