Galaxy Tab S5e 10.5" Wi-Fi

Galaxy Tab S5e 10.5" Wi-Fi

SM-T720NZDASEE

  • Dizajn i hollë dhe i lehtë
  • Tingull tre dimensional Dolby Atmos
  • Njohja e Fytyrës dhe Skanimi i shenjës së gishtave

Zgjidhni ngjyrën tuaj

Zgjidhni lidhjen tuaj

Më shumë tabletë në një trup më të hollë

Më shumë tabletë, më pak trup. Kemi pakësuar madhësinë, ndërsa japim ende elementët thelbësorë të një tablete. Përqafoni paradoksin. Më pak është me të vërtetë më shumë me Samsung Galaxy Tab S5e.

Ultra i lehtë kur udhëtoni

Dizajn me peshë të lehtë për t’ju mbajtur lehtësisht të lidhur me atë që pëlqeni më shumë. 5.5mm i hollë dhe duke peshuar më pak sesa 400 g, Galaxy Tab S5e është aq i lehtë për të qëndruar mirë me ju. Shlodhuni ose bridhni lirisht duke parë filma ose kontrolloni elektroshtëpiaket* tuaja pa u mërzitur ose ngadalësuar.

*Punon vetëm me pajisjet e përputhshme SmartThings. Pajisjet e përputhshme varen nga vendi. Kontrolloni përputhshmërinë tek www.samsung.com/smartthings.

Dizajn i bukur që mund t’a shihni dhe ndjeni

Dizajn që përputhet me ndjenjën tuaj të stilit. Galaxy Tab S5e paraqet një dizajn të kasës metalike të lustruar me një trup me një finiturë metalike të sofistikuar. Për më tepër, ofrohet në tre opsione të ngjyrave monokromatike të tabletës, përfshirë Ari, Argjendi dhe e Zezë që përzihen pa probleme me stilin tuaj të jetesës.

Ngjyrat e produktit mund të varen nga vendi, rajoni dhe operatori.

Përqëndrohuni vetëm tek ajo që dëshironi të shihni

Shihni vetëm atë që dëshironi, kur e dëshironi. Me One UI Galaxy Tab S5e minimizon rrëmujën në ekran duke përzgjedhur përmbajtjen që është më e përshtatshme për ju. Thjesht shtypni dhe përqëndrohuni tek ajo që dëshironi të shihni dhe të lexoni, nga një detaj me rradhë, për një përvojë më të ekuilibruar të tabletës.

Një ekran që duhet t’a shikoni që t’a besoni

Merrni më shumë nga përmbajtja që ju pëlqen të shikoni. Galaxy Tab S5e paraqet një ekran të gjallë 10.5 inç sAMOLED që jep riprodhim të mahnitshëm të ngjyrave dhe nivelet optimale të shkëlqimit të ekranit. Tani mund të përfshiheni plotësisht në filmat ose serialet tuaja televizive të preferuara të Netflix*.

*Shërbimet dhe përmbajtja e Netflix ndryshon sipas vendit. Sigurohuni të konfirmoni me Netflix përpara se të transferoheni në një vend tjetër se cilat shërbime dhe përmbajtje do të jenë të disponueshme për ju.

I akorduar në mënyrë të përsosur për tingull të gjallë

Duke paraqitur një sistem të tingullit me Katër Altoparlantë nga AKG, Galaxy Tab S5e ju lejon të dëgjoni muzikën tuaj të preferuar nëpërmjet Spotify* me tingull të pasur, të gjallë. Dhe me tingullin rrethues tre dimensional të Dolby Atmos do të qëndroni të përfshirë plotësisht tek ajo që është në ekran

*Aplikacioni Spotify është i disponueshëm vetëm në vendet e mbështetura nga Spotify dhe nëse udhëtoni jashtë shtetit, mund të mos jetë i disponueshëm.

Një tabletë që dëgjon komandat tuaja

Galaxy Tab S5e e kupton nevojën që të jeni gjithnjë në lëvizje. Prandaj paraqet funksionin e përfshirë të Zërit të Bixby-t. Tani gjithçka që duhet është një komandë e thjeshtë që Bixby të hapë listën e muzikës tuaj të ditës ose të kontrollojë elektroshtëpiaket* tuaja ndërsa jeni larg.

