Samsung nënshkruan partneritet me Etopia për të pozicionuar pompat e ngrohjes në tregun rezidencial

Samsung Electronics Air Conditioner Europe (SEACE) ka nënshkruar një partneritet inovativ me Etopia, një kompani ndërtimi inteligjent me qendër në Mbretërinë e Bashkuar. Gjatë 5 viteve të ardhshme, 6 000 shtëpi të reja të ndërtuara në Mbretërinë e Bashkuar do të pajisen me teknologjinë e pompave të ngrohjes moderne me Sistemin Ekologjik të Nxehjes (EHS) të Samsung për ftohjen e ajrit dhe nxehjen-ftohjen e ujit. Ky partneritet vendos standardin për integrimin e plotë të pompave të ngrohjes Samsung dhe teknologjisë inteligjente dhe është një ekspozim sesi duket e ardhmja e ndërtimit.

Aerial view of the Etopia Project being built

"Ndërsa bota shkon drejt një të ardhme më të gjelbërt dhe burimet e ngrohjes fuqizohen më shumë nga energjia elektrike, sigurimi i disponueshmërisë së sistemeve të integruara të pompave të ngrohjes me cilësi të lartë është vendimtar", thotë Wim Vangeenberghe, President i SEACE. "Mbi 25 milion shtëpi që përdorin kazanët ekzistues të gazit dhe një synim për të ndërtuar 400,000 shtëpi të reja në vit vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, është e ditur se këto shtëpi do të kërkojnë zgjidhje me efektshmëri të lartë të gjeneratës së ardhshme. Prandaj Samsung dhe Etopia kanë bashkuar forcat për t’i siguruar tregut në Mbretërinë e Bashkuar mundësinë e përdorimit të një zgjidhje të qëndrueshme."

Gjatë 5 viteve të ardhshme, 6 000 shtëpi të reja të ndërtuara në Mbretërinë e Bashkuar do të pajisen me sistemin e pompave të ngrohjes Samsung. Sistemi, i quajtur Sistemi Ekologjik i Nxehjes (EHS) TDM Plus, është një sistem ‘I gjithë në një’ nga Ajri në Ujë (A2W) dhe nga Ajri në Ajër (A2A). Ai mund të përdoret gjatë gjithë vitit për ftohje, ngrohje dhe ujë të ngrohtë. Ai lejon ngrohjen/ftohjen nën dysheme, ngrohjen me kalorifer dhe ujë të ngrohtë për përdorim të brendshëm, si dhe ofron ftohjes tradicionale me zgjerim të drejtpërdrejtë me opsione të ndryshme për kondicionerin. Ai do të rezultojë në zëvendësimin e kazanëve me djegie tradicionale me njësi inteligjente EHS të ujit dhe të efektshme ndaj energjisë. Përveç kësaj, sistemi mund të lidhet me panele diellorë duke kursyer energji përmes burimeve të rinovueshme.

Houses from the Etopia Project

Joseph Daniels, CEO dhe Themeluesi i Grupit Projekti Etopia "Një hap i madh në partneritetin tonë me Samsung është puna në bashkëpunim në teknologjinë e pompave të nxehtësisë. Përmes këtij partneriteti jemi në gjendje të sigurojmë jo vetëm ngrohje, ftohje dhe ujë të ngrohtë, por mund ta bëjmë të gjithë këtë ndërsa përdorim burime të energjisë së rinovueshme. Projekti ynë pilot që udhëheq kategorinë në parkun e inovacionit BRE në Watford, në Mbretërinë e Bashkuar përdor këtë sistem dhe është krijuar për të qenë më shumë sesa pozitiv ndaj energjisë. Faktori më i rëndësishëm i vërtetë për këtë produkt konkretisht është aftësia për ta kontrolluar dhe harmonizuar në mënyrë inteligjente me sistemin tonë të shtëpisë inteligjente, duke ofruar energji termike të paparë dhe kontroll të mjedisit me një ndikim pozitiv si në kursimin e kostove ashtu edhe në stilin e jetesës."

An Air Conditioning Control panel on the wall inside one of the Etopia houses

Përmes Lidhshmërisë Inteligjente dhe Aplikacionit SmartThings të Samsung, pjesë të ndryshme të sistemit mund të kontrollohen nga larg. Kjo u lejon përdoruesve të menaxhojnë cilësime të ndryshme të temperaturës për zonë, që do të thotë se kaloriferë me temperaturë të lartë dhe ngrohja me temperaturë të ulët e dyshemesë mund të përdoret me efikasitet ndaj energjisë.

 

Etopia kombinon teknologjitë e energjisë, ndërtimit dhe ato inteligjente për të ndërtuar disa prej ndërtesave me rendiment më të lartë në botë, me të gjitha shtëpitë aktuale të testuara që arrijnë një mesatare prej 103/100 në vlerësimin e Certifikatës së Rendimentit të Energjisë (EPC), përtej një A. Mënyra sesi teknologjitë e Samsung janë integruar është aq e gjithëanshme për t’u zbatuar për çdo lloj ndërtese, përshirë shkolla, shtëpi dhe ndërtesa tregtare për të përgatitur planin për qytetet inteligjente të së ardhmes.

 

Pas partneritetit me biznesin e zgjidhjeve të klimës Samsung, partneriteti ndërmjet Samsung dhe Etopia do të zgjerohet më tej në biznese të tjera brenda kompanisë. Kjo lejon për integrim të mëtejshëm të pajisjeve inteligjente Samsung, të tilla si pajisjet elektroshtëpiake, pajisjet e kuzhinës dhe IoT e shtëpisë.

 

Për informacion të mëtejshëm mbi partneritetin ndërmjet SEACE dhe Etopia, ju lutemi kontaktoni departamentin tonë të marketingut përmes seacemarketing@samsung.com

An installed EHS unit in front of a home.
etopia logo etopia logo