*Punon vetëm me pajisjet e përputhshme SmartThings. Pajisjet e përputhshme varen nga vendi. Kontrolloni përputhshmërinë tek www.samsung.com/smartthings

*Punon vetëm me pajisjet e përputhshme SmartThings. Pajisjet e përputhshme varen nga vendi. Kontrolloni përputhshmërinë tek www.samsung.com/smartthings

Ndani për të qënë të lidhur me të dashurit tuaj

Përfshihini të gjithë në argëtim. Me Ndarja me Familjen Galaxy Tab S5e ju lejon të lidheni dhe të ndani lehtësisht fotografitë, kujtuesit, shënimet dhe ngjarjet e kalendarit të secilit anëtar të familjes. Tani jeni një hap më pranë përfshirjes së të gjithëve së bashku.

Më në fund një arsye për t’a ulur telefonin tuaj

Qëndroni në kontakt kur telefoni juaj është larg. Galaxy Tab S5e pa probleme sinkronizon Smarfonin Galaxy tuaj, në mënyrë që të mos humbisni një telefonatë kur vjen. Gjithashtu ju lejon t’u përgjigjeni mesazheve urgjente me tekst, në mënyrë që të mos jeni asnjëherë pa dijeni.

*Disponueshmëria e këtij shërbimi mund të ndryshojë sipas vendit. **Veçoria e Vazhdimësisë së Telefonatës dhe Mesazhit lejohet ndërmjet pajisjeve Samsung që kanë sistemin e përdorimit Android P. ***Performanca e veçorisë mund të ndryshojë bazuar në largësinë dhe cilësinë e rrjetit; të dyja pajisjet gjithashtu kërkojnë një lidhje me rrjetin për të përdorur këtë shërbim.

Më shumë energji kur vërtet ju duhet.

Kohët e mira le të vazhdojnë. Galaxy Tab S5e vjen me një karikim të shpejtë të baterisë 7,040mAh (zakonisht)* që zgjat. Kjo do të thotë se mund të gëzoni deri në 14.5 orë të shikimit pa u dashur të shqetësoheni se do t’ju mbarohet energjia.

*Vlera e zakonshme testuar në kushte laboratorike të palëve të treta. Vlera e zakonshme është vlera e parashikuar mesatare duke marrë parasysh devijimin në kapacitetin e baterive midis mostrave të baterive të analizuara sipas standartit IEC 61960. Kapaciteti i vlerësuar (minimumi) është 6,840mAh. Kohëzgjatja reale e baterisë mund të ndryshojë në varësi të mjedisit të rrjetit, formës së përdorimit dhe faktorëve të tjerë.

Siguria e fuqishme e ndërtuar posaçërisht për ju

Përdorimi jepet vetëm për ju. Galaxy Tab S5e paraqet Njohjen e Fytyrës në mënyrë që personi i vetëm që sheh përmbajtjen tuaj personale jeni ju. Për më tepër, skanimi me shenjën e gishtit është i disponueshëm direkt nga çelësi i energjisë, prandaj mund të kapërceni nevojën për të shtypur ato fjalëkalime të gjata kur keni nevojë të hapni pajisjen tuaj me nxitim.

Projektuar për të qëndruar një hap përpara jush

Galaxy Tab S5e vjen e paketuar me madhësitë e ruajtjes 4GB RAM dhe 64GB ROM ose 6GB RAM dhe 128GB ROM dhe deri në 512GB të memorjes së jashtme me ndihmën e kartës microSD. Tani mund t’a mbani pajisjen tuaj duke funksionuar në nivele optimale kur jeni duke luajtur ose duke shkarkuar përmbajtje nga interneti.

*Kapaciteti aktual i ruajtjes mund të ndryshojë sipas shtetit ose rajonit. **Karta MicroSD shitet veç. Disponueshmëria mund të ndryshojë nga shteti apo prodhuesi.

Specifikimet

{{family.currentModel.displayName}}

{{family.currentModel.modelCode}}

Ngjyra : {{chip.displayName}}
{{model.prices.currentPriceDisplay}}
Nga {{model.prices.monthlyPrice}} / muaj për {{model.prices.months}} muaj
ose {{model.prices.currentPriceDisplay}}
Price without VAT: {{model.prices.vatFreePriceFormatted}}

Price with discount: {{model.prices.currentPriceDisplay}}

Price before: {{model.prices.priceDisplay}}

{{model.prices.priceDisplay}} {{model.prices.savePrice}}
  • {{summary.title}}

    {{summary.value}}{{summary.unit}}

  • {{summary.title}}

Krahasoni modelet

Krahasoni me sende të ngjashme

Shikuar së fundmi